• VIDEO

    Emigrantët kthehen në Greqi, fluks në doganën e Kapshticës

    Fluks është regjistruar edhe në doganën e Kapshticës, kryesisht në dalje të vendi për në shtetin fqinj, Greqi. Sipas informacioneve nga policia kufitare bëhet e ditur se aktualisht po punohet me 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Sportelet sipas autoriteteve po alternohen gjatë ditës në varësi të fluksit të lëvizjeve. Për datën 26 gusht në Kapshticë, kanë hyrë 3113 shtetas dhe kanë dalë 3655.

    •  
  • VIDEO

    Veliaj: Krenar për triumfin e Florianit në Tiranë, pas saj fshihet shumë punë e mund

    Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Floriani mund të kishte zgjedhur çdo arenë, në çdo vend të botës, por zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të triumfuar. Kryebashkiaku tha se pas një fitoreje të madhe, ka shumë punë, mund dhe djersë.

  • VIDEO

    Marku: I thash mamit: Tani s’do të punosh më sa të kesh djalin gjallë se kam hedhur poshtë flamurin

    Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në dert ë tij, boksieri Florian Marku ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur këtu ku është sot. Pavarësisht peripecive dhe ofertave që i kanë ofruar, Marku tha se kurrë nuk e ka hedhur poshtë flamurin shqiptar.

    “Nuk jam mësuar me të tilla gjëra, ëndërr që është bërë realitet, të jem këtu dhe gjithë Shqipëri dh të gjithë të më shohin mua s’di ca të them. Siç e keni parë karrierën time kam qenë realisht dhe ashtu do ngelem. Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Të çarat janë të vogla, ja kam nisur karrierës në Greqi, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione në Greqi, në Austri po shut, katër herë titullin kampion bote në kick boks. Kisha karrierë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë, njerëzit mendojnë se është fat", tha ai. 

  • VIDEO

    Rama në ceremoninë e Florian Markut përmend rastin e Ilir Sulit: Riciklohet sikur ka ndodhur sot! Kampionët botërorë do bëhen kolonelë me ligjin e ri

    Gjatë ceremonisë për nderimin e Florian Markut, kryeministri Edi Rama përmendi rastin e Ilir Sulit, për të cilin është akuzuar se qeveria e tij nuk e ka mbështetur. Rama tha se qeveria ka vepruar sipas mundësive, dhe tashmë po përmirësohet gjithnjë.

    Kryeministri bëri me dije se në shtator do të propozohet një ligj i ri që u jep grada kampioneve botërore, duke i bërë kolonelë që do të punojnë në Ministrinë e Brendshme.

    “Një video e një kohe të mëparshme kur ai ishte lënë pas dore riciklohet sikur të kishte ndodhur sot. Atëherë këto kanë qenë mundësitë, teksa rrisim mundësitë rrisim edhe progresit, ndërkohë që jemi në vazhdimësi të hapur për t’u përmirësuar dhe sot kemi një ligj për të propozuar në Parlament për t’u dhënë grada sportistëve kampionë, ku këta do të jenë kolonelë e do të paguhen si kolonelë. Do të punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes në një strukturë mentorësh të ushtarëve dhe oficerëve për t’iu ushqyer atyre frymën e kampionit, dhe shpirtin e fituesit, ambicien”, tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Nga gjyshi i internuar e prindërit në emigrim, Rama rrëfen si e arriti suksesin Florian Marku

    Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, Edi Rama foli mbi historinë familjare të boksierit. Prindërit e Florian Markut emigruan jashtë vendit, kështu që boksieri thotë Rama u bë ndër ata emigrantë të shumtë që e bëjnë Shqipërinë krenare.

    “Gjyshi ka shkuar në zonën e Myzeqesë pasi ishte i internuar. Floriani me prindërit shkuan në emigracion në Greqi që të vegjël ku filloi karrierën, më pas në Austri dhe shpërthimin e pati në Britaninë e Madhe. Atje ne nxjerrim në pah shembuj suksesi. Ka shqiptarë që bëjnë sukses edhe si kuzhinierë, ndërtues apo pronarë biznesesh të vogla” Ata janë më tepër se ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë. Nëse do të kishte pak sens patriotizmi dhe mirësie, edhe ata që rrudhin buzët për këtë ceremoni do të duhet të buzëqeshin sepse bëhet fjalë për të nderuar një sportist që i ka arritur të gjitha dhe na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve shpotive.

