• VIDEO

    Sesioni i ri parlamentar dhe bashkëpunimi me opozitën, Kim në Kryesinë e Kuvendit, takim me Nikollën e Gjekmarkaj

    Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla do të zhvillojë një takim në ambientet e kuvendit me Ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Takimi do të zhvillohet në orën 13:30.

  • VIDEO

    ‘Air Albania’ e pezulluar në QKB! Burime nga kompania: Çështja e procedurave, s’ndikon në aktivitet! Sot iu dërgohet formulari i saktë

    TIRANË- Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Report Tv bën me dije se kjo është thjesht një çështje procedurale e që nuk  ndikon aspak në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Sipas burime nga kompania aktiviteti i fluturimit të ‘Air Albania’ vijon pa asnjë ndërprerje, duke iu drejtuar qytetarëve që të mos shqetësohen.

  • VIDEO

    Ish-kryepolici tha se 14 kriminelë u arratisën se operacionet u dekonspiruan, Çuçi: Do nisë hetim i thelluar, në pyetje edhe Gledis Nano

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit Gledi Nanos, se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve

  • VIDEO

    Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë

    Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë. 

    "Muhamet Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit", tha ministri Bledi Çuçi.

  • VIDEO

    Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, Ministrja e Jashtme: Sulmi ishte i paprovokuar! Jemi konsultuar me aleatët për vendimin

    Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se vendimi për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin ishte drastik, por sulmi ishte i paprovokuar. Xhaçka tha se Shqipëria është konsultuar me aleatët e NATO-s si dhe partnerët Europiane.

    ‘Shqipëria ka ndërprerë sot marrëdhëniet diplomatik me Republikën Isalmike të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik që ndodhi në korrik. Ishte një sulm i paprovokuar pa asnjë shkak kundër një vendi anëtar të NATO-s si dhe kandidat në BE. Ky përbën një hap drastik, por për fat të keq agresivitetin i sulmit dhe faktin që ky sulm ishte i paprovokuar nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër. Jemi konsultuar me aleatët në NATO si partnerët Evropiane. U kemi kërkuar mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë dhe për të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë.’- tha Xhaçka.

  • VIDEO

    Debati Mziu-Ndreu: Mos më bëj mua si papagall, më lër të flas o shoku polic! Ti je dru fare nga shifrat

    Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

    Gjatë diskutimeve në Komisionin e Reformës Territoriale, Mziu iu drejtua Ndreut duke thënë se ai nuk merr vesh nga shifrat për numrin e punonjësve në Bashkinë Lezhë ndërsa përdori edhe termin “papagall” në drejtim të tij.

    “Mos më bëj mua si papagall. Më lër të flas. O shoku Pjerin. O shoku polic. Ku merr vesh nga shifrat ti. Ti je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale nxori në pah edhe probleme që vijnë për shkak të asaj që kërkohet.

    Do të kërkoja mendimin e atyre që realisht kanë informacion për funksionimin e pushtetit vendor. A nuk do ishte normale që delegimi i kompetencave të jetë për të bërë listëpagesat. A nuk mundet që pushteti vendor të funksiononte si Kosova apo vendet e tjera të rajonit. Që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar deri te vendosja e drejtorëve”, tha Mziu.

  • VIDEO

    Sulmi kibernetik, Rama: I gjithë stafi i ambasadës së Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria

    Kryeministri Edi Rama tha se qeveria i ka dërguar notë zyrtarë ambasadës së Iranit dhe i ka kërkuar largimin brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfire edhe personelin e sigurisë. 

    ‘Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfire edhe personelin e sigurisë. 

    Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, është në proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.

    Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t'i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Ezkekutimi i Ruzhdi Hoxhës, prokuroria e Tiranës mbyll hetimet! Çon në gjykatë me akuzën e vrasjes e fshehjes së kufomës Fredi Rrushin

    Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe me pas ekzekutimin e Ruzhdi Hoxhës, dhe ka çuar për gjykim të dyshuarin Fredi Rrushi, me akuzën e vrasjes sipas nenit 78 te kodit penal.

  • VIDEO

    Test droge dhe për agjentët e AMP-së! Kush refuzon, përjashtohet automatikisht! Paralajmërimi: Kujdes me rrjetet sociale

    TIRANË- Qeveria miraton rregulloren e funksionimit të Agjensisë së Mbikëqyrjes policore. Sipas kësaj rregullore, testit të drogës do t’i nënshtrohet dhe agjentët e AMP-së.

  • VIDEO

    Arrestohen 2 persona në Fier! 45-vjeçari mbante pistoletë pa leje, 42-vjeçari kultivonte kanabis në tokën e tij

    Dy persona janë arrestuar në Fier të mërkurën, njëri për armëmbajtje pa leje, ndërsa tjetri për kultivim kanabisi.

  • VIDEO

    Sot emërohet pasuesi i Gledis Nanos! Çuçi dërgon në qeveri emrin e Muhamet Rrumbullakut

    TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dërguar në mbledhjen e qeverisë emrin e Muhamet Rrumbullakut për t’u emëruar si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

  • VIDEO

    11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, mes tyre edhe Armela Murati, pilotja e parë shqiptare

    11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kjo është një dëshmi e rritjes dhe fuqizimit të Forcës tonë Ajrore pjesë e FA të Republikës së Shqipërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv