-
VIDEO
Tritol vilës së një ndërtuesi në Sarandë, vetëm dëme materiale! 54-vjeçari ishte kallëzuar për ndërtim pa leje
Një shpërthim me tritol është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Lefter Lefteri i njohur ndryshe Afez Kulla.
-
VIDEO
Heroinë e ndarë në doza gati për t’u shitur, arrestohen dy të rinjtë që merreshin me shpërndarjen e drogave të forta në Shkodër
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur në flagrancë teksa shpërndanin heroinë me automjetin me të cilin lëviznin. Në pranga kanë rënë E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.
-
VIDEO
Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: ‘Gener 2’ ndërton pa leje! Do të bojkotojmë zgjedhjet vendore
Banorët e Bërxullës, të cilët preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar protestuan sërish këtë të diel, në mbrojtje të pronës së tyre. Ata paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore pasi mungon reagimi institucional, por edhe nga kompania Gener 2 që po kryen punimet.
-
VIDEO
Sherr me thika në Vlorë, dërgohen në spital babë e bir, djali në gjendje të rëndë (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 Maji në Vlorë, ku pas një sherri me thika mes disa personave janë plagosur babë e bir.
-
VIDEO
Report Tv në rrugën e re që të çon drejt aeroportit, ‘çliron’ Rinasin nga trafiku
Lëvizja drejt aeroportit të Rinasit do të bëhet edhe nëpërmjet një rruge të re alternative e cila tashmë është hapur. Aksi i ri i që nis nga kthesa e Kasharit dhe përfundon në hyrje të aeroportit ka çliruar rrugën e Rinasit nga ngarkesa që krijohej në nyjen tek busti i ‘Nënë Terezës’.
-
VIDEO
Samiti i 6 dhjetorit, Drejtori i Policisë Rrugore: Nga nesër ndalohet kalimi në zonën rreth 'Air Albania'! Lejohet lëvizja e banorëve rezidentë! Rrugët që do bllokohen
Prej ditës së nesërme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato i ftuar në Report Tv ka sqaruar qytetarët mbi bllokimin e rrugëve dhe mënyrën se si do të bëhet lëvizja.
-
VIDEO
70 kg eksploziv, IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar ‘Prestige Resort’ në Kavajë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar, ‘Prestige Resort’ në Kavajë në pronësi të Irfan Hysenbelliut.
-
VIDEO
Jetë mes maleve në Klos të Dibrës
Veri Jug ka kaluar mespërmes tyneleve në Rrugën e Arbërit dhe është ndalur mes maleve në zonën e Klosit. Personazh i reportazhit është malësori Bajram Luga, një blegtor që mban një tufë prej 20 dhish në një stan të vogël pranë shtëpisë. Ai thotë se shtatë fëmijët i ka në emigrim dhe se jeta në fshatin e tij është e vështirë. Ndiqni reportazhin “Jetë mes maleve në Klos të Dibrës”, realizuar nga moderatori i emisioneve "Veri Jug", gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Jozefina Topalli për Primaret: Jam e surprizuar, në 3 dekada nuk kam parë kaq shumë njerëz
Jozefina Topalli thotë se është e surprizuar nga pjesëmarrja e lartë ne Primare. Teksa tregon për emocionet e saj në këtë garë që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ajo nënvizon që ka edhe probleme, të cilat vinjë si pasojë e hapjes me vonesë e listës së simpatizantëve.
“Nuk e kisha marre me mend që mund të ishte një pjesëmarrje kaq e lartë në një ditë me shi. Në Shqipëri nuk e kam parë kurrë një pjesëmarrje kaq të madhe në 3 dekada politikë dhe nuk e di nëse ka vende të tjera të tilla me kaq shumë pjesëmarrje, përvec në SHBA. Po ndodh për herë të parë që aplikohet një metodë e tillë, e cila është aplikuar vetëm në vende demokratike të zhvilluara që ne nuk e kemi, por duket se qytetarët e kanë përkrahur këtë gjë dhe është e paimagjinueshme", thotw Jozefina Topalli
-
VIDEO
Pse Kraja nuk po heton Sali Berishën? Rama: Mos e lidhni me mua çështjen e ‘Non Gratës’ dhe Metën! S’mund të mohohet puna e SPAK
Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një koment për punën e bërë nga ana e SPAK sa takon hetimeve lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Meta. Sipas Ramës, fakti që SPAK nuk ka nisur ende një hetim për ‘Non Gratën’, nuk është punë e tij dhe se kjo nuk duhet të shërbejë si motiv për të sulmuar punën e SPAK.
“E kuptoj fustrimin, jam pjesë e të fustruarve për punën e SPAK, por kurrsesi nuk mund të shkohet as te mohimi i punës së SPAK dhe as te hedhja e baltës apo insinuatave mbi drejtuesve apo prokurorëve se këto nuk janë gjëra që bëhen me sustë, do isha mirënjohës nëse çështjet e lidhura për Metës dhe Berishës të mos më vihen mua para si çështje që kanë të bëjmë me mua”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama zbulon pse nuk reagoi për Xhakën dhe Shaqirin në përballjen me Serbinë
Të gjithëve u ka bërë përshtypje përse kryeministri Edi Rama nuk reagoi për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë, kur protagonistë kanë qenë 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë, nëse do i ndaja ato 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, ca do bëja, do i përdorja ato figura për politik dhe në një mënyrë aspak dinjitoze sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Nuk ka vendim për vendosjen e fashës 800 kWh në dhjetor
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani nuk ka vendim për vendosjen e fashës 800 kWh në muajin dhjetor.
“Nuk ka vendim për vendosjen e fashës në muajin dhjetor. Megjithatë, përfundimtaren do e japë ministria.