    Është Floriani që e nderon këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza që e nderoi me praninë e saj. Kështu, ne përmirësohemi. Ka pasur edhe të tjerë kampionë, por me celebrimin e Luizës e hapin këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për ata që do i sjellin Shqipërisë medalje.  Sot, ndryshe nga çfarë u tha në momentin e triumfit të Luizës nuk ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka sistem mbështetës dhe shpërblyes, miratuar kohë më parë e jo kur u desh të shpërblenim Luizën. Vitin e shkuar e kanë përfituar shërbimin 14 protagonistë, 7 sportistë e 7 trajnerë. Ndërsa këtë vit, 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë, gjë që më bën të besoj se është edhe rezultat i këtij sistemi të ri motivimi dhe mbështetje. Luiza u mbështet nga Bashkia e Tiranës për të bërë stërvitjet në Kenia”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama i dorëzon Florian Markut medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’: Ambasadori ynë në botë, na nderon të gjithëve

    Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar boksierin Florian Marku me medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’.

    Diçka e ngjashme ndodhi duke rifilluar avazin po njësoj, ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të qindra mijëra shqiptarëve të cilët si fëmijë të vegjël bebe apo në moshë shumë ët vogël janë marr përdore nga prindërit në rrugën e migracionit dhe bëjnë suksese. Bëjnë rëndom një sukses që nuk bën lajm. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm, suksesi i Florinait është kuqezi. Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë disa e duan këtë krahasim, në aspektin ceremonial e kemi bëër dallimin, e kemi nderuar luizën me kordonin i madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve, i takon krerëve të shteteve, qeverive, personaliteteve shumë të larta politike shoqërore që kanë impakt në shoqëri. Pas kordonit vjen ylli i madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të shoqërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja.

    •  
  • VIDEO

    Dhunuan dhe tentuan të digjnin me benzinë 16-vjeçaren, 3 të rinjtë dalin sot para gjykatës

    Para trupit gjykues në Tiranë kanë dalë sot për të marrë masën e sigurisë tre të rinjtë që pak ditë më parë dhunuan dhe tentuan të djegin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë.

  • VIDEO

    Ceremonia e nderimit të kampionit Florian Marku, me medaljen “Për Mirënjohje Publike

    Pas Luiza Gegës, një tjetër sportist me arritje ndërkombëtare do të nderohet sot nga kryeministri Edi Rama. Këtë e ka njoftuar kreu i qeverisë një ditë më parë, i cili ftoi të gjithë dashamirësit e sportit të marrin pjesë në aktivitetin në nder të Florian Markut.

  • VIDEO

    Përfundon rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Lame: U mbyll me 2 gusht, dyndja e qytetarëve në 2 javët e fundit shkaktoi mbingarkesë

    Ka përfunduar procesi i vlerësimit të pasurive të paluajtshme! Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri me dije se procesi është mbyllur me datë 2 gusht dhe se në dy javët e fundit ka pasur një mbingarkesë për shkak të dyndjes së qytetarëve.

  • VIDEO

    Trafik në rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën! Në Morinë kalohet pa kontrolle

     

    Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar një fluks të lartë të hyrjeve në Shqipëri të shqiptarëve nga Kosova që zgjedhin të kalojnë javët e fundit të sezonit turistik në bregdetin e vendit tonë.  Që në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme janë vënë re radhë kilometrike mjetesh në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit. 

  • VIDEO

    Goditet nga rrufeja, 55-vjeçari në Gramsh shpëton mrekullisht

    Dule Dollenga, një 55-vjeçar në Gramsh ka shpëtuar mrekullisht pasi u godit nga rrufeja teksa ishte duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll.

  • VIDEO

    Lushnja nderon kampionin e boksit Florian Marku, i jep titullin ‘Qytetar Nderi’

    Qyteti i Lushnjës ka nderuar sot kampionin e boksit Florian Markun, duke i dhuruar titullin ‘Qytetar Nderi’.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv