• VIDEO

    Mallakastër/ Djali me probleme mendore vrau babanë, vihet në pranga pas disa orësh! Kryeplaku i fshatit: S'ishte problematik

    Pas disa orësh ndjekjeje, ka rënë në pranga 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, autori i vrasjes që u regjistrua një natë më parë në fshatin Greshnicë të Mallakastrës. Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryeplaku i fshatit, Kastriot Hysenaj, i cili shprehet se 37-vjeçari ishte një person i qetë dhe nuk ka krijuar probleme në zonë.

    • VIDEO

      Djali me probleme mendore vret babanë, fqinjët në Mallakastër: E qëlloi me pllakë betoni në kokë! Është bërë hataja

      Fqinjët në Mallakastër të familjes Muhametaj janë shprehur për mediat se e njihnin të ndjerin dhe se i biri që kishte probleme mendore e kishte vrarë me pllakë betoni në kokë.

      Të pyetur nëse i biri kishte probleme mendore, banorët e pohuan duke shtuar se ky i fundit merrte mjekime. Sipas tyre, ai ka qenë dikur në gjendje normale por pas kthimit nga Greqia, kishte shfaqur probleme.

      • -          E njihnit të ndjerin që humbi jetën mbrëmë
      • -          Ja atje ishim tnai. Është bërë hataja, ai s’ishte mirë nga mendja.
      • -          Po si e vrau?
      • -          E qëlloi me pllakë betoni në kokë.
      • -          Po pse kishin ndonjë konflikt të çastit?
      • -          Jo ashtu ishte si gjysmë ai.
      • -          Po herë të tjera ka patur veprime të tilla, pse se çoi në Vlorë ai?
      • -          Po s’çohet fëmija në Vlorë o ti ça thua.
      • -          A merrte mjekime, ilaçe? Merrte.
      • -          Si sillej në fshat?
      • -          Po mirë sillej ai punonte andej nga Greqia pastaj erdhi këtej i ranë trutë.

      ‘I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me neve mirë sillej, nuk tregohej agresiv.’- tha banori tjetër.  

    • VIDEO

      Kryeministri Luksemburgut vizitë zyrtare në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

      ryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. Bettel do të pritet me ceremoni nga kryeministri Rama. 

    • VIDEO

      Plagosi Renaldo Mejdanin në Tiranë, në pranga 49-vjeçari dhe shoku që e strehoi në banesë

      Albert Ostreni ka rënë në prangat e policisë së bashku me 45 vjeçarin i cili e ndihmoi të strehohej në banesën e tij.

    • VIDEO

      Mallakastër, djali me probleme mendore vrau babanë, kryeplaku: Nuk ka qenë problematik

      Kryeplaku i Greshicës: E dinim që ishte i sëmurë, por s'ka pasur probleme, as në shtëpi as në fshat. Mallakastër, djali me probleme mendore vrau babanë, kryeplaku: Nuk ka qenë problematik

    • VIDEO

      I shpëtoi breshërisë së plumbave në Shkodër, Alban Bruçi i arrestuar në 2016 pasi tentoi të vriste një person

      Alban Bruçi, i cili i shpëtoi një atentati mbrëmjen e sotme në Shkodër, në ‘lagjen Rus’ pasi drejt makinës me të cilën udhëtonte u qëllua me breshëri plumbash, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

      Ai është arrestuar në vitin 2016, asokohe 19 vjeç, dhe akuzohej se në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni” qëlloi me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet. Bruçi u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

      Ngjarja që terrorizoi banorët e zonës ndodhi më 1 prill të vitit 2016, në afërsi të teatrit “Migjeni” ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se kishin qenë 2 automjete një me targa italiane dhe automjeti tjetër me targa të huaja. Njëra nga makinat kishte qenë në ecje kur një person ka qëlluar me kallashnikov nga dritarja e pasagjerit në drejtim të automjetit tjetër të parkuar në rrugë ku brenda po qëndronin disa persona të cilët mendohet se i janë përgjigjur me armë. Ndërkohë që tre muaj me vone blutë e Shkodrës kanë zbardhur edhe dinamiken e kësaj ngjarje duke vënë në pranga edhe një tjetër.

    • VIDEO

      Krim i rëndë brenda familjes, djali vret me sende të forta babain në Mallakastër

    • VIDEO

      Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, shkak shkëndija elektrike

      Është përfshirë nga flakët një banesë në katin e  6 të një pallati në lagjen Ndoc të Shkodrës.

    • VIDEO

      Vlorë, trageti 9 orë me vonesë, ende nuk është nisur, ka shitur më shumë bileta! Lë disa autobusë pa marrë

       

      Pas 9 orësh pritje, vijon që të mos niset trageti i linjës Vlorë-Brindisi. Në port është shkaktuar rrëmujë për shkak se agjencitë kanë shitur më tepër bileta, duke lënë jashtë disa autobusë pa marrë.

      •  
    • VIDEO

      Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet në drejtim të një makine

      Të shtëna më armë në Shkodër në lagjen Rus. Raportohet se është qëlluar me armë në drejtim të një mjeti tip 'Audi'.

    • VIDEO

      Kandidon për deputete në Itali, Anita Likmeta për Report Tv: Për herë të parë shqiptarët do të kenë një përfaqësues politik në qeverinë italiane

      Likmeta foli rreth fillesave të saj në karrierë, vështirësive që ka hasur si emigrante në shtetin Italian, dhe më e rëndësishmja, për të ardhmen, për rëndësinë e të zgjedhurit si përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Itali në zgjedhjet që do të zhvillohen në 25 shtator.

      Ajo shprehet se pothuajse gjatë gjithë jetës së saj ka qenë në një farë mënyre pjesë e  politikës, duke iu dashur të merret me dokumentet e saj, por dhe me fushën e sipërmarrjes.

      ‘Jeta ime është një jetë politike se kam jetuar në Itali dhe duke rregulluar dokumentet vit për vit derisa kam marrë shtëpinë Italian si një emigrante dhe ky shtet më kujtonte se kush jam. Jam një njëri politik. Edhe puna ime , një sipërmarrëse, ka të bëjë gjithmonë me politikën, e cila vendos se si do të shkojë një kompani, ekonomia e një shteti. Çdo gjë është politik për mua.’, u shpreh Likmeta.

    • VIDEO

      Vlorë, trageti i Brindisit me 6 orë vonesë, fëmijë e të moshuar brenda në kuvertë, nuk ankorohet në port

      Për rreth 6 orë trageti i linjës Brindisi-Vlorë, nuk është ankoruar dot në portin e Vlorës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv