-
VIDEO
Ekzekutimi i Ismet Çekores në Shkodër, përjashtohet pista e hakmarrjes nga Alban Bruçi! Në hetim aktiviteti i mëparshëm i viktimës dhe djalit të tij
Vijojnë hetimet për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër 2 ditë më parë pranë banesës së tij. Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka përjashtuar nga hetimet për vrasjen e Ismet Çekorjes, hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 Gushtit
-
VIDEO
E diela pa makina në Fier, ja rrugët ku policia ndalon qarkullimin për automjetet
Sot, e diel, do të jetë dita pa makina në Fier, ku qarkullimi i automjeteve është i ndaluar në disa rrugë.
-
VIDEO
Faturim kromi në vend të duhanit, dosja në SPAK, 17 të kallëzuar për hapje të e 100 kompanive fantazmë! Mashtrim e vjedhje, në krye Xhevdet Hyseni
Ka përfunduar në SPAK një nga dosjet më të pazakonta të mashtrimit të dyshuar me TVSH-në, falsifikimit, qarkullimit të parave, korrupsionit, hapjes së 100 kompanive në emra që nuk ekzistojnë dhe në emra që nuk kanë fare dijeni, përvetësimit të licencave etj., ku të implikuar dyshohet se janë biznesmenë, politikanë, deputetë, ekspertë kontabël, zyrtarë të tatimeve dhe bosë të kromit.
-
VIDEO
30 vite pa investime, periferia e Laçit e shkatërruar, banorët: Nuk dimë ku të ankohemi
Pluhur, rrugë të paasfaltuara, me gropa si dhe mbeturina të hedhura vend e pavend. Kjo është pamja me të cilën përballesh në periferinë e qytetit të Laçit. Banorët ngrenë shqetësimin se mungesa e infrastrukturës rrugore është një problem që e vuajnë prej 30 vitesh. Lëvizja për ta është mjaft e vështirë, pasi në verë mbizotëron pluhuri ndërsa në dimër balta.
-
VIDEO
Lulzim Basha sërish në Holandë, filmohet me gruan në një kantier ndërtimi
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sërish në Holandë.
Basha ka kryer studimet universitare në Holandë ku ka nisur edhe dashurinë me partneren e tij Aurelën.
Ai është filmuar në Amsterdam të Holandës pranë një kantieri ndërtimi ku shfaqet pranë bashkëshorters.
-
VIDEO
Aksident në Frakull të Fierit, 4 persona të plagosur! Mjeti i bërë ‘copash’
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Frakull të Fierit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.
-
VIDEO
U sulmuan me armë, 2 policët në Vlorë po lëviznin me makinë me xhama të zinj! Dëshmia: Mendoi se i bëmë pritë e na qëlloi! Në kërkim autori me 3 emra
VLORË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku protagonistë kanë qenë 2 efektivë policie dhe një trafikant droge. Report Tv mëson se i riu, i identifikuar me 3 emra Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj ka qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po udhëtonin 2 policët, Angjelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë. Dëshmia e vetme e siguruar deri më tani është ajo e efektivëve, që iu kanë thënë kolegëve të tyre “se kanë parakaluar makinën ”Volkswagen”, autori ka menduar se i bënë bërë pritë dhe prandaj i ka qëlluar”.
-
VIDEO
Unaza e Madhe, hapet për qarkullim nënkalimi dhe rrethi i ri te TEG-u, Rama: Çliron ngërçin e trafikut! Ministrja e Infrastrukturës: Gati 85% e punimeve
Është hapur unaza e re për qarkullin e nënkalimit dhe rrethi i ri i TEG, Rama shkruan se kjo vepër e rë infrastrukturore ccliron ngërcin e madh të krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan.
-
VIDEO
Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare, ministri i mbrojtjes: Kontribut për modernizimin e FA
40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobusë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale
-
VIDEO
Hakerimet/ Në rast risku apo sulmi masiv, Shqipëria mund t’i çojë të dhënat te një shtet tjetër
Sulme kibernetike si ai ndaj e-Albania, Shqipëria do i investigojë në bashkëpunim me ekspertë europianë duke synuar gjetjen e provave për të zbuluar hakerët. Në rast risku apo sulmi masiv, Shqipëria mund t’ia transferojë të dhënat një shteti tjetë për të mbrojtur informacionet konfidenciale.
-
VIDEO
Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, kamerat kapën autorin me motor! Shoqërohet Alban Bruçi, ndaj tij dyshohet se qëlloi djali i viktimës
Një person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i vrasjes së 57 vjecarit Ismet Çekorja. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen “Guerrilë” aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjecari Ismet Çekorja.
-
VIDEO
Vidhnin biçikleta në Tiranë, në pranga hajduti, 2 në kërkim! 50- vjeçari që i blinte nën hetim
TIRANË- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vidhte biçikleta në Tiranë së bashku me 2 shokët e tij. Bëhet fjalë për të riun, Erjon Korteshi