-
VIDEO
Shkrumbohet një kamionçine në hyrje të bypass-it të Fierit! Mjeti mori flakë në ecje, shpëton për mrekulli drejtuesi
Në hyrje të Bypass-it të Fierit një mjet kamionçinë ka marrë flakë në ecje.
-
VIDEO
Rama nxjerr nga takimi në Tropojë qytetarin: Përcilleni tani! E mbarove detyrën e ‘Foltores’
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë nga takimi një qytetar. Rama fliste për paratë ruse në PD, e ndërsa qytetari fliste nga vendi, Për pasojë ai e nxori jashtë.
“Merreni përcilleni tani, e mbarove detyrën, mbajeni se po e lëshuar nuk ecën vetë”, tha Rama.
-
VIDEO
Është i shpallur ‘Non Grata’, Berisha i del në mbrojtje Britanisë, sulmon kryeministrin: Rama bëri deklarata të papërgjegjshme
Edhe pse i shpallur ‘Non Grata’, ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here është munduar të mbrojë Britaninë e Madhe kundrejt debatit për fluksin e emigrantëve. Berisha madje falënderoi mbretin Charles III për ndërhyrjet e tij.
Edhe pse në vetvete, deklaratat e Britanisë së Madhe kryeministri Rama i cilësoi si të tepruara, Berisha gjithsesi i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e Ramës.
“Gjatë këtij viti ky fluks ka rritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në vitin 2021. Padyshim kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e pashmangshme., Duke mos u pajtuar nga asnjë etiketim ndaj refugjatëve , PD gjen rastin të falënderojë mbretin Charls lll për ndërhyrjen e tij. PD denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Ramës. PD gjithashtu fton qeverinë parlamenti forcat politik MB të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria aktuale e Edi Ramës sepse kjo mund t’i ndihmojë të kuptojë më mirë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.- tha Berisha
-
VIDEO
Zjarri ‘shkrumbon’ zonën e ‘Gurit të Capit’ në Korçë, flakët aktive që prej mbrëmjes së djeshme
KORÇË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e njohur si “Guri i Capit” në Korçë. Mësohet se flakët kanë qenë aktive që prej mbrëmjes së djeshme.
-
VIDEO
‘Më dhemb krahu e zemra’ vdes në aksident 46-vjeçari në Lushnjë! Pëson infarkt në timon
Një 46-vjeçar ndërroi jetë tragjikisht në një aksident rrugor, por shkak dyshohet të jetë bërë infarkti. Edi Llupo po pinte kafe në një lokal kur sipas një dëshmitari ka ndjerë probleme me zemrën.
-
VIDEO
33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, në kërkim presidenti i ‘BanaKing’! Pranga administratorit dhe 2 punonjësve të skanerit
Pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit. Policia: Të arrestuarit organizuan trafikun e drogës nga Ekuadori.
-
VIDEO
Sekuestrohen 4 mijë m2 tokë te Uji i Ftohtë në Vlorë me vlerë 1.2 mln €, u përvetësua me dokumente false
Një tokë prej 4 mijë m2 te Uji i Ftohtë në Vlorë, që kapte vlerën e 1.2 mln € është sekuestruar nga Prokuroria pasi është vërtetuar se ajo është përvetësuar në kundërshtim me ligjin. Report Tv mëson se kjo tokë ishte marrë me anë të dokumenteve të falsifikuara nga Adhurim Demiri.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Jorida Tabaku paraqitet në SPAK
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku paraqitet në SPAK për aferën e inceneratorëve.
-
VIDEO
Rama merr surprizën e veçantë nga artizanët e Tropojës: Më pëlqen shumë
Nga Tropoja, kryeministri Rama ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga banorët e Tropojës.
Teksa ishte duke u interesuar për turizmin me fermerët e Tropojës, ai mori dhe një dhuratë në shenjë respekti.
Rama: Keni pasur shumë turistë këtë vit?
Artizania: Po kanë pasur, kanë interes për produktet tona... Kjo është një dhuratë për ty kryeministër!
-
VIDEO
Kryeministri shkon në Tropojë: Bashkëbisedim me njerëzit e tokës
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Tropojë. Kreu i qeverisë po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët.
-
VIDEO
Rama: Opozita harmoni me Kremlinin, neveri se kërcënon me protesta! SPAK 'i shkon shtat' të hetojë Berishën! Sulmi nga Irani prej MEK? SHBA na e ka borxh
I ftuari i parë në ‘Real Story’ në Report Tv, ka qenë kryeministri Edi Rama. Përballë gazetarit Sokol Balla, Rama tha se opozita Berisha-Meta është në harmoni me Kremlinin, teksa theksoi se ndjen neveri ndaj kërcënimeve të tyre me protesta! Rama vijoi duke me kritikat për SPAK duke thënë se 'i shkon shtat' të hetojë Berishën. Sulmi nga Irani prej MEK? Për këtë kryeministri tha se SHBA i ka një borxh Shqipërisë.
-
VIDEO
Çoi këshilltarin e tij në krye të SHISH? Rama: E pavërtetë! Shërbimi Informativ, i prapambetur për sistemet dixhitale
Kryeministri Edi Rama mohoi se ka çuar këshilltarin e tij në krye të SHISH. Në ‘Real Story’ u shpreh se qeveria ka punuar shumë për shërbimet online që t’i shërbejnë qytetarëve ndërsa për Shërbimin Informativ, tha se janë të prapambetur për sistemet dixhitale.
“Në Shërbimin Informativ ne si qeveri nuk kemi patur asnjëherë interferencë, operon në mënyrë autonome, të gjitha janë sisteme të tyre. Kemi ende shumë për të bërë. Flas për sistemet dixhitale. Shërbimi ynë ka marrë vlerësime nga partnerët ndërkombëtar, për pjesën tjetër është e prapambetur. Jo nuk kam cuar asnjë këshilltar”, tha Rama.