-
VIDEO
Ilir Meta: Nesër do të paraqes në prokurori kallëzime të reja për falsifikimet idiote
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se ditën e nesërme, avokati i tij do të paraqesë në prokurori kallëzime të reja për ato që i quan falsifikime idiote. Për këtë i referohet dosjes së Autoritetit të Dosjes që përmend Ilir Metën si bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit.
“Ju e dini që kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe gjithë kukullave të tij tek autoriteti i manipulimit të dosjeve dhe në arkiva të tjera shtetërore. Falsifikimi është bërë evident e kam bërë kallëzim penal për anëtarët e këtij autoriteti që ia kam adresuar dhe SPAK.
Dje jam njoftuar nga SPAK që e kanë kaluar për kompetencë te Prokurorisë dhe hapi i dytë i imi ka qenë pajtimi apo zgjedhja e një avokati jo mbrojtës por sulmues, e ky është Genc Gjokutaj, sulmues se ne jemi në sulm, se jemi kallëzues, jo të kallëzuar për këtë çështje e nga nesër Gjokutaj do paraqitet në prokurori se kemi kallëzime të reja shtesë për falsifikimet e tjera idiote që kanë bërë këta duke shkelur ligjin e duke falsifikuar materiale ordinere.
Dekomunistizimi dhe denazifikmi i Shqipërisë fillon me shporrjen e Ramës dhe kukullave të tij, kudo qe ndodhen me rivendosjen e shtetit te se drejtës, kushtetshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias e gazetarëve”, u shpreh Meta.
-
VIDEO
PS e PD nismë për ish spiunët, Meta: Ne duam testin e drogës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të këmbëngul që kryeministri Edi Rama të bëjë testin e drogës. Ai thotë se është e nevojshme që përveç drogës të bëhet edhe kontrolli i shëndetit mendor e psiqik.
“Partia e Lirisë dhe Petrit Vasili mund t’u njohë me nismat për integritetin e personave publikë ku përveç kontrollit të shëndetit mendor e psiqik që është emergjent në mënyre të veçantë për kryeministrin aktual sjellja e fundit është skizofrenike në gjithë dimensione e saj e po kështu për testin e drogës për gjithë politikanët e iniciativa të tjera”, tha Meta.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, konfliktohen 2 të rinj! Nuk ka të lënduar
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne. Dy të rinj në Shupenzë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri.
-
VIDEO
Drejt Kukësit duke transportuar kundrejt parave 50 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Tiranë! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre
3 persona janë arrestuar pasi u kapën në rrugën “7 Nëntori” në fshatin Mëzez duke transportuar 50 emigrant të paligjgjshëm me qëllim sigurimin e kalimit të paligjshëm të kufirit me destiancon vendet e BE-së.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime! Ergys Verdho: Do furnizohemi me anijet që prodhojnë energji! Sasia e parë vjen në nëntor të këtij viti
Pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime. Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji.
-
VIDEO
Merr flakë në lëvizje, digjet makina në Vlorë! Shpëton drejtuesi i mjetit
Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje rrej orës 08: 20 në autostradën "100 vJETORI" në afërsi të fshatit Panaja.
-
VIDEO
Kanabis në formë boçe dhe armë në ‘Audi’ e ‘BMW’, pranga 3 të rinjve në Durrës! VIDEO nga momenti i operacionit
3 persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur me armë dhe me drogë në qarkun e Durrësit.
-
VIDEO
Parandalohet krimi në një familje në Kamzë! Dhunoi dhe kërcënoi gruan më armë, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)
Një 37-vjeçar i identifikuar si Marash Mexhaj është arrestua pasi ka dhunuar bashkëshorten e toij dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.
-
VIDEO
Rita Ora më 6 shtator koncert falas në Tiranë! Zbulon projektet e radhës: Në janar 2023 publikoj albumin e ri
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur në Shqipëri. Më 6 shtator do të dhurojë koncert falas në Tiranë.
-
VIDEO
Partia e Metës nis nga Korça përgatitjet për 'Vendore 2023', Blushi: Në unison me PD-në e Berishës! Kandidatët nga baza
Partia e Lirisë nisi nga Korça takimet e para përgatitore për zgjedhjet vendore të 2023. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se janë në koordinim të plotë me Partinë Demokratike të Sali Berishës ndërsa sqaroi sesi do të zgjidhen kandidatët.
-
VIDEO
'Je koka e krimit, jep dorëheqjen', si Meta dhe Berisha harruan akuzat ndaj njëri-tjetrit dhe u bashkuan për protesta
Aleanca Sali Berisha-Ilir Meta është ironizuar nga ish deputeti Halit Valteri, i cili përmes një videoje kujton përplasjet në parlament dhe bashkimin për të sjellë opozitën e fortë në vend.
-
VIDEO
BMW zgjedh Shqipërinë, nis sot gara ndërkombëtare GS Trophy 2022! Kryeministri Rama poston votot
Gara ndërkombëtare GS Trophy 2022 do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo garë e rëndësishme, ndërsa u shpreh se BMW zgjedh këtë herë Shqipërinë për turin e vet më të rëndësishëm GS TROPHY 2022.