-
VIDEO
Organizonin lojëra fati, tre të arrestuar në Vlorë, një në kërkim
VLORË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë Vlorë, pas një aksioni të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Tre të arrestuarit u kapën në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, i cili ishte përshtatur për vënien e lojarëve të fatit.
-
VIDEO
FNSH dhe policia e Vlorës aksion ‘blic’ në qytet në kërkim të personave me precedentë! Deri tani dy të shoqëruar
Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion blic në Vlorë, mbështetur nga forcat e FNSH. Mësohet se policia ka shoqëruar dy persona, por ende nuk dihet shkaku.
-
VIDEO
Aksioni ‘blic’ në Vlorë, VIDEO nga momenti kur policia shoqëron dy personat, ishin në një makinë
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion, ku ka shoqëruar dy persona. Report Tv sjell videon nga momenti kur forcat policore dhe ato të FNSH shoqërojnë dy personat, të cilit ishin në një makinë.
-
VIDEO
Një person bien nga lartësia në Tiranë, ndërron jetë në vendin e ngjarjes
Një person ka rënë nga lartësia mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur jetë direkt.
-
VIDEO
Koktejl ‘ndërkombëtar’ për ditëlindjen e Sali Berishës, drejtuesit e ‘Republikës së Çamërisë’ urojnë: Edhe 100 si Baba i kombit
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot datëlindjen e tij dhe mbush 78 vjeç. Mes mesazheve dhe poezive që i kanë diskutuar ndjekësit e tij, ka edhe një ‘urim ndërkombëtar’.
-
VIDEO
Gjyqtari Gjermeni përjashtohet nga drejtësia pas 2 dorëheqjeve, liroi të ‘fortët’! Nga Ervis Martinaj te Lici dhe akuzat për lidhje me Aldo Baren
Komisioni i Vetingut ka vendosur ditën e djeshme të përjashtojë për 15 vite nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimi ka ardhur pas dy dorëheqjeve nga detyra të gjyqtarit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 25 maj të vitit 2022, Gjermeni paraqiti pranë KLGJ-së kërkesën për heqje dorë nga statusi i magjistratit, pra duke kërkuar largimin nga drejtësi. Në 26 qershor të vitit 2022, gjyqtari Gjermeni ka paraqitur një kërkesë në KLGJ duket u dorëhequr nga dorëheqja, ndërsa një javë më pas ka kërkuar përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja, e cila ishte pjesë e trupit gjykues që po shqyrtonte dosjen e tij.
-
VIDEO
10 gra u kapën si punëtore kanabisi, avokati: Kujtonin se do pastronin sherebelë! Kjo ngjarje tregon dramën e shoqërisë shqiptare
Një prej avokatëve të të akuzuarve për kultivim droge, shumica gra që vinin nga Tirana dhe rrethinat, për të pastruar kanabis, tha se një situatë e tillë tregon situatën ekonomike në Shqipëri që detyron nëna të merren me veprimtari të tillë të paligjshme për të siguruar bukën e gojës. Megjithatë avokati tha se shumica e grave punëtore kujtonin se do të pastronin sherebelë dhe janë kapur menjëherë sapo kanë mbërritur.
-
VIDEO
'Shtëpia e barit’ në fshatin Bardhaj të Shkodrës, Gjykata jep masat e sigurisë për 16 të ndaluarit! 2 në burg, 2 ‘arrest shtëpie’, punonjëset gra ‘detyrim paraqitjeje’
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 16 personat e arrestuar dy ditë më parë, të cilët kishin ngritur një ‘shtëpi bari’ në fshatin Bardhaj dhe përpunonin kanabis. Nga 16 të ndaluarit, 2 prej anëtarëve të familjes janë lënë në burg, ndërsa për dy anëtares gjykata ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’. Sa i përket 10 garave punonjëse, të cilat shkonin për përpunimin e kanabisit, gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitjeje’.
-
VIDEO
Aksident në aksin Laç-Thumanë, plagoset rëndë një 50-vjeçare
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Laç - Thumanë pranë Fushë-Mamurrasit. Mësohet se si pasojë e aksidentit, një grua rreth 50 vjeç ka mbetur e plagosur rëndë.
-
VIDEO
Homazh për Iranin në Berlin, Rama publikon VIDEON, këndohet ‘Bella Ciao’ në gjuhën perse
Nga Berlini ku po mori pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Evropian, Kryeministri Rama ka publikuar një video në tik tok ku i bëhet homazh 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, e cila u nda nga jeta teksa mbahej në arrest policor, pasi akuzohej se kishte vënë keq shaminë. Në Berlin është luajtur kënga ‘Bella Ciao’, himn i së majtës botërore, në gjuhën perse e kënduar nga një vajzë iraniane në nder të Mahsa Amini.
-
VIDEO
Berisha bëhet aktiv në Tik Tok, i tregon ndjekësve eksperiencën e hidhur dhe i fton t'i bashkohen PD: Do realizoni ëndrrat tuaja
Sali Berisha, ka falenderuar ndjekësit e tij në Tik Tok për urimet për ditëlindje. Ish kryeministri është bërë aktiv së fundmi edhe në këtë rrjet social, ku ka shfrytëzuar rastin e ditëlindjes për t’i kërkuar të rinjve që t’i bashkohen PD dhe të bëjnë realitet ëndrrat që kanë.
-
VIDEO
Del versioni i ri i aplikacionit ‘Tirana ime 2.0’, Veliaj: Teknologjia na jep transparencë, cilësia e ajrit në Tiranë shumë herë më e mirë sot
Bashkia e Tiranës ka prezantuar versionin e ri të aplikacionit "Tirana ime 2.0", i cili është rikonceptuar për t’iu përshtatur më mirë nevojave të qytetarëve. Ky version sjell një eksperiencë të përmirësuar në përdorimin e aplikacionit, krahas përditësimit dhe ridizenjimit të rubrikave ekzistuese si: Raporto, Paguaj Parkimin, Transporti, Turizimi, Trafiku, Harta e mbjelljeve të pemëve etj.