-
VIDEO
Kallëzohet në SPAK gjyqtari që i dorëzoi PD-në Berishës, Agron Zhukri! Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash! Ka dyshime për disa shtëpi në Vjenë
Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri kallëzohet në SPAK me pretendimin se po favorizon një palë në proces gjyqësor. Nga e shkuara si shofer tek pasuria e dyshimtë. Dyshime për disa shtëpi në Vjenë?
-
VIDEO
Vdes në aksident 20-vjeçari në Fushë-Krujë, niset drejt Traumës drejtuesi i mjetit po 20-vjeç
Një tjetër aksident me vdekje në vend. Një 20-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.
Një autoveture tip smart, e cila drejtohet nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit zezë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është nisur drejt Tiranës në gjendje shoku. Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në këtë rrugë.
-
VIDEO
VKM/ Muzhaqi: Nisim programin jashtë shkollor për 9-vjeçaret dhe gjimnazet, orë shtesë falas për arte, zeje, teknologji
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim, përmes së cilit do të nisë një program jashtëshkollor në 9-vjeçaret dhe gjimnazet e vendit për orë shtesë në arte, zeje, pikturë e teknologji. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se ky program do të nisë fillimisht në 200 shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin. Ky program do jetë falas dhe me dëshirë, ndërsa ministrja theksoi se u vjen në mbështetje të gjithë familjeve që nuk kanë pasur mundësi t’i dërgojnë fëmijët në kurse.
"Dy programe, i pari lidhet me programin jashtë orarit mësimor, për 9-vjeçaren dhe gjimnazet, zbulimin e talenteve të rinjve jashtë orarit të mësimit, sinopsat anë të ndryshe, arti zjetë, teknologjia. Çdo fëmijë në 200 shkollat pilot, do mund të marrin pjesë te ky program sa kush dëshirojnë dhe marrin leje nga prindërit, falas në ambient te shkolla”, tha Muzhaqi.
-
VIDEO
Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, qeveria vendos për fondet për 54 persona, do të merren me këste
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se një nga aktet e miratuara në mbledhjen e sotme është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.
“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektete e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja.
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë: Duam të bëjmë një amnisti për të dënuarit, jemi në fazë diskutimesh, ende nuk është vendosur
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se po bëjnë diskutime me drejtorin e Burgjeve për të bërë amnisti penale në fundvit, por ende nuk ka një vendim.
-
VIDEO
VKM/ Nënat e papuna që rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t'u njihen si vite pune, ministrja: Kusht që të kenë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje
“Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja egrave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para.
-
VIDEO
Alarm në Durrës, banorët e shqetësuar nga rrjedhja e gazit: Autoboti erdhi këtu dhe plasi! Po japin shenjë shfarosjeje
Banorët në Porto Romano shprehen të shqetësuar për rrjedhjen e gazit në cisterna dhe kërkojnë që të largohen prej zonës së tyre.
“Jemi të shqetësuar se nuk është hera e parë. Ja mori flakë kjo. Nuk ka shtet. Nëse ka shtet, të vërë dorë e të thotë që t’i zhvendosin pajisjet në një vend ku nuk ka popullsi. Nuk duam të mbyllet biznesi, por t’i heqin nga këtu e t’i cojnë në një vend tjetër se kemi fëmijë.
Dëgjuam zhurmë të madhe, erë. Nuk është hera e parë që po na japin shenjë për tu shfaros. Sot, një autobot i madh që mbushet me gaz erdhi këtu dhe plasi. Të gjithë kanë ikur. Frikën e kemi që kur ka ardhur gazi në Shqipëri.
Këtu nuk është hera e parë. Para 3 muajve ka plasur dhe kanë dalë flakë. Kemi bërë protesta, shkuam te bashkia, ngritëm komision, s’kemi as përgjigje”, thanë banorët.
Ndërsa një nxënës u shpreh drejtori i njoftoi që të shkonin nëpër shtëpi për shkak të frikës.
“Ishim në orën e katërt kur na lajmëroi drejtori dhe tha mos kini frikë. Thamë se ngelëm aty. Drejtori mori policinë dhe zjarrfikëset në telefon dhe erdhën”, tha nxënësi.
-
VIDEO
Elbasan/ Të dënuar në Norvergji për trafik droge, sekuestrohen pasuritë me vlerë 400 mijë euro të dy vëllezërve! Mes tyre një apartament e një ndërtesë dy-katëshe
400 mijë euro pasuri e dy vëllezërve nga Elbasani është sekuestruar ditën e sotme. Sekuestro ka ardhur pasi kjo pasuri është vënë nga aktiviteti i mëparshëm kriminal që kanë ushtruar dy vëllezërit në Norvergji. Konkretisht pasuria i është sekuestruar Daniele (Oklid) dhe Altin Çelës.
-
VIDEO
Tjetër aksident me vdekje në Lushnjë, 50-vjeçarja humb kontrollin e motoçikletës dhe bie në kanal! Ndërron jetë
Një tjetër aksident me vdekje është shënuar ditën e sotme në Lushnjë. Një 50-vjeçare ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar në rrugën rurale ‘Krutje bubullime’. Një 50-vjeçare qe drrjtonte motoçikletën ka gjetur vdekjen në rrugën rurale krutje bubullime. Afërdita rasti 50-vjeçe, banuese në Kallm të Fierit udhëtonte pa kaske mbrojtëse dhe në motoçikletë ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor prej betoni në anë të rrugës.
Për pasojë të plagëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 50-vjeçarja u transportua drejt morgut të spitalit të Lushnjës ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
-
VIDEO
Durrës/ Rrjedhje gazi në cisternat e Porto Romanos! Evakuohen banorët, ndërpritet procesi mësimor në shkollë
Durrës - Cisternat në Porto Romano kanë pësuar rrjedhje gazi. E gjithë zona mban era gaz ndërsa banorët janë evakuuar.
-
VIDEO
Në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët, nesër firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë! Meta: Respektojmë primaret e Berishës
Nesër do të firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë për daljen në zgjedhjet vendore të 14 majit me kandidat të përbashkët. Po ashtu, do të përcaktojnë edhe datën e protestës së ardhshme kombëtare që do të mbajnë.
Në një konferencë për mediat, pas takimit me Sali Berishën për 30 minuta, Meta u shpreh se në ato zona ku Partia e Lirisë vlerëson se do të ketë kandidatë potencialë, do ti fusë në primaret që po organizon Partia Demokratike.
-
VIDEO
Korrupsioni në Morinë, SPAK mbyll hetimet! Çon për gjykim për 34 persona, mes tyre 32 policë! Fitonin deri në 8 mijë euro në ditë për të kaluar njerëz e mallra
SPAK ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës dhe kërkon gjykim nga GJKKO për 34 persona, mes tyre 32 policë me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin. Ata përfitonin deri në 8 mijë euro në ditë për të kaluar njerëz dhe mallra në mënyrë të jashtëligjshme.