-
VIDEO
Rama: Në 1 vit, 26 mijë turistë! Punimet në Rrugën e Arbrit me ‘ritmin e breshkës’ për shkak të problemeve gjeologjike te tuneli i Murrizit
Kryeministri Edi Rama në takimin me operatorët turistik në Dibër tha se këtë vit ky qark është vizituar nga 26 mijë turistë, që deri para pak vitesh nuk ishte menduar. Ai u ndal edhe te rruga e Arbrit ku tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.
-
VIDEO
“Bukë misri, gjizë dhe groshë”, Rama ia 'shtron' në Dibër me gatimet e Dashurisë
Kryeministi Edi Rama, pas Burrelit është ndalur në Dibër për të kaluar mbrëmjen e djeshme.
Ai ka zgjedhur të hajë darkë në një nga bujtinat më të mira, ku serviren gatimet tadicionale si: fasule, bukë misri, gjizë dhe lëng thane.
-
VIDEO
Rama në një fabrikë në Maqellarë i drejtohet pronarit: Rroga neto 500 mijë lekë, po duhet t’ua rrisësh sa më shpejt
Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama është në Dibër, në një fabrikë që Maqellarë, që punohet për Fiat-in, makinat elektrike në Francë, makinat bujqësore në Gjermani.
-
VIDEO
Aksident pranë fshatit Bulgarec të Korçës, mjeti përplas një person me biçikletë
Një aksident është raportuar pak minuta më parë në aksin Korç-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplsuar një person i cili ishte me biçikletë
-
VIDEO
U dënua me 3 vite burg për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i ikën policisë në sallën e gjyqit, asnjë gjurmë prej tij
Në kufijtë e një skandali, Policia ka bërë një “sy qorr dhe një vesh shurdh”, duke lënë të lirë Fran Frrokaj ndonëse ai u dënua me burg. Kaq ka mjaftuar dhe Fran Frrokaj e ka shfrytëzuar për t’u arratisur.
-
VIDEO
Kokainë, armë e para, dalin pamjet nga megaoperacioni i policisë në Korçë
Janë publikuar pamjet nga megaoperacioni i policisë në Korçës, ku u shkatërrua një grup kriminal i prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin juglindor të vendit.
-
VIDEO
Kush është kreu i grupit kriminal të shpërndarjes së drogës në Korçë
Report Tv mëson se Rreli Nazifi (Aurel Telhai), është kreu i grupit kriminal të shpërndarjes dhe shitjes së drogës në Korçë, që u arrestua nga policia e Korçës.
-
VIDEO
Shkatërrohet grupi i strukturuar kriminal në Korçë, 54 të arrestuar, 16 në kërkim! Trafikonin lëndë narkotike
Në një deklaratë të thirrur për mediat nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, bëhet me dije se momentalisht janë shoqëruar rreth 54 shtetas për një megaoperacion.
-
VIDEO
Digjen gomat në aksin Kukës-Morinë, një re e madhe zmogu përfshin rrugën
Nga djegia e gomave të përdorura një re e madhe tymi e smogu ka përfshirë aksin Kukës- Morine pjesë të rrugës së Kombit
-
VIDEO
Akuzat e opozitës se jep 450 mln euro për PPP, Rama: Rrenë e madhe! Janë 60 mln në vit për t’i shërbyer njerëzve
Në fjalën e tij në takimin me qytetarë të Qarkut Dibër, Kryeministri Rama preku çështjen e parave që jepen për koncesionet.
“Sa i përket PPP-ve të famshme. Në paguajmë rreth 60 mln euro në vit. Për çfarë i paguajmë ne? Për sterilizimin! Po të shikosh infeksionet kanë rënë fare sepse nuk ka më gërshërë nga ato që kishim. Janë para për dializa, janë për analiza falas. Të gjitha këto janë në funksion të njerëzve. Këta thonë 450 mln. Ku janë 450 milionë? Është rrenë e madhe. Është tjetër gjë që prokuroria ka pasur arsye për të dyshuar për korrupsion. Kush ka dashur që bashkë me punën të bëjë edhe korrupsion le të përgjigjet vetë”, tha Rama.
-
VIDEO
Fluturimet me charter/ Rama-Berishës: Hiena non grata udhëtonte 4-herë më shtrenjtë se unë, me paratë e shqiptarëve merrte edhe familjen me vete
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuza të Sali Berishës se ka shpenzuar 19 milionë euro me 127 udhëtime charter. Rama iu përgjigj Berishës me shifra konkrete duke bërë një krahasim të udhëtimit të tij që ka bërë në vitin 2021 me një udhëtim të Berishës në vitin 2010.
-
VIDEO
Rama: ERE nuk vendos fashën, por e vendos shteti
Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër sqarim për vendosjen e fashës 800 KwH duke thënë se nuk e bën ERE, por ata që e kanë në administrim ku futet edhe shtetit. Rama sqaron se ERE vendos çmimin e ri që sot ka dalë 44 lekë. Nëse vihet në zbatim aplikimi i fashës, çdo kilovat që i kalon 800 KËH do paguhet me 44 lekë.
“ERE nuk vendos fashë, por kush e ka në administrim. Në administrim e ka shteti, e ka qeveria fjalën e vet dhe këtë nuk e vendos ERE. Ata vendosin vetëm sa është çmimi. Paguan 9.5 lekë, sot ka dalë çmimi i ri 44 lekë. Ne detyrohemi të dalim në import se e kemi shpjeguar 1 milionë herë se Shqipëria nuk i ka të gjitha burimet që i duhen për nevojat e veta. Shqipëria mund të plotësojë 75% të nevojave. Atje në treg, çmimi është çmend fare, por s’jua kemi sjellë askujt nëpër shtëpi. Me të çmendurit merremi ne, me çmimin që ishte para krizës e keni ju. Të gjithë diferencën do vijojë ta paguajë shtetit. Fasha 800 KËH do vendosej në tetor, por s’u vendos”, tha Rama.