• VIDEO

    U akuzua se mbushi Vaun e Dejës me kanabis, reagon Bardhyl Suli: Nuk qëndrojnë! Kanë ardhur kontrolle nga Tirana disa herë

    Shefi i Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu i cilësoi se jo të qëndrueshme akuzat ndaj tij drejtuar nga Mark Zhuri për lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonë dhe kërcënimin me jetë të këtij të fundit.

    Saliu u shpreh se për këto pretendime, kanë ardhur disa kontrolle nga Tirana dhe se punën e tij e bën me integritet duke dhënë vetë kontributin e ti profesional.

    ‘Unë zotit Zhuri i kam bërë kallëizm në prokurori që më 9 shtator të këtij viti. Ato që ai shkruan dhe akuzon nuk qëndrojnë. Për këto pretendime ka patur grupe që kanë ardhur dhe kanë kontrolluar territorin nga Tirana jo vetëm njëherë por disa herë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional.’- tha Saliu.

  • VIDEO

    Punimet shkencore, Kovaçi: Paragjykohen disa për plagjaturë por unë i quaj heronj! Se të bësh 10 mijë euro s’ke kohë ta bësh, do gjesh punë

    Punimet shkencore në vendin tonë shkojnë deri në 10 mijë euro. Kështu u shpreh kryetari i Sindiktatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i cili gjithashtu shtoi se që të bësh një punim shkencor është heroike. Kovaçi tha se në krahasim me Kosovën ne jo vetëm që nuk rimbursohemi me 8 mijë euro edhe na duhet të paguajmë.

    Unë them me plot gojë se ata që ishin këtu e ata që s’jnë do i konsideroja yjet e protestës për një arsim të qëndrueshëm. (…)

    Nuk ka qenë vlerësimi ka qenë movlerësimi që na ka sjellë këtu. Profesorati është goditur githnjë. Kam një vit me paterica, me dy dhe kam dhënë mësim si gjtihë të tjerët.

    Idetë futuriste se mund të ketë këtu pa investim vetëm këtu kam parë. E di që shpesh paragjykohen për plagjaturë, po unë i quaj heronj. Se të dalësh me shifër 10 milion lekë për punim shkencor do të duhet të punosh sa këtej sa andej kurse në Kosovë paguhen 8 mijë euro, s’të del bursa për punim shkencor pa 8 mijë euro aty anash.

    Në llogaritje ne jem dëmtuar rëndë financiarisht. Kjo lëvizje është e profesoratit në përpjekje për të ndryshuar diçka. Ka dhe nga ata që duan të na lënë këtë kënetë, unë i quaj grevëthyes.

    Shkoni nëpër tualetet e universiteteve, ju lutem shkoni se nuk ka ujë, s’ka letra. Ne paguhemi 2 rroga në kurriz të studentëve, a janë gati ata të paguajnë edhe 3 të tjera në kurriz të tyre?

    Natyrisht edhe ne prandaj e kemi bërë pikën 9, ore ku i kemi këto. Se e kemi parë universitetin e Filolohjikut me një sallë Leksioni. Ku i kemi këto bibliotekat?- tha Kovvaçi.

  • VIDEO

    ‘Ta bëjmë Shqipërinë si Kosova, jo si Europa’, Kovaçi: Pagat e pedagogëve s’janë në përputhje me tregun e punës

    Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi në protestën para Universitetit të Arteve, tha se kërkesat e tyre kryeministri i quajti ultimatume, duke shtuar se pagat e pedagogëve nuk janë në përputhje me tregun e punës. Ai tha se nëse nuk e bëjme dot Shqipërinë si Evropa të paktën ta bëjmë si Kosova.

     
  • VIDEO

    Pedagogët protestojnë te Universiteti i Arteve: Kemi nivelin e pagave më të ulta në rajon! Studentët nuk marrin pjesë

    Pedagogët po zhvillojnë këtë të premte, dy ditë para se të nisë viti akademik një protestë për rritjen e pagave. Sipas tyre paga e pedagogëve është ndër më te ultat në rajon dhe se qeveria edhe pse ka këtë nivel page, ka shkurtuar buxhetin. Ajo që vihet re në protestë është fakti se pavarësisht se pedagogët i ftuan, studentët nuk janë paraqitur në protestë. 

  • VIDEO

    Invalide pune prej 20 vitesh, Donika Jica për Report Tv: Marr vetëm 13500 lekë, nuk më del as për ilaçet e kancerit

    E shoqëruar nga djali, Donika Jica, prej 20 vitesh invalidë pune ishte sot në protestë para ministrisë së Financave, nga ku bashkë me të tjerë po kërkojnë kundërt qeverisë vëmendje më të shtuar ndaj tyre, kryesisht në aspektin e ndihmës financiare.

    Në një intervistë për Report Tv, Jica zëvendës presidente e Shoqatës së Invalidëve të Punës, tregoi ndër të tjera vështirësitë me të cilat përballet në përditshmëri, ndërsa shtoi se pensioni që merr është i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e saj. Ajo rrëfeu se ishte prekur edhe nga kanceri, por që i kishte mbijetuar.

    'Kam ardhur nga Korça. Jemi diskriminuar nga Ministria e Financave. Ne kërkojmë indeksim të pensioneve në përputhje me rritjen e çmimeve. Jam invalidë pune prej 20 vitesh, kam aksidentuar këmbët. Si puna ime mund të jenë edhe 10 mijë veta.  Vështirësitë janë të shumta, mospagimi i energjisë elektrike. Kam edhe 4 vite që luftoj me kancerin, dhe falë zotit i kam mbijetuar.  Jemi 75 mijë invalidë pune. Ministrja na ka premtuar shumë dhe nuk ka bërë asgjë. Aktualisht marr 135 mijë lekë të vjetra, me këto nuk me del që të marr ilaçet e kancerit, jo më të përballoj jetesën.’- tha Jica.

    Djali i Donikës që edhe përkujdeset për të, u shpreh se ka më së shumti vështirësi ekonomike.

    ‘Nuk janë shumë të madha për momentin... pasi e përballoj me energjinë dhe rininë time... por janë vështirësi ekonomike dhe fizike. Duhet të jem gjatë gjithë kohës që ta shoqëroj. Është një sakrificë nga të gjitha anët. Jam gjithmonë me frikë kur e lë vetëm. Jam mësues i edukimit fizik.’- u shpreh ai.

  • VIDEO

    Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës denoncon shefin e komisariatit të policisë: Mbushi vendin me kanabis dhe më ka kërcënuar me jetë

    Sekretari I Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, ish kryetari i njësisë Administrative, Temal, Mark Zhuri, në një prononcim për mediat, ka hedhura akuza ndaj shefit të policisë së komisariatit të Vau Dejësit Bardhyl Saliu për kanabizimin e territorit të Bashkisë.

  • VIDEO

    Invalidët e Punës në protestë para Ministrisë së Financave: Nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë të drejtat tona

    ‘Ministria nuk ka konsideruar kërkesat tona! Ato po nëglizhojnë kërkesat tona, po jetojmë me 92 mijë lekë të vjetrat. Sot është fillimi. Është detyrimi i këtij dikasteri që na ka nxjerrë ne këtu. Ne kërkojmë të trajtohemi me dinjitet. Do të presim Ministrinë e Financave për të diskutuar këto probleme deri më 20 nëntor.’- u shpreh një prej tyre.

  • VIDEO

    Prokuroria refuzoi padinë e Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, Partia e Lirisë sulmon drejtësinë: Vendimi është nul! Është kapur nga Edi Rama

    Pas refuzimit të prokuroria e Tiranës bëri për padinë e Ilir Metës,  ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke vendosur mos fillimin e procedimit penal, ka reaguar Partia e Lirisë.

  • VIDEO

    Shfrytëzimi i lumit Mat për inerte! IMT dhe policia monitorim gjatë natës, ndëshkohen 2 subjekte

    Shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte ka vënë në lëvizje autoritet ligjzbatuese. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Drejtoria Rajonale Lezhë, mbështetur dhe policia prej dy javësh kanë nisur monitorimin e shtratit të Lumit gjatë orëve të natës, kohë e cila shfrytëzohet më sëshumti për marrjen e inerteve nga subjekte apo individ të ndryshëm

  • VIDEO

    Cërrik, sekuestrohen arsenal armësh, para dhe kanabis, arrestohen 2 persona

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Dëshiran”, i zhvilluar nga strukturat hetimore dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”, të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan. 

    Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, lëndë narkotike kanabis dhe opium. 

    Vihen në praga 2 shtetas.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe mbështetur në inteligjencën operative, shërbimet e Policisë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dëshiran”.

     Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    A. B., 60 vjeç dhe V. D., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh.

    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë  kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium. 

    Gjithashtu, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.  

    Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje. 

    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultvimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", në ngarkim të shtetasit V. D.- thuhet në njoftimin e policisë.

  • VIDEO

    Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme

    Moti do të jetë më vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi kryesisht në zonën Jug-perëndimore në mëngjes. Pasdite reshjet do të jenë me intensitet

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 tetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga testamenti i Edi Ramës te qeveria kundër BE-së për amnistinë fiskale dhe "pasaportat e arta" e deri tek si nisi historia e sherrit që solli 3 të vrarë në Klos.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv