• VIDEO

    Taksa për prodhuesit e energjisë, sipërmarrësit kundër: Të aplikohet vetëm në hidrocentralet e mëdha, tek të vegjlit penalizon prodhimin

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi taksë për prodhuesit e energjisë, por sipërmarrësit shprehen kundër kësaj nisme nëse do të aplikohet në hidrocentralet e vogla. Sipërmarrësi Zef Shtejfini tha në Report Tv se është pro kësaj takse nëse do t’u vendoset vetëm hidrocentraleve të mëdha siç janë Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.

  • VIDEO

    Thellohet skandali Berlusconi në Itali, publikohet përgjimi i ri: Lufta është faji i rezistencës ukrainase!

    Sulme ndaj Volodymyr Zelensky, teksa duartrokitej nga deputetë të Forza Italia. Një audio e re nga Silvio Berlusconi në Itali trondit shumicën e krahut të djathtë në prag të konsultimeve për qeverinë e ti.

    • VIDEO

      Marshimi dhe kërkesa në ditën e ‘Shkopit të Bardhë’, Veliaj: Do u vijmë në ndihmë personat e verbër me semaforët akustikë

      Në mënyrë që të mos ndihen të ‘ngujuar’ në kryeqytet, në ditën e ‘Shkopit të Bardhë’ të verbërit marshuan në Tiranë. Me disa kërkesa të cilat i cilësonin si modeste, të verbërit kërkuan që përpos rritjes së ndihmave ata kërkuan edhe semaforë akustikë në mënyrë që mos të ndihen ndryshe nga të tjerët. Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve, Veliaj komunikoi se në Tiranë do të vendosen semaforë akustike për personat e verbër.

      ‘Miratimi me planin tonë për personat me aftësi të kufizuara.  Për t’iu përgjigjur kërkesës së personave të cilët nuk shikojnë ne sot kemi instaluar nëpër semaforë për zë, për një tingull që lëshon që tregon kur ndizet për kalimtarët dhe kur për automjetet.’- tha Veliaj

    • VIDEO

      Putin shpall 4 rajone në gjendje lufte, Kollçaku: S’ka efekt! I vetmi aleat që i mbeti është Irani i dha edhe trupa, të tjerët e lanë në baltë

      Lidhur me këto zhvillime të fundit në arenën ndërkombëtare dhe të një lufte në mes të Evropës, në panelin e të ftuarve të ‘Studio Live’ nga Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj gjendja e luftës së 4 rajoneve është një lëvizje pa efekt. Bardhyl Kollçaku ish shefi i shtabit të FA u shpreh se ashtu sikurse edhe me referendumet farse, kjo lëvizje është një tjetër tregues se Putin është në fundin e resurseve të tij

    • VIDEO

      Rritja e çmimeve, Veliaj: Abone falas dhe subvencion 50% të tarifës së konvikteve për studentët

      Nisur nga pasojat ekonomike, që po ndihen edhe në vendin tonë, si pasojë e luftës në Ukrainë, Bashkia e Tiranës do të subvencionojë 50% të kostos së konvikteve, si dhe do të japë abone falas për të gjithë studentët. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot këto dy vendime të rëndësishme, që lehtësojnë jo pak të rinjtë që studiojnë në kryeqytet, në këto kohë të vështira ekonomike, me të cilat po përballet gjithë bota.

      Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kompensimi i biletës së pajtimit mujor të përgjithshëm për studentët do të vlejë për të gjitha linjat e transportit qytetës në Bashkinë e Tiranës për periudhën tetor 2022 – qershor 2023. Ndërkaq, pajisja e studentëve me abone studenti, do të bëhet falas nëpërmjet sistemeve elektronike të Kartës së Studentit.

      “Për të gjithë studentët që kanë Kartë Studenti, mjafton paraqitja e kartës së studentit në pikat ku japim abonetë falas. Ne duam që ata ta marrin fizikisht abonenë me kartën e studentit, që kompanitë e transportit të mos i bien me top sepse nuk janë lekët tona, ndaj duhet t’i japim me transparence, që të sigurohemi që çdo student që e përdor abonenë të subvencionohet duke ia çuar ne pagesën kompanisë dhe jo student. Do kërkojmë që studentët ta marrin kartën e studentit, e cila jepet falas, në të gjitha fakultetet tona, pastaj me kartën e studentit të marrin abonenë. Ne numërojmë të gjitha abonetë e dhëna dhe në fund të çdo muaji, bashkia do të bëjë rimbursimet tek kompanitë, që studentët ta kenë transportin falas”, tha Veliaj.

      Kryebashkiaku informoi gjithashtu, se studentët do të lehtësohen nga tarifa e konviktit, gjysmën e të cilës do e paguajë bashkia.

      “Të njëjtën gjë po bëjmë edhe për koston e konvikteve. Duam ta subvencionojmë 50%. Një rrugë më pak ose një investim më pak, të cilin mund ta bëjmë edhe vitin tjetër, kur të mbarojë kjo luftë e mallkuar dhe ky inflacion i mallkuar, që s’e kemi ne në dorë, por ama studentët i mbrojmë sot me transport falas dhe konvikte me 50% të kostos”, nënvizoi ai.

    • VIDEO

      459 familje dhe çifte të reja përfitojnë kredi të butë në Tiranë, Veliaj: Në këtë kohë krize i japim prioritet atyre në nevojë

      459 familje dhe çifte të reja në Tiranë do të kenë mundësi, që përmes programit të kredisë së butë, të marrin një shtëpi. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja. Ndërkaq, 268 përfitues të tjerë janë në listë pritje për marrjen e kredisë së butë. 

      Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se në këtë kohë lufte, e cila ka sjellë inflacion, Bashkia e Tiranës do të jetë pranë familjeve në nevojë.

      “Nga thirrja e këtij viti janë deklaruar të rregullta 727 aplikime. Jemi në një stinë lufte, inflacioni dhe krize. Siç qeveria po ndihmon shtresat në nevojë, pensionistët, ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, detyra jonë është, sidomos me familjet e reja, me studentët apo me abonentët e UKT, të bëjmë tonën, për aq sa të zgjasë kjo krizë. Edhe gjatë pandemisë dhe pas tërmetit prioritet mori ndihma ndaj atyre që kanë një nevojë në situatë krize. Por, nuk do t’i lemë pas dore edhe investimet, me shtrimin e rrugëve, mbjelljet etj. Thjesht u kemi dhënë prioritet shtresave në nevojë. Për këto 459 familje të reja i kemi gati që sot, që të deklarohen fitues, ndërkohë që 268 të tjerë ne do t’i kemi në një listë pritje”, u shpreh Veliaj.

      Programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim. Programi i subvencionimit të interesave të kredive fokusohet në familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi në përzgjedhje do të kenë: çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian; gra kryefamiljare/gra të dhunuara.

    • VIDEO

      Veliaj: Nis puna për kampusin te ‘Qytet Studenti’! Qira falas për një vit për 52 familje në nevojë në Tiranë

      Veliaj u shpreh se në 19 vendime, përfshihen studentët, personat e verbër, kampusin e Qytet Studentit, që është investimi më i madh për studentët. Tiran

    • VIDEO

      ‘Mezi po pres Akademinë e Barinjve’, Rama i ashpër me analistët: T’i fusim edhe ata, zvarranikë të ekraneve të natës

      Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot analistët që kanë tallur ngritjen e Akademisë së Barinjve që pati paralajmëruar ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Rama tha se mezi pret që Krfica të ngrejë akademinë e barinjve që të fusin aty analistët e të mësojnë se nuk barinjtë nuk janë për tu përqeshur.

      “Mezi po pres ta bëjë kjo atë akademinë e barinjve të ftojmë analistë, cobenj pa dhëmbë e tru të vijën ti në akademi, t’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut të stani e të kuptojnë që cobenjt s’janë për tu marrë në gojë e për t’u përqeshur se jetojnë në lartësi të mëdha jo si zvarranikët e klubeve të ekraneve të natës në Tiranë”, tha Rama.

    • VIDEO

      ‘Kush e bëri qumështin, mushka?’ Rama: Ne prodhojmë 97% të produkteve, këta thonë kanë ngordhur lopët e janë ‘arratisur’ dhitë

      Rreth 97% të produkteve të qumështit, kryeministri Edi Rama thotë se mbulohen nga prodhimi vendas. Nga takimi me fermerët në Dropull, Rama me ironi tha ‘kush e bën qumështin mushka?', duke ironizuar deklaratat që kanë qarkulluar pak kohë më parë se është ulur numri i lopëve.

      “Prodhojmë 95-97 të produkteve të qumështit. Si mund ti mbulojë vendi, nëse siç thuhet në TV kanë ngordhur lopët, arrtisur gjitha dhitë, kush i bën me qumësht, Mushka. Apo i bëjnë analistë që dalin atje e skërmietn në mënyrën më të shëmtuar duke i hedhur edhe më shumë benzinë një zjarri që është ndezuar gjetkë dhe që rrezikon të përcëllojë e djegë gjithë dynajnë. Është rritur ndërveprimi me qeverinë i gjithë sektorit”, u shpreh Rama.

    • VIDEO

      ‘Në SHIK bëra punë të shkëlqyer’, si kapërceu Sandër Kovaçi nga duart e Gazidedes te Sali Berisha

      Fakti u pranua publikisht nga vetë Kovaçi në një intervistë të dhënë sot kur tha se ka qenë një punë e shkëlqyer, ajo që ai ka bërë në departamentin më të rëndësishëm të SHIK-ut, pikërisht gjatë viteve kur SHIK ishte një instrument i torturës, dhunës së përgjakshme në duart e Sali Berishës.

    • VIDEO

      Rama: Do ndalojmë me VKM rritjen e çmimit të druve të zjarrit, do tregohen si para luftës dhe pikë! Se kuptoj abuzimin që po bëjnë

      Pavarësisht rritjes së çmimeve, drutë e zjarrit do të tregtohen me çmimin e paraluftës. Duke marrë shkasë nga rritja e çmimeve që kanë pësuar drutë e zjarrit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ndalojnë rritjen e çmimit me VKM.

    • VIDEO

      Konfirmon Golemin për një mandat të dytë në Gjirokastër? Rama nuk kursen lëvdatat për kryebashkiakun e Gjirokastrës

      Kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun e Gjirokastër Flamur Golemi për një mandat të dytë. Nga takimi që po zhvillon në Gjirokastër, Rama nuk kurseu lëvdatat për Golemin, teksa tha ai ja ka dalë që të përfitojë fonde dhe nga donatorët duke mos pritur vetëm nga qeveria.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv