-
VIDEO
Vidhet gjimnazi në Berat! Hajdutët thyejnë xhamat dhe grabisin 20 tableta nga kasaforta e shkollës
BERAT- Pre e grabitësve ka rënë mbrëmjen e sotme gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në qendër të qytetit.
-
VIDEO
Shkrumbohet lokali në plazhin e Zvërnecit
Një lokal është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Vlorë. Zjarri ka rënë në një lokal veror, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
-
VIDEO
Krim pasioni në Korçë! Në pranga e dashura që donte të fejohej Martin Çeço! E nxori në pritë për ta vrarë 43-vjeçari i martuar me të cilin kishte lidhje
Martina Pajollari, e njohur si ‘Tina’ është arrestuar për vrasjen e pasionit që ndodhi më 12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Maliqit, ku mbeti i vdekur Martin Çeço. Ajo dyshohet se nxori në pritë 26-vjeçarin, i cili u vra nga Valter Mollaj, 43 vjeç, i martuar, me të cilin ishte lidhur e reja.
-
VIDEO
Gazetarja hiqej si dietologe, u merrte klientëve deri në 300 euro për një dietë! Reklamonte biznesin në rrjetet sociale! Qytetarët e denoncuan në polici pasi u sëmurën
E gatshme për të përfituar në çdo formë, Silvana Balliu e cila është arrestuar për mashtrim, kishte arritur të shfaqej si një dietologe specialiste dhe për një recetë të personalizuar merrte 150 deri në 300 Euro. Denoncimet ndaj saj u ngritën pasi disa nga klientët u sëmurën.
-
VIDEO
Nga pallati 8-katësh, te apartamentet e dyqanet, sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij! Të vendosura nga trafiku i drogës
Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Muratit, i cili u arrestua disa ditë më parë në shoqërinë e Endrit Dokles. Prokuroria thotë se pasuritë e Muratit dhe familjarëve të tij janë vënë përmes aktiviteteve kriminale në Itali. Vlera e pasurive të sekuestrua shkon në 5 milionë euro, ku mes tyre janë një pallat 8-katësh, një apartament, bar-kafe.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë 64-vjeçari! Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 15:55 në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”. Një 64-vjeçar, i identifikuar si Qemal Kamberaj po drejtonte mjetin tip ‘Toyota’ por humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
-
VIDEO
Tiranë/ Përfshihet nga flakët fuoristrada në Unazën e Re
TIRANË- Një mjet tip furoistrad është përfshirë nga flakët në Unazën Re. Mësohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt elektrik në mjet.
-
VIDEO
Aktive në arenën ndërkombëtare në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, Shqipëria sulmohet nga gazetari i Putinit te tv rus
Qëndrimi i fortë i Shqipërisë, edhe si vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, kundër agresionit rus në Ukrainë dhe ndërmarrja e disa rezolutave për të dënuar Putinin dhe luftën e tij, nuk është pritur mirë nga rusët.
-
VIDEO
Tragjedia me 3 viktima në Klos, prokuroria çon për ekspertim telefonët e 2 adoleshentëve! Dyshohet se kanë fshirë mesazhet e shantazhit ndaj vajzës
Dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre, që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën 3 persona dhe mbeten 2 të plagosur në Klos.
-
VIDEO
Incidenti i mësuesit në Gramsh, pronari i lokalit: Na ra pa ndjenja në banak, e sollëm në jetë
Pronari i lokalit thekson se 37-vjeçari ishte paraqitur mbrëmjen e djeshme në lokal dhe nuk ndihej mirë. Nuk kishte zgjatur shumë minuta dhe profesori kishte rënë pa ndjenja në banakun e lokalit duke marrë dëmtime në kokë.
-
VIDEO
Alibeaj në krye të qarkut Fier? Berisha: Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion! Betejën brenda PS po e fiton Veliaj
Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se bashkimi i PD ka të hapur çdo mundësi.
‘Bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës përveç një rasti të veçantë që unë e kam bërë të qartë se përse. Nuk ka asnjë lloj diskriminimi. Përsa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi.’- u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës! Po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë! Është Makbeth
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, për akuzat e Ramës së në fakt opozita flet e ndikuar nga rublat ruse, Berisha tha se ky është një akt burracaku. Sipas Berishës, Rama po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë.
‘Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Kam tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë parlamentare në datën 11 në të cilën thotë se jemi dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Edi Rama ka qenë kryetar i PS ku deputetët e tij në parlament kanë votuar ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Edi Rama ka qenë 100 dakord me këtë. Po dëmton thellë. Shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoritoriteteve në Kosovë që të cilët nuk e frenojnë Edi Ramën. Po dëmton gjendje e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë. Është fushata e çmendur e Edi Ramës gjoja po i ndihmoj por po i dëmton palcërisht. Fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si një presion politik. Nëse Edi Rama do t’i ndihmojë le të caktojë një fond qeveritarë. Po për tu bërë mbrojtjen më të fuqishme. Edi Rama është njëri politik me interes apolitike djallëzore dhe po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë në radhë të parë jam Kosovar, nuk mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama kishte disa mënyra shumë më efiçente që të ndikonte pozitivisht që Kosova të anëtarësohet në KiE. Edi Rama po hedhën vallë në kurriz të atyre që janë në Hagë. Është Makbeth. Do Edi Rama të ndihmojë, ka Këshillin e Sigurimit.'- tha Berisha.