-
VIDEO
Përfundon seanca për 2 rusët dhe ukrainasin e akuzuar për spiunazh, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën arrest në burg
Përfundoi seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës për kërkesën e bërë nga rusët dhe ukrainasi për lehtësim mase pas incidentit që ndodhi në Gramsh. Në fuqi u la vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva,
Pas seancës, Avokati i shtetasit Ukrainas, Saimir Vishaj tha se të tre të huajt duhet të ishin lënë të lirë, pasi nuk ka fakte për kriminalitet, ndërsa sipas tij, vetë Prokuroria e Elbasanit do e pushojë çështjen.
“Ishte një debat shumë i madh ndërmjet mbrojtjes dhe gjyqtarit. Përpara një vendimi ku nuk ka fakt kriminal. Te tre duhet të ishin të lirë sot, asnjë nga vendet e botës nuk është marrë me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së lartë me rekurs, e vetmja e drejtë që na u dha sot pas një maratone 2 orë e gjysmë. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim, duke i konsideruar të pafajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë, askush nuk mund të thotë për spiunazh. Mendoj se do të jetë prokuroria e Elbasanit që do ta pushojë këtë çështje herët ose vonë. Prova nuk ka për fakte kriminale”, u shpreh avokati Vishaj.
-
VIDEO
Do ekstradohet në Turqi apo jo? Apeli i Durrësit jep sot vendimi, bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer i qetë në sallën e gjyqit
Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të qytetit të Durrësit, merret vendimi për ekstradimin e Fatih Ozer, bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër, telefonata e fundit e babait me 19-vjeçarin vetëm 2 orë para se të vritej: Hajde në shtëpi se po errësohet
‘Hajde në shtëpi se po errësohet’. Kjo ishte telefonata e fundit e babait me 19-vjeçarin Erjon Xhenje vetëm 2 orë para se të vritej teksa po pinte kafe në një lokal në qytetin e Shkodrës. Ishte i ati që i kërkonte të kthehej në banesë pasi ishte vonë.
-
VIDEO
Regjistrimet e nxënësve në shkolla, anëtari i 'Rithemelimit': Sa më e bukur foto e Veliaj me fëmijët, aq më e madhe vjedhja
Anëtari i këshillit Kombëtar, Akil Kraja ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se vjedhjet e tij kanë ulur regjistrimet e fëmijve në shkolla. Kraja u shpreh se në sistemin arsimor shqiptar ka rënë me 208,426 vetë.
-
VIDEO
Ndotje alarmante e ajrit nga fabrika e bitumit në Tepelenë, Inspektorati i Mjedisit ‘harron’ të kontrollojë kompaninë ‘Cobial’
Fabrika e prodhimit të asfaltit në Tepelenë po shkakton ndotje masive të ajrit. Nis nga shqetësimi i banorëve, Report Tv iu drejtua Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit. Drejtuesi, Denis Vogli pranon se kompania "Cobial" nuk është kontrolluar prej 6 muajsh, por me marrjen e sinjalizimit do të nisë inspektimi për filtrat e ajrit.
-
VIDEO
Hakmarrje dhe përplasje mes bandave, 6 vrasjet e bujshme që tronditën Shkodrën në 9 muaj! Asnjë autor në pranga
Shkodra pa frikë mund të konsiderohet kryeqendra e vrasjeve pa autorë! Në 9 muajt e parë të 2022-shit janë ekzekutuar 6 persona. Të gjitha vrasje të pazbardhura nga Policia e Shkodrës, ndaj dhe saga e hakmarrjeve vazhdon ku së fundmi viktimë mbeti një 19 vjeçar.
-
VIDEO
Kërkuan lirinë në Apel, zhvillohet sot seanca për 2 rusët dhe ukrainasin që sulmuan uzinën e Gramshit
Dy rusët dhe ukrainasi që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para gjykatës. Ata kanë apeluar masën e sigurisë 'Arrest me burg', duke kërkura kështu një masë më të lehtë.
-
VIDEO
Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri 2021! Kishte lidhje me të dyja dhe dyshonte se njëra e tradhëtonte
Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës në përfundim të procesit pas ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë kryeqytetin në vigjilje të Vitit të Ri 2021. Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
-
VIDEO
Shpërthen bomoba e gazit në Has, plagosen nëna me të birin
Ka shpërthyer bombola e gazit në qytetin e Hasit ku është plagosur nëna dhe i biri.
-
VIDEO
U dënua për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë, ish gjyqtari i KPA Luan Daci kërkon në 'Kushtetuese' zhbërjen e vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit
Ish anëtari i KPA, Luan Daci kërkon sot në Gjykatën Kushtetuese heqjen e dënimit nga të treja shkallët e gjyqësorit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Daci kërkon zhbwrjen e vendimit tw Gkykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.
-
VIDEO
Kishte mbjellë kanabis në tokën e tij, arrestohet 28-vjeçari në Fier
Xhuljan Thomo, 28-vjeç ka rënë në pranga pasi kishte kultivuar kanabis në tokën e tij në fshati Grecalli.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 20 shtator 2022
Titujt e gazetave për sot, nga plani për të vrarë Albin Kurtin te pse Lulzim Basha duhet ta çojë në fund betejën e tij e deri tek fitore me gjak e Partizanit në Kukës.