-
VIDEO
Të rinjtë ikën, lanë pleqërinë vetëm! Fshati ‘Shën Pjetër’ në Fier përgjysmon popullsinë në 5 vite, mbyllet shkolla
Fshati Shën Pjetër në Fier deri para 5 vitesh numëronte 1800 banorë, tani nuk kanë mbetur as gjysma. Rinia ka emigruar, ndërsa në fshatin fushor pranë bregdetit gjen vetëm të moshuar. Shkak është gjendja e vështirë ekonomike. Shkolla eshtë mbyllur, ka mbetur një kopsht i rrënuar, edhe ai drejt mbylljes pasi në fshat s’ka më dasma e as lindje.
-
VIDEO
Rama në samitin e Berlinit: Patën nënshkrime të rëndësishme, por Kosova po lihet mënjanë! Pres me padurim që të lëvizin të lirë
Nënshkrimi i tri marrëveshjeve është një hap pozitiv dhe tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera të Shqipërisë me Gjermaninë dhe të Bashkimit Evropian. Por krahas kësaj panorame, kryeministri Edi Ramën ktheu vëmendjen nga Kosova
-
VIDEO
Batuta e Ramës në Procesin e Berlinit: Kur nënshkruam marrëveshjet ishim 4 shqiptarë e dy gjermanë kurse sot kemi diçka ndryshe
Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira të vendit tonë me Gjermaninë. Rama u shpreh përmes një batute se pavarësisht se marrëveshja u nis me 4 shqiptarë e dy gjermanë, sot po u nënshkruan nga dy gjermanë e një shqiptar dhe kjo sipas Ramës është tregues i marrëdhënieve të shëndosha me BE dhe Gjermaninë.
-
VIDEO
Kufoma e zhvarrosur në Librazhd dyshohet se i përket 'Renit të Elbasanit', nëna: S'kam lënë vend pa e kërkuar! Nuk kam varr ku ta qaj! Më kanë fshehur krimin e djalit
Nëna e Renato Hamzës, i njohur si ‘Reni i Elbasanit’ ka thënë se ka shpresa se ADN-ja dhe ekspertiza do të provojnë se kufoma e zhvarrosur në Librazhd të jetë e të birit. Pas arrestimit të Deniz Xhijës, i njohur me nofkën ‘Gucci’ shqiptar që u kap në Kolumbi, nëna rrëfen e dëshpëruar se ka ngulmuar akoma më shumë që të zbardhej çështja.
-
VIDEO
Kancelari Scholz: Lëvizja e lirë për qëllime punësimi, koncept i mirë për të gjithë
Kancelari gjerman Olaf Scholz, në procesin e Berlinit, foli edhe në lidhje me emigrimin e të rinjve. Scholz u shpreh se lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë unionin.
‘Është shumë e lehtë për të rinj dhe shumë të tjerët që të marrin vendimin të punojnë në një vend tjetër. Jam i sigurt që lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë ne. Keni të drejtë që të thoni se rrjedhja e trurit, është problem. Por keni parë që gjatë jetës së tyre ato kthehen dhe do të shikoni se ato do të kontribuojnë me ato që kanë arritur.’- tha Scholz.
-
VIDEO
Rama sulmon retorikën e Britanisë për shqiptarët si kriminelë: Tingëllon si një britmë në një çmendinë
Kryeministri Edi Rama nga Gjermania ka reaguar sërish për retorikën e britanikëve për emigrantët shqiptarë atje. Kreu i qeverisë mori si shembull Gjermaninë, ku tha se nuk ka dëgjuar asnjë politikan gjerman që të flasë me atë gjuhë për shqiptarët, apo që t’i cilësojë si kriminelë.
‘Gjermania disa vite më parë pati një problem të ngjashëm për krizën e emigrantëve. Nuk dëgjova asnjë politikan gjerman që të flasin për pushtim. Nuk dëgjova asnjë politika gjerman që të flasë dhe të thotë që shqiptarët janë kriminelë por pash një qeveri majat të interesuar për ta trajtuar çështjen me interes dhe dinjitet, duke e radhitur Shqipërinë në vende me origjinë të sigurt. Duke i dhënë fund praktikisht asaj atij momenti në mënyrën më dinjitozë. Në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish dhe gangsterësh, përfaqësuesit britanik duhet të vijnë në Britani dhe të ndreqin problemet e veta. Ne nuk jemi në Shqipëri që të ndreqim problemet që kanë në Britani. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm. Ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë dhe të bëjmë çdo gjë të mundur nga ana jonë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj retorike. Nuk janë miliona janë 140 mijë shqiptarë. Të shënjëstrosh një komunitet e të flasësh për një komunitet e për kriminale, nuk tingëllon si britanike, por si një britmë në një çmendinë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se mund të jetë ‘Reni i Elbasanit’ i zhdukur në 2014-ën
Autoritetet mund të jenë drejt zbulimit të fatit të Renato Hamzës, i njohur ndryshe si ‘Reni i Elbasanit’ si këngëtar i famshëm tallavaje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit, që mbetet ende e paidentifikuar.
-
VIDEO
Përfundon afati, kush janë 3 kandidatët për kreun e ri të SPAK
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre emrave, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në mesnatë u mbyll afati për përshfaqjen e kandidaturave, teksa emra që përfliteshin si kandidatë të mundshëm nuk u bën pjesë e garës
-
VIDEO
Iu sekuestruan arsenal armësh dhe municione luftarake në banesën e tyre në Shkodër, Gjykata lë në burg babanë dhe të birin: I gjeta rastësisht një natë
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të ndaluarit e operacionit Qarku në Shkodër. Bëhet fjalë për Petrit Kubazin dhe djalin e tij Gledis Kubazin
-
VIDEO
Përpunonte mishin në një magazinë duke mos respektuar kushtet higjieno-sanitare, arrestohet 52-vjeçari! Sekuestrohen rreth 450 kg mish pule.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi përpunonte mish në një magazinë duke mos respektuar kushtet higjieno-sanitare
-
VIDEO
Aksident i katërfishtë në Vlorë! Vetëm dëme materiale
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën Transballkanike në Vlorë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fier! Mjeti përplas për vdekje 70-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja! I moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Fier në vendin e quajtur Ferras, ku një mjet ka përplasur për vdekje një 70-vjeçar. Pasi e aksidentoi për vdekje, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.