• VIDEO

    Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, Von der Leyen: Kur të përfundojë do vizitojë për herë të parë bregdetin tuaj! Rama: Më shumë zgjatën procedurat se ndërtimi

    Presidentja e KE Ursula von der Leyen ka inspektuar nga afër punimet për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, e cila ka vlerësuar projektin e teksa pati edhe një premtim se do të ndalet në bregdetin shqiptar për herë të parë, atëherë kur gjithçka të përfundojë.

  • VIDEO

    Ikja e të rinjve, Muzhaqi: Fenomen që ndodh në të gjithë botën, nuk duhet të shihet me konotacion negativ

    Më qëllim frenimin e largimit të rinjve dhe të rejave nga vendi, qeveria ka hartuar një strategji kombëtare për Rininë. Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, foli në lidhje me këtë strategji, ndërsa nënvizoi se ndër të tjera ky inovacion rinor ka si qëllim afrimin e tyre drejt tregut të punës

  • VIDEO

    Taksa e fitimeve të luksit do aplikohet në Shqipëri, Presidentja e KE: U vendos edhe në BE, prodhuesit kanë fitime madhore

    Nga Tirana, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli edhe për taksën e fitimeve të luksit që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj kompanive të mëdha të energjisë, të cilat në kohë krize, po arrijnë fitime marramendëse.

    Presidentja e KE, theksoi se BE ka vendosur që të marrë një pjesë të këtyre fitimeve të kompanive për të ndihmuar familjet më në nevojë, duke mbështetur kështu edhe aplikimin e kësaj takse në Shqipëri.

    “Edhe Komisioni Europian e ka bërë të mundur që në shtetet anëtare të merren pikërisht këto fitime kaq të larta të këtyre kompanive, pasi kanë të ardhura super madhore që as nuk i kanë imagjinuar. Ne kemi marrë një pjesë të këtyre fitimeve për t’ja dhënë vendeve anëtare për të mbështetur familjet në nevojë”, tha Presidentja e KE.

    E njëjta masë, sqaroi kryeministri Edi Rama do të aplikohet për tre prodhues të mëdhenj të Shqipërisë që nuk kanë bërë asgjë për ta shitur energjinë me shumëfish, por që po nxjerrin fitime marramendëse.

  • VIDEO

    Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen takon Begajn: Fokusi i bisedimeve, përkushtimi i Shqipërisë ndaj vlerave të BE-së

    Presidentja e KE-së është pritur sot në një takim edhe nga Presidenti Begaj. Kreu i shtetit thekson se përkushtimi i vendit tonë ndaj vlerave të BE ishin tematika kryesore e takimit të sotëm me Presidenten e KE-së.

     
  • VIDEO

    Ursula von der Leyen: Duartrokitje për rolin e Shqipërisë në OKB, shembullore mbrojtja ndaj vlerave të rendit ndërkombëtar

    Shqipëria ka luajtur një rol shembullor në mbrojtje të vlerave të rendit ndërkombëtar aktual. Kjo ishte deklarata e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    “Sa shumë ka ndodhur që nga vizita ime e fundit në Tiranë. Ju në korrik filluar negociatat me BE-në, që është suksesi juaj! Rezultat i shumë viteve pune të qytetarëve shqiptarë. Ju keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit evropian. Ju keni treguar përherë përkushtimin tuaj ndaj Bashkimit Evropian. Është shembullore të shohim mbrojtjen që Shqipëria i ka bërë rendit ndërkombëtar të bazuar në rregullat në Këshillin e Sigurimit. Dhe për këtë ju falënderoj. Shqipëria po ecën përpara në rrugën drejt BE-së. Raporti i fundit i zgjerimit ka treguar të gjithë përparimin që ju po bëni. Po konsolidoni shtetin e së drejtës. Ekonomia juaj është bërë e fortë sërish pas COVID”, tha ajo.

  • VIDEO

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Besoj në mikpritjen shqiptare, Rama: Shqipëria ka vetëm një rrezik, të bën të dashurohesh me të

    Kryeministri Edi Rama në një konferencë me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, folën mbi samitin BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet në 6 dhjetor në Tiranë. Në fjalën e saj Von der Leyen u shpreh se në samit do të flitet mes të tjerash edhe rreth luftës, krizës energjetike, situatës ekonomike dhe çështje të cilat do të jenë aktuale në kohën që do të mbahet samiti.

  • VIDEO

    Kriza energjetike, Von der Leyen: Kemi mbushur depot me 92%, na jep siguri se do ia dalim gjatë këtij dimri

    Presidentja e Komisonit të Europës Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Tiranë nënvizoi se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit. Duke u ndalur tek kriza energjetike, Von der Leyen u shpreh se BE ka diversifikuar në mënyrë të suksesshme burimet, ndërsa deri më tani ka mbushur 92% të depove.

