-
VIDEO
Kujt ia shkeli syrin Grida Duma në Kuvend? VIDEO që po bën xhiron e rrjetit
Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kamera është fokusuar tek Grida Duma, gjesti i së cilës është bërë viral në rrjete sociale.
-
VIDEO
Deputetja Bozo për Report Tv: Projektligji ‘Urdhri i inxhinierëve’ jo politik, rregullon tregun! Hap rrugën për punë në Europë
Inxhinierët do të kenë të njëjtin status si kolegët e tyre në të gjithë Evropën. Urdhri i Inxhinierit, aktualisht i parashikuar në projektligj, shumë shpejt do të kaloj në Kuvend. Propozuesja e këtij urdhri, Luljeta Bozo, tregon benefitet kryesore që do të kenë inxhinierët, pjesë e këtij grupi, sapo ligji të marrë formë.
-
VIDEO
Në kërkim, por mori hakun e babait! Djali i Ismet Çekorjes të ekzekutuar në 2 shtator vrau 19-vjeçarin në Shkodër për hakmarrje
Zbardhet vrasja e 19-vjeçarit, Erjon Xhenje në Shkodër. Autor është 24-vjeçari, Bajram Çekorja, djali i Ismet Çekorjes, të ekzekutuar në 2 shtator. Pista kryesore e hetimeve, hakmarrja. Bajram Çekorja vijon të jetë në kërkim si i përfshirë në një tjetër atentat.
-
VIDEO
Hetimet për Mediun dhe dosjen Gërdeci, prej korrikut letërporosia e SPAK në SHBA! Kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit
Report Tv mëson se SPAK ka dërguar një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Diverolit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se letërporosia është dërguar që në muajin korrik, ku kërkohen informacione lidhur me takimet që ka pasur ai në Shqipëri, kontratën e blerjes së municioneve luftarake dhe lidhjen e tij me ‘Gërdecin’. Ato u kërkojnë hetuesve amerikan që ta pyesin ata për llogari të prokurorëve shqiptar.
-
VIDEO
Salianji: Berisha u ul në karriget e PS se po priste fjalën, nuk kishte ndonjë simbolikë! PD të bashkohet për zgjedhjet lokale
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thënë se Sali Berisha nuk donte të jepte një simbolikë kur u ul në karriget e mazhorancës në seancën plenare.
-
VIDEO
Përplasje në Kuvend/ Spiropali-Berishës: Flet për bashkim kur shkrepe 1800 plumba në bulevard! Spaho: Mos u tremb, ty nuk të vret njeri se nuk vlen
Me akuza dhe kundër akuza ndërmjet mazhorancës dhe opozitës e me tone të larta është shoqëruar seanca plenare ditën e sotme në Kuvend. Përplasja nisi mes ish-kryeministri Sali Berisha i cili hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk po mbështet qytetarët në krizën ekonomike e kryesisht mësuesit, ndërsa sipas tij çdo sektor po rrënohet dhe bëri thirrje për greva e protesta.
-
VIDEO
Nju Jork, Ministrja e Jashtme në takimin e Këshillit të Sigurimit: Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB në kuadër të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë. Ministrja theksoi se veprimet ruse janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara
-
VIDEO
I-Phone në bibliotekën e burgut, drogë, celular vetëm 6 cm, një tjetër i mbushur me sms! Çfarë gjeti policia në kontrollin blic, Report Tv siguron raportin
Telefona celulari të ndezur, gati për komunikim, ndonjë prej tyre i vendosur edhe në ambientet e përbashkëta si në bibliotekë siç ka ndodhur në Peqin, janë sende që rëndom i gjenden të burgosurve në burgjet e vendit. Report Tv ka siguruar raportin.
-
VIDEO
Mediu: Qeveria të bëjë transparencë! Investimet në Forcat e Armatosura dhe sigurinë kibernetike, masë e domosdoshme
Deputeti Fatmir Mediu ka folur në Kuvend për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë duke thënë se të gjithë duhet të bashkohen për çështjen e sigurisë kombëtare. Mediu i sugjeroi qeverisë që të bëjë transparencë dhe e cilësoi masë të domosdoshme investimin në forcat e armatosura dhe në sigurinë kibernetike.
“Të jemi seriozë për çështjet e sigurisë kombëtare. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk duhet të shohim vetëm çfarë mbrojtje na ofron por edhe çfarë partneriteti i ofrojmë ne. Duhet të shohim si mbrohemi vetë dhe më pas si na mbron NATO. Investimet në forcat e armatosura, në sigurinë kibernetike janë një masë e domosdoshme sot. Ndoshta ky debat që bëhet këtu do të ishte më mirë që qeveria ta bënte më transparente se Shqipëria është mbi gjithë secilin nga ne”, tha Mediu.
-
VIDEO
Nuk respektuan korsinë e lëvizjes, ‘Droni edukues’ kap në shkelje shoferët në Tiranë
‘Droni edukues’ kësaj radhe ka kapur në shkelje shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullin duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes.
-
VIDEO
Situata e zjarreve në Vlorë, prefekti Mamaj: Disa banesa në rrezik! Banorët të ndërhyjnë për të dhënë kontributin e tyre
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka folur për situatën e zjarreve duke i bërë thirrje banorëve që të ndërhyjnë për të parandaluar përhapjen e flakëve deri në banesa.
“Situata ka agravuar për shkak të erës. Reagmi i forcave zjarrfikse dhe ndërhyrjes nga ajri ka qenë shumë i shpejtë dhe po jep rezultatet e veta. Shpresojmë të bjerë intensiteti i erës që të kemi mundësi të identifikojmë pikat më të rrezikshme për të ndërhyrë dhe për të evituar djegien e ndonjë banese.
Forcat e tjera nuk mund të angazhojmë. Ky ka qenë reagimi i shpejtë. Janë forcat e pyjores, zjarrfikëset dhe ndërhyrja nga ajri që është më e shpejta e realizuar. Kemi 2-3 banesa që mund të rrezikohen, por prej rrethimit me rrugë makine, besoj se nuk do të kemi probleme. Nesër do të identifikojmë sa rrënjë ullinj janë dëmtuar. Ne po vlerësojmë situatën për ndërhyrje me zjarrfikëse dhe vullnetarë.
Të gjithë këta vullnetarë, banorët e zonës duhet të ndërhyjnë për të dhënë kontributin e tyre. Organet ligjzbatuese kanë hapur çështjet penale për të gjithë zjarret që janë në qarkun e Vlorës”, tha prefekti Flamur Mamaj.
-
VIDEO
FBI dhe CISA raport për sulmet kibernetike në Shqipëri: Hakerat iranianë kanë pasur akses në portalet qeveritare prej 14 muajsh
Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje për sulmet kibernetike të Iranit kundër Shqipërisë.