-
VIDEO
Kumbaro i përgjigjet Zhupës: Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh
Pasi Ina Zhupa renditi raste të mbytjeve në plazhe, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro iu përgjigj duke i thënë se Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale.
Duke iu referuar situatës në plazhe, Kumbaro e zhvendosi vëmendjen tek fluksi i turistëve dhe duke marrë shembull Sarandën, u shpreh se ka pasur rezervime edhe gjatë muajit shtator nga të huajt.
“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja. Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator. Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve.
Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjecare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese.Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm. Punët e mira fillojnë në mëngjes thotë populli. Të flasësh për turizmin do të duheshin shumë më tepër seanca se këtë vit, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se cdo vit”, tha Kumbaro.
-
VIDEO
Për të dytën herë brenda një muaji, thirret në SPAK deputeti i PD, Zef Hila
TIRANË- Për të dytën herë brenda një muaji, ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Zef Hila është thirrur në SPAK.
-
VIDEO
Zhupa interpelancë me Kumbaron: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedive të ndodhura gjatë sezonit turistik! Nuk ka asnjë plazh të sigurt
Në interpelancën që ka kërkuar për ministren e Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin e situatës në plazhe duke thënë se nuk do të duhej të bënte këtë diskutim nëse Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen pas të gjitha ngjarjeve të ndodhura sezonin që kaloi.
Sipas Zhupës, në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret, mes të cilave përmend pastërtinë, ujin e testuar, shërbim mbikëqyrje shpëtimi apo pastrim të mbeturinave.
-
VIDEO
Tragjedia me 3 viktima në Klos! Banorët: Familja Shira dhe Mjeshtri kishin lidhje gjaku
Për mikrofonin e Report Tv, të afërm të familjes Shira kanë zbuluar një detaj tronditës nga ngjarja e rëndë në Klos. Ata shprehen se familja Shira me familjen Mjeshtri ishin kushërinj, prandaj janë shprehur të habitur se si djali Kenado Shira mund të ngacmonte vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.
“Unë di si familje, i ati ka qenë shumë njeri pozitiv, ka pas punuar në Norgvegji me letra dhe gjithë pasurinë e kishte investuar këtu, dhe ka pas një djalë të vetëm, Kenado. Ka mbaruar shkollën profesionale. Familja Mjeshtri, madje e di që binin edhe gjak”.
“Ato janë gjak, janë të dytit kushëri”
“Jemi gjak e milet, të atin e çunit, Lirin, e njoh, ndërsa çunin nuk e njoh, jam habitur, se gjak të afërt tjetri, gjak këto, kështu shkuan punët”, thanë të afërmit.
-
VIDEO
Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, 16 në pranga! 10 gra u arrestuan në flagrancë! Organizatorja gjente punëtore nga Tirana dhe Kruja për përpunim kanabisi
Një grup i mirëorganizuar kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e kanabisit është goditur nga policia e Shkodrës. Në pranga kanë rënë 16 persona, 10 prej të cilëve ishin gra që u arrestuan në flagrancë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga fjalimi i Edi Ramës që "tronditi" Këshillin e Europës te historia dhe arroganca politike e deri tek Inter spektakolar por Asllani fal Barçën në frymën e fundit.
-
VIDEO
Rruga e ‘Arbrit’ kthen Dibrën në atraksion turistik, udhëtimi me peisazh magjepsës nëpër rrugën gjarpërueshe
Rruga e “Arbrit” e ka kthyer Dibrën një atraksion turistik, jo më larg se tre orë nga Tirana. Udhëtimi nëpër rrugën gjarpërueshe që kalon anës Burrelit, Klosit e Bulqizës, ofron një peisazh magjepës, ku e gjelbërta ndërthuret me të artën e vjeshtës, ndërsa lumi mat të shoqëron me ritmin e tij të qetë.
-
VIDEO
Fier/ Digjet kamionçina e ngarkuar me mobilje, drejtuesi i mjetit dëgjoi zhurmën dhe vuri re flakët
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, flakët kanë djegur plotësisht një kamionçinë në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshati Bishqethem. Kamionçina që udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fierit ishte e ngarkuar me mobilje.
-
VIDEO
Rritet me 50% çmimi i druve të zjarrit në Shkodër, Bashkia: Kadastra nuk na jep pronësinë e pyjeve
Drutë e zjarrit janë rritur dhe në Shkodër, ndërsa bashkia akuzon institucionet qeveritare se nuk kanë kryer regjistrimin e fondit pyjor.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset me armë zjarri 19-vjeçar nga Fieri! Mbërriti në spital me plagë në këmbë
Një 19-vjeçar në Vlorë i identifikuar si Sebastian Jalli nga Fieri është paraqitur mbrëmjen e sotme në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte i plagosur me armë zjarri në këmbë.
-
VIDEO
Ngjarja e rëndë në Klos, edhe 2 të tjerë të plagosur
Renato Hasula dhe Eligert Hasula janë 2 pesonat nga të shtënat me armë sot në Bashkinë e Klosit.
-
VIDEO
Morën peng kushëririn e mitur se u kishte marë 6 mln lekë, në pranga vëllezërit në Berat! 15-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve
Një 15-vjeçar është marrë peng nga 2 vëllezër në Dimal pas dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash në banesë.