-
VIDEO
Avokatja shqiptare që preku Hagën dhe mbron Thaçin: Privilegj të punoj për çështje kombëtare! Procesi do zgjasë disa vite, uroj që gjyqi të nisë vitin tjetër
Report Tv sjell historinë e pedagoges dhe avokates shqiptare që mbron Grupin e Hashim Thaçit në Hagë e jep mësim në universitetin e Oksfordit në Angli e Havardit në Amerikë. Për të arritur këtu, Rudina Jasini thotë se i është dashur shumë punë dhe ambicie.
-
VIDEO
Vlorë, shkolla e rrënuar e Kërkovës me 20 nxënës! Asnjë investim prej 20 vitesh, fëmijët shkojnë për të studiuar rreth 10 km larg
Prej 20 vitesh nuk është kryer asnjë investim në shkollën e Kërkovës, ndonëse është një fshat me popullsi të madhe. Në godinën e amortizuar kanë mbetur 20 nxënës të fillores, ndërsa fëmijët e arsimit 9-vjeçar udhëtojnë çdo ditë drejt Vlorës.
-
VIDEO
Vdekja e turistes britanike në Sarandë, jehonë në mediat e huaja: Rebecca ndërroi jetë në duart e të dashurit
Lajmi i vdekjes së 29-vjeçares nga Britania e Madhe Rebecca Gannon, e cila u mbyt në det më 19 shtator teksa ishte duke marrë pjesë në një ekspeditë zhytjeje ka bërë jehonë në mediat britanike.
-
VIDEO
Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor, Balluku: U kemi shpëtuar qytetarëve 990 vite pritje në radhë!
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga samiti me vendet e Ballkanit Perëndimorë veçoi sesi vendi ynë, që prej vitit 2014 ka bërë transformime në fushën e digjitalizimit
-
VIDEO
'Kthejini aty ku i keni blerë' AKU paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni 'Wudy', kanë baktere të rrezikshme
Produktet Vudi kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin e Njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me bazë mishi, por ta kthejnë në pikat e shitjes, nëse e kanë blerë.
-
VIDEO
Një ekip i NATO-s në Shqipëri për sulmet kibernetike! Zv.ndihmës sekretari i Aleancës: Shqipëria s’është vetëm! Ministri: Jemi të mbrojtur, por duhet vigjilencë
Ministri Peleshi dhe zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai kanë dalë në një konferencë mbi situatën kibernetike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Appathurai tha se Shqipëria nuk është i vetëm përballë këtij sulmi.
-
VIDEO
Hapja e dosjeve, Bardhi: I japim fund diskutimit 30-vjeçar! Autoriteti i Dosjeve ta kishte trajtuar si fenomen, mos të kishte përmendur raste individuale
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se hapja e dosjeve jep fund një diskutimi prej 30 vitesh. Sipas tij, Autoriteti i Dosjeve duhej të ishte treguar më i kujdesshëm, pasi këtë çështje duhej ta kishte trajtuar si fenomen dhe jo të kishte përmendur raste individual, referuar nxjerrjes së emrit të ish-presidentit Ilir Meta.
“Përveç mbështetjes që i japim anëtarëve të autoriteteve të dosjes dhe askush s’ka të drejtë ti sulmojë dhe intimidojë, duhet të gëzojnë mbështetjen e kuvendit. Do kisha preferuar që çështjen ta mbante në kuadrin e fenomenit. Nga një fenomen u kthye në çështje individuale. Përgjegjësinë e ka Autoriteti i Dosjeve. Duke përdorur një emër apo individ të caktuar, që në shkresë dikush përmendet me emër dhe sikush me iniciale, na bën ne që kemi një qëllim të mirë. Të mos bëhemi pis dhe e gjithë iniciativa jonë të mos jetë e paragjykuar por të ketë një qëllim të mirë dhe ti japë fund një debati që zgjat prej 30 vitesh, do duhej që autoriteti të kishte treguar kujdes për të mos kthyer një fenomen në raste individuale. Ajo që tha Xhixho, mund të mos qëndrojë, por shpejtësia që ka vepruar autoriteti na vendos në një pozitë gjykuese. Nuk është ligj për ilir Metaj, është ligj për veprimtarinë e sigurimit të shtetit. Nuk ka emër pas këtij ligji, pastaj kush ka qenë bashkëpunëtor të ngrejë tymnajë sa të dojë. Por ne duhet të tregojmë kujdes që të trajtojmë fenomenin. Duke theksuar gjithë mbështetjen time për punën e autoritetit”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Zjarr masiv në token me ullinj në Patos të Fierit, flakët favorizohen nga era
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj ndërkohë që në këtë zonë ndodhen edhe banesa dhe puse nafte.
-
VIDEO
Grabitja e argjendarisë në Sarandë, Report Tv siguron videon ekskluzive! 30 sekonda iu deshën grabitësit, më parë kishte plagosur 2 adoleshtë
Ibrahim Duda grabiti një argjendari edhe pse ishte në arrest shtëpie në Sarandë pasi më parë kishte plagosur me pasoja të rënda 2 adoleshtë, 17 dhe 16 vjeçar.
-
VIDEO
Mblidhet Komisioni i Ligjeve, PS kërkon të futen në ‘sitë’ të gjithë politikanët, jo spiunë në Kuvend! PD: Të hapen të gjitha dosjet e ish-sigurimit
Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme dhe po shqyrton projektligjin e propozuar nga socialistët me anë të të cilit kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.
-
VIDEO
Tiranë/ Sekuestrohet 2 tonë naftë e kontrabanduar, vihet në pranga 47-vjeçari
Sekuestrohen 2 tonë naftë e kontrabanduar në Tiranë, vihet në pranga 47-vjeçari
-
VIDEO
Paraqitet në SPAK deputeti i PD-së Zef Hila
Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ende nuk bëhen me dije detaje për çështjen për të cilën është thirrur