    ‘Përgjigja ndaj krizës energjetike që është shtyra kryesore për inflacionin reagimi përgjigja duhet të jetë shumë më e gjerë sesa thjeshtë mbështetje buxhetore. Në fakt së pari është e rëndësishëm që ne jemi pjesë e një unioni politik. Gjatë 8 muajve të fundit që prej fillimit të kësaj lufte Rusia ka hequr 2/3 furnizimit me gaz për BE-së kjo ka sjellë efektin përkatës, por edhe energjia elektrike që merret nga gazi. Ajo që ne kemi bërë është se kemi diversifikuar në mënyrë të suksesshme me furnitorë si SHBA dhe Norvegji. Kemi mbushur depot tona mbi 92%. Këto janë në të gjithë BE-në, por të gjithë përfitojmë. Kjo na jep sigurinë se ne do t’ia dalim gjatë këtij dimri. Jemi shumë më të përgatitur tani se sa kemi qenë në fillim të luftës. Mund të shohim ndërhyrjet në treg. Ndikimi i çmimeve të larta të gazit tek energjia elektrike. Mbështetje financiare të drejtpërdrejtë, investime tek infrastruktura si edhe një qasje të strukturuar për të ulur çmimet.’- u shpreh Von der Leyen.

    •  
  • VIDEO

    Presidentja e KE: 80 mln euro Shqipërisë për krizën energjetike, 500 mln euro Ballkanit për investime në infrastrukturën e energjisë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se BE do t’i dhurojë Shqipërisë 80 mln euro si mbështetje për krizën energjetike dhe 500 mln euro për Ballkanin për modernizimin e sistemit energjetik.

    “Këto janë arritje në një kohë sfidash, këtu kam parasysh luftën në Ukrainë. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe ccdo Kartë të OKB-së. Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus por natyrisht që energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga çmimet stratosferike në Shqipëri. Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetike”, tha ajo.

    Von der Leyen përmendi projekte si modernizimi i Vaut të Dejës, hidrocentralit të Fierzës dhe rinovimin e eficienës së energjisë së godinave të Qytet Studentit.

    "Jeni në rrugën e duhur. Do jetë një takim tejet i rëndësishmë më 6 dhjetor dhe me shumë dëshirë po e pres këtë takim", tha ajo. 

  • VIDEO

    Rama: Më 6 dhjetor Tirana do të bëhet skena e ngjarjes politike europiane

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij bashkë me presidenten e Këshillit të Europës Ursula Von der Leyen, u shpreh se ka diskutuar me presidenten e KE-së në lidhje me situatën ekonomike të ndikuar nga lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek samitit që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor ku do të vijnë lider të Europës dhe Ballkanit Perëndimor. Rama u shpreh se kryeqyteti shqiptar do të bëhet skena e politikës europiane.

    ‘Në kushte e një lufte që bombat dhe plagët ka në Ukrainë por pasojat e të cilës ndjehen në të gjithë Europën përfshirë edhe neve në Shqipëri në çmimet stratosferike të tregut të energjisë dhe në inflacion, e informova presidenten për qasjen tonë për vendosmërinë tonë që të vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet për të mos e prekur çmimin e energjisë elektrike. Kemi folur pak por do të takohemi më vonë edh për nja ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë e para në histori, ku më 6 dhjetor në Tiranë do të kemi samitin e BE me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit. Tirana do bëhet skena e një ngjarje politike europiane të dorës së parë në fund të gjysmës së dytë të vitit. Janë ngjarje që askush nuk mund t’i imagjinonte. E falenderova pasi ka bërë avokatinë e Tiranës.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Rama me Von der Leyen: Falë jush kemi një mbështetje më të madhe nga KE! Në 2024 gati hekurudha Tiranë- Rinas-Durrës

    Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e vlerësoi atë për ndihmën e dhënë kundrejt Shqipërisë, teksa dha lajmin e hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë gati në pranverën e 2024.

    “Jemi të vetëdijshëm që falë jush personalisht kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe nga sa do e kishim pas tërmetit katastrofike të pak viteve më parë, jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tuajën personalisht, përsëri ne nuk jemi vetëm. Kështu që unë dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta”, tha Rama.

  • VIDEO

    Po ecte në korsinë e kundërt, aksident pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, ‘BMW-ja’ përplaset me trafik ndarësen! Plagoset drejtuesja e mjetit

    VLORË- Një aksident është regjistruar në Vlorë paraditen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit ku mjeti tip ‘BMW’ duke qenë në korsi të kundërt, nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përlasur me tabelat dhe trafik ndarësen.

  • VIDEO

    Me pranga në duar, del video nga momenti i arrestimit të Gentian Malindit në Vorë

    Policia e Shtetit ka publikuar videon nga arrestimi i Gentian Malindit në Vorë. Ai ishte i kërkuar për trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv