-
VIDEO
Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi i hapur për qarkullim, Rama poston videon
Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është i hapur për qarkullimin e automjete prej të premtes. Kryeministri Edi Rama publikoi një video të kësaj rruge, në Facebook.
-
VIDEO
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat sapo ishin kthyer nga Italia! Ish-dhëndri i dënuar në Itali për dhunë, kishte 6 vite që ishte divorcuar nga gruaja
Vrasja e dyfishtë ndodhi në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ku ish-dhëndri, pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, ka shkuar në banesën e Pjerin Përjakut dhe i ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur atë dhe djalin e tij.
-
VIDEO
Po udhëtonte me bashkëshorten e dy fëmijët, 33-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me tabelën në aksin Fier-Vlorë! Vdes 6-vjeçari
VLORË- Një fëmijë 10-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.
-
VIDEO
Vrasje e dyfishtë në Lezhë, dhëndri u shkon në shtëpi dhe vret ish-vjehrrin e ish-kunatin! Në kërkim autori
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku ish-dhënri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin.
-
VIDEO
Kapet me drogë dhe vaj kanabisi në makinë, arrestohet ish-polici në Korçë
-
VIDEO
Fermeri ndez zjarr për të djegur ferrat, flakët i dalin jashtë kontrollit! Shkrumbohen dhjetëra rrënjë ullinj në Berat
Një zjarr ka përfshire një plantacion me ullinj mesditën në fshatin Çiflik të njësisë administrative në Otallak. Fillimisht zjarri është shfaqur në me ferra dhe drizat përreth pemëve dhe më pas era ka favorizuar dhe flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullinj.
-
VIDEO
Kosto e lartë, por pa treg! Kalbet shalqini në Torovicë, fermeri: Këtë vit kam mbjellur më pak se nuk shitet
Për shkak të mungesës së vaditjes, fermerët që e kultivojnë kanë përgjysmuar prodhimin e këtij fruti. Ata thonë se problem kryesor kanë gjetjen e tregut të shitjes.
-
VIDEO
Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni ndjesë! Veliaj: Kënga, satirë ndaj regjimit! Luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD
Festivali 'Sunny Hill' është vendosur në qendër të vëmendjes, kjo pasi mbëmjen e djeshme në natën finale të saj, u shfaq flamuri me yllin komunist. Nuk dihet qëllimi i vendosjes së këtij flamuri, po kjo ka sjellë reagime të ashpra nga opozita.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Punimet në ujësjellësin e Memaliajt nisën pa u shpallur fituesi i tenderit! Rama e përdori për fushatën elektorale të 25 prillit
Partia e Lirisë ka denoncuar sot, një skandal, siç ata e quajtën, për ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë. Në një konferencë për shtyp, Partia e Lirisë thotë se punimet e ujësjellësit janë nisur ende pa u shpallur fituesi i tenderit. Dhe e gjithë kjo sipas tyre është përdorur vetëm për fushatën elektorale të 25 prillit 2021.
-
VIDEO
Atentati i dështuar në Shkodër/ Flet babai i autorit të dyshuar: Ai s'ka lidhje! Djalin tim e kanë frikë bandat dhe duan ta mbajnë në burg
SHKODËR- Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores i arrestua për atentatin ndaj Alban Bruçit është shprehur se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhet në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policisë.
-
VIDEO
Meta: Kryeministrja e Finlandës për një video që kërceu kërkoi falje, me denoncimin e ujësjellësit të Memaliajt duhej të jepeshin 2 dorëheqje
I pyetur lidhur me dosjet që janë gati për Edi Ramën, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka thënë thjesht se janë të vërteta ndërsa i është rikthyer edhe njëherë denoncimit të ujësjellësit të Memaliajt. Duke iu referuar kryeministres së Finlandës dhe ndjesës së saj publike, Meta tha se pas këtij denoncimi duhej të jepeshin dy dorëheqje.
‘Mendoj se për këtë ka vetëm dosje dhe janë të vërteta të montuara, të pa falsifikuara. Do të kemi ditë të reja por do t’iu lutesha të ktheheshit te rasti flagrant. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend të BE dhe NATO-s. Ajo kryeministrja e Finlandës, vetëm se kërceu kërkoi falje, jo më me këtë video duhet të ishin dhënë dy dorëheqje.
I pyetur për shtatorin në të cilin ka paralajmëruar protesta, meta është shprehur se vendi ynë është çdo ditë në protestë.
'Nuk është kjo çështje më e rëndësishme, Shqipëria është çdo ditë në protestë, e vetmja protestë që s’duhet të ndodhë është largimi i shqiptarëve nga vendi. Për ta lënë këtë vend pa mbrojtje. Ky është vendi i shqiptarëve dhe zgjidhja nuk është emigrimi.
Sipërmarrja shqiptare është në këtë gjendje sepse nuk ka më garë dhe tenderë.'- tha Meta
-
VIDEO
Meta-qytetarëve: Drejtësia e kapur në fyt nga Rama, të bëhemi bashkë dhe të kthejmë rendin kushtetues
Kreu i partisë së Lirisë në një konferencë për mediat tha se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama. Meta u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në nismat opozitare që t’i kthejnë vendit rendin kushtetues.
“Nuk është faji im që nuk besoj, i kemi dhënë shumë besim drejtësisë kur kemi parë që është kapur me fyt nga Rama. Zgjedhja e kryeprokuroret. Jemi përpjekur t’i japim kurajo që të dalë nga kthetrat e Tiranës, i kemi dhënë fakte, denoncime, prova konkrete, nuk është faji jonë nëse ajo vazhdon të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Drejtësia është monopol i popullit të Shqipërisë. Shpresoj të mos Shkojmë në një kurs të përplaset populli me drejtësinë. Drejtësia do përplaset me këtë dhunues të ligjeve që shkel hapur ligjet shpërdoron detyrën, barazinë në tendera. Drejtësi ka patur dhe ka në çdo kohë. Drejtësia që do vijë do e lartësojë këtë vend. Kush dëshiron të bëhet pjesë e drejtësisë që vjen është i mirëpritur dhe i nxitur të bëjë punën e tij”, tha Meta.