-
VIDEO
Pa ushqim dhe pa ujë në një anije të dëmtuar, 85 emigrantë enden në ujërat e detit Jon! Mes tyre gra dhe fëmijë
Një grup refugjatësh nga Irani dhe Iraku rrezikojnë të mbyten në jërate detit Jon teksa po lëvizin në një varkë të dëmtuar, pa ujë dhe pa ushqim.
-
VIDEO
Vlorë/ Skafi pësoi defekt, shpëtohet drejtuesi i cili kishte ngelur në det
Drejtuesi i një skafi në Dhërmi është shpëtuar nga Policia Kufitare e Dhërmiut pasi mjeti lundrues me të cilin ai po lundronte pësoi defekt.
-
VIDEO
Mbante në banesë rreth 1 kg kanabis të ndarë në doza, arrestohet 39-vjeçari në Fier
Një 39-vjeçar u arrestua në Fier të premten pasi mbante dhe shiste kanabis. Në banesën 39-vjeçarit E.K. në Libofshë të Fierit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg kanabis, një pjesë e të cilit i ndarë në 127 doza i gatshëm për t'u shitur, si dhe 62 fara kanabisi.
-
VIDEO
Zbulohet vendbanimi 7500-vjeçar në Lin
4 javë kanë mjaftuar që arkeologët të cilët janë instaluar në fshatin turistik të Linit për të zbatuar projektin Lin 3 të zbulojnë disa elementë të rëndësishëm për të rikrijuar historikun e vendbanimit prehistorik palafit.
Sipas Adrian Anastasit drejtuesit shkencor të punimeve dhe arkeologut Martin Hinz me gjetjen e këtyre elëmentve të cilat janë cuar në laborator për të konfirmuar hipotezat e tyre do të kenë më në fund historinë e banorëve të cilët kanë jetuar këtu 7500 vite më parë.
-
VIDEO
Skandali me lobimin në SHBA, SPAK u kërkon bankave të dhëna për llogaritë bankare të LSI! Meta: Marrin urdhra nga Rama, hetim qesharak
SPAK i ka kërkuar bankave të dhëna për llogarit bankare të LSI dhe transaksionet e kryera drejt zyrave të lobimit në SHBA. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar duke thënë se SPAK është 'krijesë e partisë' dhe merr urdhra nga Edi Rama.
-
VIDEO
Rama me kryeministrin e Luksemburgut injoron hetimet e SPAK për Ilir Metën: Jam me miq këtu
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë hetimet e SPAK për Ilir Metën. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Pettel u pyet nga gazetarët për hetimet, por ai zgjodhi të mos përgjigjet duke theksuar se çwshtje të politikës së brendshme nuk i diskuton kur pret miqtw nga jashtw.
-
VIDEO
Incidenti me rusët në Gramsh, Rama: S’u cenua siguria kombëtare, objekte të deklasifikuara! Po fotografonin karakatina të komunizmit
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me kryeministrin luksemburgez u pyet për praninë e agjentëve rusë në vendin tonë pas incidentit në Gramsh. Sipas Ramës, të ashtuquajturat ish baza ushtarake, ose objekte të rëndësisë së veçantë ku thotë se janë të deklastifikuara si objekte që prej vitit 2012.
-
VIDEO
Kryeministri i Luksemburgut: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende rrugë përpara
Kryeministri i Luksemburgut tha se është i lumtur që më në fund iu hapën negociatat Shqipërisë. Ai tha se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.
“Rruga që keni bërë nga ajo kohë është për ta inkurajuar. Ka ende potencial për marrëdhëniet tona. Kemi firma që po investojnë në rajon, është e rëndësishme që kur të bëjnë zgjedhjet, Shqipëria të jetë zgjedhje. Duhet të vish në Luksemburg për ti bindur palët që të vijnë këtu. Kemi hapur negociatat e anëtarësimit në be dhe duhet t’iu them që ka shumë gjëra që më motivua, Nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.
Gjëja e dytë, Edi është dikush që i thotë gjërat. Nuk mund të ngushëllojmë kur na kërkoi diçka, është sikur të vësh një fradë dhe kufirin ta shtysh më shumë. Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës. Folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë më aktive. Në këtë para familje, jo thjesht sallë pritjeje të gjejmë forma sesi mund të marrë pjesë”, tha ai.
-
VIDEO
Vizita e Xavier Bettel në Tiranë, Rama: Përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu
Vizita e kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel në Tiranë përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu
-
VIDEO
Rama në konferencë me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetja jonë më e madhe për çeljen e negociatave, ka qenë 'avokati' ynë
Kryeministri Edi Rama në konferncën për hstyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel dhe se ai ka qenë mbështetja më e madhe e Shqipërisë dhe Maqedinisë së Verut për çeljen e negociatave. Rama tha se ai ka qenë avokati i Shqipërisë në institucionet ku ne nuk kemi pasur zë.
Një mik i çmuar jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu dhe kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave. E fal përsëri dhe dua ta fal publikisht për faktin që në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm. Dua ta fal që mbajti fjalën me një vonesë relative për të vizatuar Shqipërinë, më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë me historinë e marrëdhënieve tona me Luksemburgun, 100 vjet nga njohja që leuk i bëri shtetit shqiptar.
-
VIDEO
Rama në konferencë me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetja ynë më e madhe për çeljen e negociatave, ka qenë 'avokati' ynë
Kryeministri Edi Rama në konferncën për hstyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel dhe se ai ka qenë mbështetja më e madhe e Shqipërisë dhe Maqedinisë së Verut për çeljen e negociatave. Rama tha se ai ka qenë avokati i Shqipërisë në institucionet ku ne nuk kemi pasur zë.
Një mik i çmuar jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu dhe kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave. E fal përsëri dhe dua ta fal publikisht për faktin që në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm. Dua ta fal që mbajti fjalën me një vonesë relative për të vizatuar Shqipërinë, më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë me historinë e marrëdhënieve tona me Luksemburgun, 100 vjet nga njohja që leuk i bëri shtetit shqiptar.
-
VIDEO
900 euro për person, po transportonte 31 emigrantë drejt kufirit! Arrestohet 35-vjeçari kosovar në Mirditë
Operacioni, si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot - Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë.
Drejtuesi i fugonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në mënyrë të kundërligjshme emigrantë, me automjet, Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot - Morinë”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar "Rruga e gabuar".
Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. O., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular, si dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Rruga e gabuar" u arrestua Sokol Osmani.- njoftimi i policisë.
Në përditësim...