-
VIDEO
I shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës në 2017, flet babai i Laert Haxhiut: Djali im ndodhet në arrati, se këtu s’ka drejtësi
Babai i Laert Haxhiu, shpallurin në kërkim për masakrën e Lushnjës në 2017 ku u vranë ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa shënjestrës i shpëtoi, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Leshnjes në vitet '90.
-
VIDEO
Alimehmeti shpall kandidaturën: Tirana jonë e sëmurë, ta shërojmë të gjithë bashkë
Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për në ‘Primaret’ e Rithemelimit për të garuar për kryebashkiak të Tiranës.
Alimehmeti, me gjuhën e një mjeku, ka thënë se “Tirana është e sëmurë dhe ta gjithë bashkë duhet ta shërojmë”.
“Unë jam Dr. Ilir Alimehmeti, mjek dhe pedagog, lindur në Tiranë në vitin 1979, nga dy prindër mjekë me eksperiencë përkatësisht mbi 40 dhe 50-vjeçare. Përveç kulturës së punës dhe shërbimit ndaj personave në nevojë, ndërgjegja qytetare e të cilëve u shpalos edhe në angazhimet politike në Partinë Demokratike, ku, ndër të tjera, kanë shërbyer më parë si deputetë, kandidatë për deputet dhe këshilltarë në këshillin bashkiak të Tiranës. Lindur e rritur në këtë frymë, u mbrujta me besimin te vlerat, dija, vërtetësia dhe shërbimi, të cilat arrihen vetëm përmes edukimit, arsimit, punës, mundit dhe djersës. Me eksperiencën time rreth 15-vjeçare si mjek dhe pas formimit si epidemiolog klinik në Europë Perëndimore, vendosa të rikthehem në Tiranë në vitin 2014 për t’i vënë frytet e punës, mundit dhe djersës në shërbim të komunitetit tim, në edukimin dhe shërimin e tij, si profesionist i shëndetësisë dhe si pedagog.
Gjatë viteve në vijim gëzova mbështetjen dhe vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe studentëve të mi, por bashkë u njohëm më gjerë për shkak të krizës së shëndetit publik që goditi botën gjatë tri viteve të kaluara. Ajo prani mediatike dhe ai adresim i publikut nuk erdhi si rrjedhojë e babëzisë për përfitime ekonomike dhe as e etjes për lavdi personale, por erdhi si rrjedhojë e përgjegjësisë qytetare për të vendosur dijet, vlerat dhe vërtetësinë në shërbim të komunitetit tonë të sëmurë e në nevojë.
Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.
Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës.
-
VIDEO
Buxheti i vitit 2023, KLP në komisionin e Ligjeve: Na duhet fond më i lartë, nuk mbulojmë dot shpenzimet e ujit dhe dritave
Numër më i madh stafi në Teknologjinë e Informacionit, riformësim të strukturës dhe buxhet më të lartë. Këto kanë qenë disa nga kërkesat e bëra nga kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë dëgjesës në Komisionin e Ligjeve.
-
VIDEO
Korçë/ Zjarr në magazinën e ushqimit të bagëtive! Tentoi të shuante flakët, plagoset pronari
KORÇË- Një magazinë në fshatin Kamenicë ku ruhej baza ushqimore e bagëtive në pronësi të Arben Dalipit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orë 21:00. Duke u përpjekur që të shuante flakët, pronari ka pësuar djegie trupore.
-
VIDEO
U konfiskua dje me vendim gjykate, policia kontrolle 2 ditë më parë në lokalin në bodrumin e Hotel ‘Colombo’, dyshohej për prostitucion
DURRËS- Në bodrumin e Hotel ‘Colombos’, nw tw cilin ishte një lokal nate janë kryer disa kontrolle 2 ditë më parë nga policia pasi dyshohej për prostitucion dhe drogë.
-
VIDEO
Pas Lushnjës, ‘tronditet’ Fushë Kruja, shpërthim tritoli në një banesë
Pas Lushnjës është tronditur edhe Fushë Kruja, ku një shpërthim është regjistruar në lagjen Zallë. Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer ne një banesë në Fushë Krujë ku sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
-
VIDEO
Shumë shpejt pritet që të hapë dyert, Rama publikon pamjet nga ambientet e rindërtuara të spitalit Infektiv
Shumë shpejt pritet që të hapë dyert spitali Infektiv pranë QSUT, ambientet e të cilit u rikonstruktuarn në hapësirën e brendshme dhe të jashtme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e rehabilitimit dhe zgjerimit të Spitalit Infektiv
-
VIDEO
Lushnjë, shpërthim tritoli në një banesë në Lagjen 18 Tetori
Lushnjë, shpërthim tritoli në një banesë në Lagjen 18 Tetori
-
VIDEO
I riu plagos 47-vjeçarin në Tiranë, e shqetësoi zhurma që po bënin kur po luanin domino
Një konflikt mes 2 personave ka përfunduar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’, ku i plagosur ka mbetur Adrian Ismailaj 47 vjeç.
-
VIDEO
Ura e ndërtuar nga ushtria në Delvinë shembet 3 herë! 500 banorë të fshatit Vanë të izoluar: Bëjnë eksperimente që të marrin jetë njerëzish! Ta bëjnë tamam
Një urë në Delvinë e ndërtuar nga ushtria u shemb për here të tretë, duke lënë në izolim banorët e fshatit Vanë. Shkak dyshohet se janë punimet pa cilësi, ndërsa bashkia s’ka fonde për ta riparuar, ndaj pret sërish ndihmën e emergjencave civile.
-
VIDEO
Tjetër aksident në Vlorë! Furgoni përplas këmbësoren
Një tjetër aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku një furgon ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë ka mbetur e lënduar.
-
VIDEO
Të ardhura nga krimi, konfiskohet hotel ‘Colombo’ në Durrës, me vlerë 1 mln euro! Objekti në pronësi të Pali Tudës, i akuzuar për trafik droge e prostitucion
Gjykata ka vendosur konfiskimin e hotelit ‘Colombo’ në Durrës, në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës. Ka dyshime se kjo pasuri është vëna nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vënë nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit