-
VIDEO
Ishte fshehur në një kantier me banane, sekuestrohet 200 kg kokainë e pastër në portin e Livornos në Itali! Vinte nga Amerika e Jugut
200 kilogramë kokainë e pastër e cila vinte nga Amerika e Jugut është sekuestruar në Portin e Livornosë në Itali. Lënda narkotike ishte sjellë në Itali në dy konteinerë frigoferikë të ngarkuar me banane, që ishin kishin kaluar nga Ekuadori një muaj më parë.
-
VIDEO
Aksident në Mengel të Elbasanit, ‘Benzi’ përplas punëtorin e pastrimit të kontejnerëve! Dërgohet në spital, ende s’dihet gjendja e tij (FOTO)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Mengel të Elbasanit. Mjeti tip Benz ka përplasur punëtorin e pastrimit të kontejnerëve.
-
VIDEO
Aksident në Gramsh, 40-vjeçari me motoçikletë plagoset rëndë! Transportohet te Trauma me helikopter ushtarak
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjne e kësja të enjteje në qytetin e Gramshit. Një 40-vjeçar i identifikuar si L.Tafa ka humbur kontrollin e motoçiletës së tij dhe është plagosur rëndë.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ ‘Goca paska qenë e dalme komplet?’ Vëllai i autorit për Report Tv: Vajza shantazhohej me foto nudo nga 2 kushërinjtë! Njëri s'na e mori për nuse, na tha se ‘është lidhur dhe me tjetrin’
Në një intervistë ekskluzive në Report Tv, vëllai i autorit të vrasjes së babë e bir në Klos, rrëfen shkaqet e masakrës një ditë më parë. Besnik Mjeshtri thotë se 17-vjeçari dhe djali i tezes së tij e shantazhonin vajzën e Fiqiriut me foto nudo, ndaj i kishin kërkuar ta merrte për nuse, por ai kishte refuzuar.
-
VIDEO
Vrasja e Mariglen Gjonajt, lihet nw burg 30-vjeçari! Kristian Cenaj mohon akuzat: S’kam lidhje me ngjarjen
30-vjeçari Mariglen Gjonaj i arrestuar tre ditë në parë për vrasjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj, do të qëndrojë ne burg. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit dhe në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura e cila zgjati me shumë se 60-minuta, mësohet se 30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Por referuar provave të paraqitura, gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 30-vjeçarin Kristjan Cenaj. Ndaj tij Është ngritur akuza e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, pasi mendohet se e ka vrarë 16-vjeçarin Maringlen Gjonaj me qëllim grabitjen, pasi ditën e ngjarjes si kishte patur me vetë një orë Roleks dhe një varëse floriri.
Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë jashtë ambienteve të gjykatës ishin familjar dhe të afërm të shumtë të autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa avokati i tij pritet të ankimojë vendimin në gjykatën e Apelit Tiranë. Vrasja e Maringlen Gjonaj u zbardh 7 vite pas zhdukjes së tij dhe 4 muaj pas gjetjes së eshtreve në një zone me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit.
-
VIDEO
Masakra e 3-fishtë në Klos/ Sociologu për Report Tv: Shoqëria shqiptare ka dalë jashtë binarët! Krimi është banalizuar! Emancipimi, ende shumë larg
Vrasja e 3-fishtë në Klos, për sociologun Gëzim Tushi është një tregues se emancipimi në shoqërinë shqiptare duket ende shumë larg. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri me gazetarët Migena Sotili dhe Nertil Agalliu, Tushi tha se krimi në shoqërinë shqiptare është banalizuar dhe se “ka dalë jashtë binarët”.
-
VIDEO
Tragjedia me 3 viktima, Report Tv në Klos! Në vendin e masakrës vendosen lule! Familja Shira hap dyert e mortit! Banorët: Me fisin Mjeshtri kishin lidhje gjaku
KLOS- Heshtja dhe zia ka përfshirë qytezën e Klosit, një ditë pas ekzekutimit të babë e bir Kenado e Liri Shira. Një ekip i Report Tv ndodhet në Klos, aty ku banorët shprehen të tronditur dhe rrëfejnë se dy familjet tashmë në hasmëri, kanë lidhje gjaku.
-
VIDEO
‘Tani duhet të kesh frikë...!’ si u zbulua nga përgjimet plani i 2 kamerunasve dhe zviceranes për të blerë prona luksoze me lekë falso në Shqipëri
1.2 mln euro false që solli nga Franca kamerunasi, Josoue Ngankam, dhe që u zbuluan nga policia në Rinas në shkurt të këtij viti, do të përdoreshin për të blerë një vilë në bregdet në Lezhë dhe një lokal në autostradën Tiranë-Durrës
-
VIDEO
E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt/ Nëna e Mariglen Gjonajt për Report Tv: Kristian Cenaj të varet në mes të Mamurrasit! Të tregojë kush janë vrasësit e tjerë
Me zërin që i dridhej, në një intervistë për Repor Tv, mamaja e Mariglen Gjonajt, Lililana, ka kërkuar që Kristian Cenaj, i dyshuar për vrasjen e djalit të saj, të dënohet maksimalisht dhe ka kërkuar që ky i fundit të tregojë edhe se kush janë vrasësit e tjerë! Lihet në burg Kristian Cenaj, 30-vjeçari nuk pranon akuzat
-
VIDEO
Berisha nuk ndalet, hap Tik Tok! Ironia e ndjekësve të tij: Aty s’e gjen Edi Ramën, do kesh konkurrencë vetëm me Ujkun e Shijakut
Sali Berisha kërkon të gjejë në cdo rrjet social mbështetjen e të rinjve, aq sa ka vendosur të hapë profil në Tik Tok, ku njofton se ditën e sotme do të ketë dialog me të rinjtë shqiptarë. Sapo ka bërë postimin në Facebook, të shpejtë kanë qenë ndjekësit e tij të cilët e ironizojnë se aty nuk do të gjejë përballje me Edi Ramën, por me Ujkun e Shijakut dhe Diamantin blu.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO dënon me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin Artur Roshi, akuzohet për shpifje dhe fyerje! Çfarë bëri 2 vite më parë para banorëve
Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin Artur Roshi, pasi akuzohet për shpifje dhe fyerje. Gjobën do të duhet ta paguajë me këst 25 mijë lekë për 32 muaj.
-
VIDEO
Ankimoi shkarkimin në Strasburg, Gjykata i refuzon kërkesën ish-Guvernatorit Fullani: Duhet të kishte shkuar në parë në 'Kushtetuese'
Kërkesa e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u rrëzua në Gjykatën e Strasburgut. E bërë që në 2019-ën për shkarkimin nga detyra në 2014-ën, Strasburgu konsideron se Fullani nuk ka shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.