• VIDEO

    Rama inspekton Unazën e Re në Berat: Sapo ka përfunduar puna! Rritet ndjeshëm frymëmarrja e qytetit

    Në shoqërinë e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, dhe të kryebashkiakut të Beratit, Rama ka inspektuar sot punimet në qytetin e Beratit për Unazën e Re. Kreu i qeverisë në një postim në Facebook ndau me qytetarët tha se sapo ka përfunduar puna

  • VIDEO

    Akuzat e Metës për djegien e mbeturinave, Arbana për Report Tv: Zjarre të qëllimshme, që të thonë i vuri bashkia

    Elton Arbana, kryetar i bashkisë së Shijakut ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, se bashkia po djeg tonelata me plehra duke ndotur mjedisin.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 6 shtator 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Kurti 100 euro çdo muaj për qytetarët e Kosovës e Rama mban "Ballkanin e Hapur" te Rama dhe tri opozitat e deri tek "shkëndija" në Champions me PSG-Juventus.

  • VIDEO

    Shpërthen transformatori në një fshatit të Gjirokastrës, zjarri lë në terr banorët e zonës

    Një shpërthim është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Shën Todhër të Gjirokastrës. Për pasojë, shpërthimi ka nxitur një zjarr i cili është lokalizuar nga zjarrfikësit e zonës.

  • VIDEO

    Durrës/ 65-vjeçari, plumba kallashnikovi në drejtim fqinjit të tij 40-vjeçar, arrestohet pak orë më pas

    Një 65-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi qëlloi më kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij 40-vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar i pa dëmtuar. Policia e Durrësit njofton se i moshuari Latif Paja kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, por shtetasit Klajdi Jakupi, 40 vjeç, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

  • VIDEO

    Berisha akuza Ramës për vizitën në Beograd: Ai Shqipërinë e do serbisht

    Nga oborri i Kuvendit, Sali Berisha paralajmëroi sot për protesta “të fuqishme” kundër Qeverisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Berisha nuk dha datë për nisjen e protestave, por tha se opozita do të mblidhet për të përcaktuar detajet e organizimit.

    “Do të ketë protesta të fuqishme. Do të mblidhet fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, do të miratojë një agjendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave shqiptarë. Largimi i mazhorancës është shpëtimi i Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

    Gjatë deklaratës për mediat, Berisha e cilësoi kryeministrin Rama si “armikun më të egër të Shqipërisë”, ndërsa tha se me vizitën e tij të fundit në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama “dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht”.

    Më tej, Berisha la të kuptohet se Rama do të dënohet me shumë vjet burg për vjedhjet që ka bërë gjatë qeverisjes, gjë që do e “pengojë” për të shkuar në Beograd, ku sipas Berishës “ka vendin”.

    “Armiku i egër për çdo shqiptar është Edi Rama. Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë. Rama ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht dhe atje do të shkojë, nëse e lejojnë. Ai duhet të japë llogari për të gjitha vjedhjet para ligjit shqiptar, ato vepra penale bëjnë shumë dekada dënim për Edi Ramën”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Sesioni i ri parlamentar, Mediu: Kuvendi t’i kthehet rolit kushtetues, jo apendiks i qeverisë

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka nisur fjalën e tij në këtë sesion të ri të parlamentit duke radhitur detyrimet si parlamentarë e politikan, për të ‘shpëtuar’ vendin nga korrupsioni e krimi. Sipas Mediut, Kuvendi duhet të kthehet në rolin kushtetues, jo apendiks i qeverisë.

  • VIDEO

    Sesioni i ri, Begaj-deputetëve: Vendi ka nevojë për dialog politik, mbështesni reformat integruese! Kujdes me korrupsionin, duhet reformë zgjedhore

    Dialog politik dhe gjithëpërfshirje, mbështetje të pakursyer reformave jetike dhe negociatave me BE-në, luftë korrupsionit, reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe përgjegjshmëri ndaj detyrës në këtë situatë globale! Të gjithë këto ishin porositë e Presidentit  Begaj për 140 deputetët e Kuvendit në nisje të sesionit. 

    • VIDEO

      Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me vlerë 2 euro me portretin e Nënë Terezës

      Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi.  Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian. Ky imazh  pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve”.

    • VIDEO

      Rita Ora viziton 'Shtëpinë e Ngjyrave' në Tiranë: E nderuar që jam këtu! Veliaj: Inkurajim për të gjithë ata që u shërbejnë fëmijëve në nevojë

      Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë, dhe Ambasadore e UNICEF UK, vizitoi sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre,

    • VIDEO

      26-vjeçari i humbur në Bjeshkë, i afërmi: Ju përgjërohemi na ndihmon me dron ose helikopter ta kërkojmë! Mendojeni si djalë deputeti, jo një fukara

      Vullnet Beluli, i afërm i 26-vjeçarit Meledin Adili nëpërmjet Report Tv ka bërë apel për ndihmë që të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo helikopter. Ai thotë se territori në Bjeshkë është shumë ië vështirë dhe kjo u vështirëson edhe kërkimet.

      “Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me vetëtima, ne u larguam se moti ishte shumë i keq, kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shtetit, ju lutem ju përgjërohem, se është një djalë i ri 26-vjeç, llogariteni sikur është fëmija e e një deputeti, edhe pse ne jemi fukarenj dhe dilnim dhe mbledhim boronica.

      Sado ta njohësh rrugën, humbësh, ka shkëmbinj të mëdhenj, ka humnera, kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve, deri tani kërkimet e policisë, në këtë zonë duhet të kërkojnë në bjeshkën e Brodit, Kazanet e Brodit, bjeshka është e pafundme. Ai ka numër telefoni, nuk i shkon zilja, si mund ta gjejnë me GPS, ai ka dalë për copë buke. Policia e Kosvës ka ndërhyrë me makina, po me makina nuk lëvizet, se duhet ecur me këmbë, bjeshka është e rrezikshme nuk shihet njeriu me njeriun, prej mjegullës. Edhe në korrik është moti i paqëndrueshëm, është lartësi mbi 1600 metra”, tha ai.

    • VIDEO

      16 të ekzekutuar në gusht, muaji me më shumë të vrarë në 5 vite

      TIRANË- Gushti u mbyll me një bilanc të frikshëm të ngjarjeve kriminale. 13 të tilla u regjistruan në vend, me 16 të vrarë. Muaji i tetë i vitit 2022 shënon rekord të viteve të fundit për vrasjet, dhe krahasuar prej 2017-ës, krimet janë trefishuar.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv