-
VIDEO
A do jesh në zyrë më 12 nëntor?! Rama përgjigjet në Report Tv: Po shkruajmë këngën e re të ‘Oso Kukës’ këtu?! E papranueshme kjo gjuhë
Në bisedën me gazetarin Sokol Balla në Report Tv Rama u pyet edhe për protestën e opozitës të paralajmëruar më 12 nëntor dhe deklaratat nga Paloka dhe të tjerë se atë ditë do të futen në kryeministri.
“Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënimesh në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euro atlantike të cilës i përkasin. Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, i komentoi Rama deklaratat e opozitës.
Ndërsa i pyetur nëse do të jetë në zyrë atë ditë, Rama u përgjigj se “nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që ‘a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit’. Kjo gjuhë është e papranueshme”.
-
VIDEO
I dënuar në Itali me 25 vite burg, arrestohet 'Ufo' në Tiranë, u arratis 2 herë nga burgu
Arrestohet Ilir Paja në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane. Ndalimi i tij është bërë pak momente më parë në zonën e Laprakës, me qëllim ekstradimin e tij ne Itali ku është i dënuar me 25 vite burg.
-
VIDEO
Opozita e Berishës dhe Metës/ Rama: S’janë kundërshtarët e mi, por të shqiptarëve! Po ndjekin interesat e Kremlinit
Opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo si kundërshtarët të tij, por të interesave të shqiptarëve. I ftuar në ‘Real Story’, kreu i qeverisë tha se kjo opozitë po bën në Shqipëri gjithçka që Kremlini dëshiron.
“Nuk janë kundërshtarët e mi, por kundër interesave të shqiptarëve, edhe faktet e kanë treguar lidhja e tyre me paratë ruse nuk është një hipotezë, por është një fakt dhe është një lidhje që nuk është shkëputur, qasja, mënyra dhe argumentet dhe përpjekja për të turbulluar me gjithçka Kremlini dëshiron të ndodh në Shqipëri dhe ka një harmoni se si përgatiten gjërat me forca të ngjashme në vendet e tjera, shqiptarëve që janë shqiptar nuk u takon të kenë asnjë ligje me Kremlinin, por këta e kanë”, tha Rama.
-
VIDEO
Report Tv pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë që dyshohet se i përket Renato Hamzës, ekspertiza pritet të zbulojë fatin e të riut
Më datë 25 prill 2015, pak muaj pas zhdukjes së këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, e cila i përket një personi ende të paidentifikuar.
-
VIDEO
Nis ‘Real Story’ në Report Tv, i ftuar Kryeministri Rama! Përballë Sokol Ballës dhe analistëve
TIRANË- Mbrëmjen e sotme ka nisur në ekranin e Report Tv emisioni më i ri, ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla. I ftuari i parë do të jetë kryeministri Edi Rama i cili do të zhvillojë një intervistë ballë për ballë dhe më pas kreu i qeverisë do të jetë përballë analistëve. “Përplasja” me zyrtarët britanik për emigrantët, kriza energjetike, situata ekonomike, Shqipëria dhe Samitet Europiane, “përplasja” me opozitën Meta-Berisha dhe rruga drejt zgjedhjeve vendore, do të jenë fokusi i intervistës.
-
VIDEO
Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, sot e nesër mblidhen ministrat e Brendshëm dhe ato të Drejtësisë! Të pranishëm komisionerët Johansson e Reynders
Sot dhe nesër në Tiranë do të zhvillohet ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për çështje që lidhen me sigurinë dhe luftën kundër korruprionit si dhe migracioni.
-
VIDEO
Kokaina në Portin e Durrësit, shoqërohen 8 persona, droga e ndarë në 31 pako në 2 arka bananesh të ‘BanaKing’
Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga droga e gjetur në Portin e Durrësit. Mësohet se janë shoqëruar 8 persona.
"Sekuestrohen 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.Shoqërohen në DVP Durrës, 8 persona.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.
Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënd të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Operacioni vijon", thuhet në njoftim.
-
VIDEO
Dhuna e infermiereve ndaj të moshuarës në Pejë, në rrjete sociale s'munguan reagimet! Në sheshin ‘Skënderbej’ nuk ka sensibilizim, as 10 persona në protestë
Në rrjete sociale nuk munguan komentet dhe kritikat për sjelljen çnjerëzore të infermiereve në azilin e pleqve në Pejë, por në protestën në Tiranë nuk kishte sensibilizim.
-
VIDEO
Sërish drogë në kamionët e 'BanaKing'! Kapen 31 kg kokainë në Portin e Durrësit, dyshohet se vinte nga Ekuadori
Një sasi prej rreth 31 kg kokainë është gjetur mesditën e kësaj të enjteje në Portin e Durrësit. Report Tv mëson se droga është gjetur në kontejnerët me banane të firmës ‘BanaKing’, rast ky i përsëritur pasi nuk është hera e parë që i është gjetur kokainë në kamionët e saj.
-
VIDEO
Dështim i negociatave? Spaho në Report Tv: Ka ende shpresë! Edhe në grupin parlamentar do të marrim shumicën
Kur kanë mbetur rreth 7 muaj nga zgjedhjet vendore, demokratët kanë shpresa se deri atëherë mund të arrihet një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se ka shpresa për një vendim racional.
-
VIDEO
Vlorë/ Pamje të aksidentit të katërfishtë! Duke lëvizur me shpejtësi, furgoni përplas 3 mjetet e parkuara
Këto janë pamjet e aksidentit te ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës në rrugën Transballkanike në Vlorë. Sikurse mund të shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti furgon, i cili është duke lëvizur me shpejtësi, është përplasur me 3 mjete të tjera të cilat janë të parkuar në anë të rrugës.
-
VIDEO
Elbasan/ Virozat mbushin Pediatrinë, 100 vizita në ditë! Mjekja: Shkaktojnë bronkopneumoni te fëmijët
Të shumtë janë fëmijët në Elbasan, kryesisht të moshës 1 deri në 5 vjeç që paraqiten tek mjeku për shkak të virozave që shkaktojnë edhe ftohje të rëndë. Mjekët thonë se përpos vizitave, është rritur dhe numri i shtrimeve në spital.