-
VIDEO
Flamuri shqiptar me simbolin komunist në skenën e ‘Sunny Hil’ menaxheri i festivalit për Report Tv: Keqkuptim, parodi i grupit ‘Asnjë sikur dielli’
Menaxheri i festivalit për ‘Sunny Hill Festival’, Alban Kastrati i pyetur nga gazetarja Ledina Jakimi sqaroi se fotoja ka qenë pjesë e performancës të banës rrok, ‘Asnjë sikur dielli’. Më tej Kastrati tha se vetë grupi muzikor sqaroi publikun në mënyrë që mos krijohen keqkuptime.
‘Po, unë me vonesë e kuptova që është qarkulluar një foto e tillë. Dhe natyrisht nuk kishim mundësi ta sqaronim. Por sigurisht, sot herët në mëngjes kemi sqaruar për publikun se ajo është pjesë e një performancë e grupit të rrokut ‘Asgjë sikur Dielli’, pra një parodi rreth komunizmit. Për këtë edhe vetë frontmani (lideri i grupit) dhe besoj që tashmë është sqaruar. Sepse nuk e di me qëllim ose pa, është krijuar një keqkuptim në publik mirëpo vetë banda ka dalë me një sqarim që thotë se është një parodi që banda të luftojë idenë e komunizmit. Por, sqarimin besoj se e dha më mirë lideri i grupit.’- tha Kastrati
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr i qëllimshëm në Kuzum Baba, rrezikohet vendi i shenjtë i Bektashinjve dhe 10 banesa, flakët favorizohen nga era e fortë
VLORË- Një vatër aktive zjarri është raportuar nga qytetarët në Kuzum Baba, vendin e shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj në Vlorë. Vatra e zjarrit ka rënë në pjesën e shpatit të kodrës, në pjesën e rrugës që njihet si shkallaret dhe vijon të përhapet me shpejtësi si rrjedhojë e erës.
-
VIDEO
Vidhte turistët në Sarandë, Report Tv siguron videon dhe foton EKSKLUZIVE të ‘xhepistit serial’ të arrestuar
-
VIDEO
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugore, gjobiten mbi 2 mijë drejtues mjetesh në një javë
Përgjatë një jave në Fier janë gjobitur 2363 drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugore, ndërsa 4 persona janë arrestuar pasi kanë qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Zjarr në një lokal në Berat, shkrumbohet kuzhina
BERAT- Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Berat. Lokali ndodhet pranë urës Goricës. Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Vidhte pushuesit në Sarandë, arrestohet 45-vjeçari! I sekuestrohen bizhuteri dhe shuma të mëdha
Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme pasi ka vjedhur më shumë se 19 herë pushuesit e Sarandës.
-
VIDEO
Nis numërimi mbrapsht për rikthimin e NASA në hapësirë! Misioni ‘Artemis’ pritet të çojë njerëzit në hënë pas një mungesë 50-vjeçare
Agjencia Amerikane e Hapësirës ka nisur numërimin mbrapsht për ngritjen e raketës së saj gjigante të Hënës së re, Sistemit të Nisjes Hapësinore. SLS është automjeti më i fuqishëm i zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe parashikohet të jetë themeli i projektit të saj Artemis
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Shkodër, mjeti përplaset me murin dhe kthehet përmbys në mes të rrugës
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen "Dobrac", në dalje të qytetit të Shkodrës. Një automjet është përplasur me murin në rrugë dhe më pas është kthyer në mes të rrugës si pasojë e përplasjes.
-
VIDEO
E diela e fundit e gushtit ‘kaos’ trafiku në Lezhë! Pushuesit e plazheve të Tales dhe Shëngjinit ‘paralizojnë’ qarkullimin rrugor
Me ‘kaos’ trafiku është shoqëruar e diela e fundit e muajit gusht për pushuesit e plazheve të Shëngjinit e Tales në Lezhë. Rruga nga Shëngjini në drejtim të Milotit po përballet me fluks të lartë automjetesh e për rrjedhojë më një ‘kaos’ në lëvizje, e cila shpesh herë dhe paralizë të qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
'Lule Ciani', bima e rrallë mjekësore që kultivohet në Kukës! Fermerët: Ka vlera të larta në treg
Në Shtiqen të Kukësit prej dy vitesh kultivohet një bimë e rrallë por shumë e kërkuar për mjekësinë dhe industrinë kozmetike, Lule Ciani. Fermerët e Kukësit veçojnë kërkesën e lartë për këtë bimë, por edhe mundin e madh për ta rritur ata. Mungesa e fuqisë punëtore është shqetësimi kryesor i fermerëve.
-
VIDEO
Po pastronte armën, gjyshi plagos me çifte mbesën në Patos
Një 25 vjeçare është plagosur me çifte nga gjyshi i saj ditën e sotme në Patos. 25-vjeçarja po merr mjekim në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Pogradec/ Vodhën pako me ndihma të dhuruara për qytetarët, 4 punonjës të bashkisë në pranga
Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë pasi vodhën ndihma të dhuruara për qytetarët. Ata janë identifikuar si Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari.