-
VIDEO
Korçë/ Po transportonin 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 19-vjeçari dhe vajza që e shoqëronte
Kristjan Prendi dhe Martina Pepa, dy 19-vjeçarë nga Kamza janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të pa ligjshëm, të cilët kundrejt parave u kishin premtuar se do t’i kalonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
-
VIDEO
Çmimi i ri i energjisë, Rama me gratë në Bulqizë: Të vendosur të mbrojmë çdo familje nga kriza e luftës
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një bashkëbisedim në Bulqizë në praninë e dhjetar vajzave dhe grave, i cili është ndalur për të diskutuar për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në këtë takim ai foli edhe për implementimin e fashës 800 KW për energjinë elektrike.
“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë çmimin e ri, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.
-
VIDEO
Tjetërsimi i 234 mijë m2 tokë në bregdet, Apeli dënon 17 zyrtarë të Lezhës, 3 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë!
Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës që akuzohen për tjetërsim të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Ish kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish kryetari i qarkut, Gjok Ndoka dënohen nga Apeli me 3 vite burg secili.
-
VIDEO
Arrestimi i Gentian Malindit për 137 kg kokainë, flet për Report Tv babai: Një informator e spiunoi, ishte i fshehur maleve dhe fushave! Është i pafajshëm
Gentian Malindi, i cili ka qenë në kërkim për sasinë prej 137 kg kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Pireut por që ishte nisur për në Portin e Durrësit, u arrestua ditën e djeshme në një automjet në lëvizje në Vorë. Babai i tij, Ilir Malindi, në një intervistë të dhënë për Report Tv pretendon se djali i tij është totalisht i pafajshëm dhe se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe.
-
VIDEO
Debate te ‘Siguria'/ Ardi Veliu prezanton buxhetin e AMP, opozita ikën nga salla: Na sollët një kriminel me uniformë, manipuloi vrasjen e Lear Kurtit
Me debate të forta është zhvilluar mbeldhja në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP, Ardi Veliu po prezanton projektbuxhetin 2023. Opozita ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tejtër, duke e cilësuar Ardi Veliun si një ‘manipulator’. Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga kryetari i komisionit Nasip Naxhon me argumentin se kjo mbledhje parashikohet nga rendi i ditës.
-
VIDEO
Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s në Shqipëri, SPAK përfundon hetimet, dërgohet për gjykim Rezart Taçi, kunati dhe shoferi i tij
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin, i cili do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri. SPAK ka dërguar për gjykim Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo.
-
VIDEO
Të shtënat me armë në Tiranë, shkak u bë zhurma e djalit 3-vjeçar! Gruaja i tregoi konfliktin me fqinjin, burri merr armën dhe e qëllon
Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu. Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.
-
VIDEO
Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, Manja te ‘Ligjet’: Forcim të luftës kundër korrupsionit në administratë, dixhitalizim QBZ-së
Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet sot projektbuxheti për ministrinë e Drejtësisë. i pranishëm në raportim ministri Manja tha se ka investime të veçanta për forcimin e luftës kundër korrupsionit në administratë, shpenzimet e të të cilit mbulohen nga buxheti.
-
VIDEO
4-vjetori i vdekjes së Kacifas, mbahet ceremoni përkujtimore në kishën e fshatit Bularat! Marrin pjesë edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare greke në Dropull
Një ceremoni përkujtimore po zhvillohet në kishën e fshatit Bularat për 4-vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas. Të afërm dhe familjarë të ekstremistit të Dropullit, në orët e para të mëngjesit janë mbledhur nën shoqërinë e klerit ortodoks helen në Gjirokastër. Në ceremoninë dhe meshën fetare është ndaluar prania e mediave.
-
VIDEO
Afera e Inceneratorëve, Gazment Bardhi mbërrin në SPAK
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka mbërritur në SPAK. Bardhi është thirrur në SPAK në cilësinë në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të PD-së, për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
-
VIDEO
Kukës/ Humbi jetën nga flakët në banesë, çfarë deklaronte 82-vjeçari për koronavirusin: Nuk i ruhem, është vullnet i zotit
Report Tv rikthen një intervistë të 82-vjeçarit i cili humbi jetën ditën e sotme në Kukës, si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë e tij. Shefik Krasniqi jetonte i vetëm, por nuk i trembej aspak pandemisë së koronavirusit që pushtoi të gjithë botën. Në vitin 2020, Krasniqi deklaronte për Report Tv se nuk ruhej nga koronavirusi pasi ishte vullnet i zotit
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha e Meta bëhen bashkë të mundin Veliajn te 127 fluturimet me "charter" të Ramës e deri tek Këlliçi hyn në primare për Bashkinë e Tiranës.