-
VIDEO
Kukës, shtrenjtohet fatura e ujit për familjarët e bizneset! Qytetarët: Vuajmë nga papunësia, rritja e çmimeve është masive
Nga ky muaj banorët e Kukësit do ta paguajnë më shtrenjtë faturën e ujit të pijshëm. Rritja erdhi si pasojë e borxheve të Ujësjellësit, ndërsa banorët e këtij qyteti, më i varfëri në vend, thanë se çmimi i ujit do ta vështirësojë dhe më shumë jetesën.
-
VIDEO
Aksident në Tiranë! Përplasen dy makina, njëra përfundon mbi trafik-ndarëse
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Unazën e Madhe në kryeqytet, në mbikalimin e Saukut ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
-
VIDEO
Atentati ndaj Briken Sanajt, merren ne pyetje anëtarët e familjes Kola! Hakmarrja pistë kryesore, po bëhen verifikime në Itali
Për vrasjen e Briken Sanaj akoma nuk ka një të dyshuar, por hetuesit janë përqendruar të ekzaminimi i disa sendeve të gjetura në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër në pyetje janë marrë edhe familjarë të Kolajve, të cilët prej shumë vitesh janë në konflikt me familjen Sanaj.
-
VIDEO
Tiranë/ U kapën duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 trafikantët
3 persona në Tiranë janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 21 emigrantë kundrejt parave me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
-
VIDEO
Zjarr në një banesë në Fier, shtëpia bëhet shkrumb! Digjet dhe një makinë e parkuar
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë banesën e bërë shkrumb ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Nga zjarri është djegur edhe një makinë e parkuar.
-
VIDEO
Presidenca kërkon 490 milionë lekë shtesë nga qeveria për buxhetin e vitit 2023: 14 vite pa rikonstruktuar godinën! Ministria e Financave: Detajoni kërkesat
Një tjetër institucion ka kërkuar fonde shtesë në buxhetin e vitit 2023. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e vitit 2023, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali ka kërkuar rikonstruktimin e godinës së institucionit që përfaqëson. Gjithashtu, presidenca kërkoi rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona dhe gjithashtu një fond për rritjen e shpenzimeve të lidhura me veprimtarinë e presidentit.
-
VIDEO
Demokratët shkojnë të përçarë në ‘Vendore’, Dash Shehi: Ne s’bashkohemi me asnjë se nuk jemi dele! Çupi: Të gjithë me 1 kandidat të rrëzojmë Ramën
Demokratët do të shkojnë të përçarë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 2023, pas dështimit të negociatave mes Gazment Bardhit nga grupi i Alibeajt dhe Edi Palokës nga grupi i Sali Berishës.
-
VIDEO
Deputeti i PS-së thumbon Metën: Ne fëmijët i çojmë në kopshtin e lagjes, ai i dosjeve i dërgon në Angli
Deputeti socialist i Tiranës, Xhemal Qefalia ka thumbuar sot kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën teksa pjesë në inagurimin e shkollës së re në Qesarakë, e cila mban emrin e Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi.
“Të nderuar prindër, juve që do sillni fëmijët duke filluar nga sot te kjo shkollë. Ne jemi të asaj pjesë që fëmijët tanë i bëjmë, i rrisim, i çojmë te kjo çerdhja këtu afër, te ky kopshti këtu. Nuk i bëjmë siç i bën ai i dosjeve. Ai që thotë unë i çoi në Angli dhe do t’i kthejë këtu’, tha Qefalia.
Më tej, deputeti ka falenderuar Ramën edhe për gjimnazin e ndërtuar në këtë zonë. “Ne e kemi tashmë shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”, një shkollë shumë cilësore dhe me shumë nivel”, tha Xhemal Qefalia.
-
VIDEO
Përurohet shkolla me emrin e heroit 'Klodian Tanushi’ në Qesarakë! Rama: Sakrifikoi jetën për atdheun, shembull frymëzimi për të rinjtë
Një prej shkollave të reja që është hapur këtë vit në Tiranë, i është vendosur emri i ‘Klodian Tanushi’, në nder të ‘Dëshmorit të Atdheut’, majorit që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni. Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në përurimin e shkollës në Qesarakë, me kushte dhe hapësira moderne.
-
VIDEO
‘Esencë’ nga Anila Çela, nga sot tri pasdite çdo javë në ekranin e Report Tv! Histori të kujtesës shqiptare, dëshmi emocionuese të së shkuarës dhe së tashmes
Duke nisur nga dita e sotme, 2 nëntor, një emisioni i ri i bashkohet programacionit të ReportTv këtë sezon nën titullin “Esencë” i moderuar nga Anila Çela. Për tri pasdite në javë do të sjellë histori të kujtesës shqiptare, dëshmi emocionuese të së shkuarës dhe të së tashmes nga personazhe të njohur dhe jo vetëm.
-
VIDEO
Primaret e Rithemelimit për bashkinë e kryeqytetit, pas Këlliçit e Bogdanit në garë futet edhe mjeku Ilir Alimehmeti: Tirana është sëmurë, ta shërojmë
Mjeku Ilir Alimehmeti shpalli sot zyrtarisht kandidaturën për t’u futur në garë në primaret e Rithemelimit. Alimehmeti do të jetë në këtë garë përballë deputetit Belind Këlliçi dhe ish-deputetit Gerti Bogdani.
-
VIDEO
Zjarr në dy fshatra të Tropojës, rrezikohen banesat, banorët tentojnë ta shuajnë me lopata e çanta! Nënprefekti për Report Tv: Po e përballojmë, s'kërkuam mjete
Prej dy ditësh, në dy fshatra në rrethin e Tropojës, ka rënë zjarr që ka prekur rreth 30 hektarë tokë. Në betejën me flakët për të mbrojtur banesat e tokat e tyre banorët e zonës janë munduar të ndërhyjnë në shuarjen e flakëve, por pa rezultat