-
VIDEO
Shkatërrohen 2 grupe mafioze në Spanjë, njëra shqiptare! 32 në pranga, sekuestrohet droga me vlerë 4,1 milionë euro në ishullin Ibiza
32 persona kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Ata ishin pjesë e dy organizatave kriminale, njëra me origjinë italiane dhe tjetra me origjinë shqiptare, të rëndësishme për trafikun e drogës që vepronin në ishullin Ibiza dhe në zona të tjera të Spanjës.
-
VIDEO
Jep dorëheqjen gjyqtari Artan Gjermeni, KLGJ miraton largimin nga detyra! Në 2019 la të lirë Ervis Martinajn për ngjarjen në ish-bllok me 1 të vrarë
Këshilli i Lartë Gjyqësor më 19 shtator deklaroi mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimi i KLGj-së erdhi pas dy kërkesave për dorëheqje nga detyra të dorëzuara gjatë muajve të fundit nga vetë Gjermeni. Ai tha se po hiqte dorë nga funksioni i gjyqtarit, pasi kishte vendosur të ndiqte një stad të ri në karrierën e tij, duke punuar si pedagog pranë një universiteti privat.
-
VIDEO
Lobimi rus/ Berisha: Basha mori 600 mijë euro, por i mbajti për vete, s'i ndau me asnjë nga PD
PUKË- Rikthimi i dosjes së lobimit rus të PD-së, Sali Berisha po e përdor si një “armë” për të sulmuar Lulzim Bashën, “ish-djalin e tij shpirtëror”, që e katapultoi në postet më të larta. Nga Puka në një bashkëbisedim me qytetarë të Pukës dhe Fushë Arrëzit, Berisha u shpreh se Basha i ka marrë paratë nga rusët, sipas tij për përfitime personale duke mos ia dhënë asnjë njeriu në PD.
-
VIDEO
Dosja e lobimit rus të PD,Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj: do e rihapja dosjen!
TIRANË- Elizabeta Imeraj, nëse sot do të ishte ende prokurore e Tiranës thotë se do të kishte hapur hetimet për dosjen e ‘lobimit rus’ nga Partia Demokratike, drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha. Në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Imeraj tha se pas publikimit të raportit nga SHBA që konfirmonte 500 mijë dollarët nga rusët dhënë PD-së, Prokuroria mund të nis hetimet edhe kryesisht, teksa vë theksin se kësaj radhe ajo do të kishte marrë dëshmitar shtetasin Nicolas Muzin, duke i plotësuar kërkesën këtij të fundit që të mos ndiqej penalisht në Shqipëri.
-
VIDEO
Dosja e lobimit rus të PD/ Imeraj në Report Tv: Nëse do isha prokurore do e rihapja dosjen!
Elizabeta Imeraj, nëse sot do të ishte ende prokurore e Tiranës thotë se do të kishte hapur hetimet për dosjen e ‘lobimit rus’ nga Partia Demokratike, drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha.
-
VIDEO
Sulmet kibernetike, Rama nga SHBA: Kemi nevojë që të punojmë të përmirësojmë sistemet tona! Ka fakte që u bënë nga Irani
Në New York, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Wake up America’, ku është ndalur edhe tek zhvillimet e aktualitetit në vend.
-
VIDEO
Qytetarja në Pukë: Më jep autorizimin dhe e zhduk Ramën! Berisha qesh: Votën e kemi plumb
PUKË- Një situatë e pazakontë është regjistruar në një takim që ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar me banorët e Pukës deh Fushë Arrëzit. Një prej banorëve i ka kërkuar leje Berishës, që ta autorizonte që të vriste kryeministrin Edi Rama. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i vetë Berishës i cili buzëqeshi, teksa po ashtu edhe turma nisi ta duartrokiste.
-
VIDEO
Studentët kërkojnë 100 euro mbështetje, Xhixho: Qeveria po e degradon arsimin, nuk u jep as sa Kosova
6 mijë studentë kanë zhvilluar një peticion “online”, nëpërmjet të cilit kërkojnë mbështetje për çdo student prej 100 eurosh. Partia e Lirisë, nëpërmjet deputetes Erisa Xhixho ka mbështetur peticionin dhe thonë se qeverisë do t’i kushtonte 12.5 milionë euro plotësimi i kërkesës së tyre, pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.
Ajo ka akuzuar qeverinë se i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për atë që e cilëson si bandën e inceneratorëve dhe se nuk ka 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit.
-
VIDEO
Britanikja gjen vdekjen në Sarandë/ Momenti kur nxirret nga bregu trupi i pajetë i të resë
Report Tv sjell videon nga momenti kur trupi i pajetë i britanikes Rebecca Gannon nxirret nga bregu. Ajo ishte një në ekspeditë, ku për fat të keq ndërroi jetë.
-
VIDEO
Veliaj kundër ndryshimeve të Reformës Territoriale: Nuk shoh arsye për t’u rikthyer te komunat
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur kundër ndryshimit të Reformës Territoriale. Në një intervistë për Report Tv, ai tha se nuk do ishte një zgjedhje e duhur rikthimi i komunave.
“Nuk ka arsye për t’u kthyer në minikomuna, rruga në Krabë, në Zall-bastar, nuk mund të bëhej, nuk besoj që del një njeri në komunë që thotë të dalin më vete”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Vizita në Uashington, Veliaj për Report Tv: SHBA në krah të Shqipërisë për sigurinë kibernetike! Më shumë investime amerikane në Tiranë
Një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është mbyllur dje, ndërsa Erion Veliaj e cilëson atë shumë të suksesshme në një intervistë për Report Tv. Veliaj thotë se marrëdhënie e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e jashtëzakonshme dhe se kjo marrëdhënie është përkthyer në disa vepra konkrete që e dëshmojnë.
-
VIDEO
Vlorë, zjarr i madh në ullishtet e fshatit Shën Vasil! Flakët shumë pranë banesave, banorët apel për ndihmë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishtet e fshatit në Shën Vasil, Bashkia Himarë.