-
VIDEO
Zjarr në Qerret të Kavajës, shkak pakujdesia e pushuesve
Në Qerret të Kavajës kanë marrë flakë një pjesë bimësish të ulët (shkurre, barishte) gjatë mbrëmjes së djeshme. Shkak mendohet të jetë bërë pakujdesia e pushuesve pranë vijës bregdetare
-
VIDEO
Incident në Panairin e Librit në Durrës, muxhahedinët protestojnë para stendës së një pjesëmarrësi: Po bën propagandë kundër MEK në Shqipëri
Një grup iranianësh të MEK, të cilët qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë të Durrësit, u ngritën në protestë, teksa po çelej festivali veror i librit në këtë qytet
-
VIDEO
Vrasje në Elbasan, 20-vjeçari qëllon me armë zjarri 25-vjeçarin pas një konflikti çasti! VIDEO nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes në Elbasan. Sipas Policisë, në kërkim është shpallur 20-vjeçari K.SH.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Elbasanit për të bërë të mundur kapjen e tij.
-
VIDEO
DETAJET/ Atentati në Elbasan, autorët e ndoqën 25-vjeçarin dhe e qëlluan sapo doli nga lokali
Detaje të reja dalin nga atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku viktimë mbeti një 25-vjeçar me iniciale M. U.
Mësohet se autori 20-vjeçar K.SH. e ndoqi të riun për disa minuta dhe sapo ky i fundit doli nga lokali, e qëlluan me armë zjarri duke e ekzekutuar në vend ndërsa po hypte në mjet.
-
VIDEO
Treni rrethohet nga zjarret në Spanjë, lëndohen 10 pasagjerë! Vendi prej ditësh në flakë
Dhjetë pasagjerë u lënduan, 3 prej të cilëve më rëndë kur u përpoqën t'i shpëtonin një treni që u përfshi nga një zjarr i madh në veri-perëndim të Valencias në Spanjën lindore, raporton BBC. Pasagjerët ishin duke udhëtuar nga Valencia në Zaragoza në veri, kur zjarri rrethoi trenin, teksa u lënduan pasi thyen xhamat e trenit në përpjekje për tu larguar.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, dyshohet për një të vrarë, ende nuk dihen rrethanat
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja është regjistruar në Bulevardin kryesor të qytetit.
-
VIDEO
I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!
Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA, është në prag të lirimit nga burgu për shkak se koha e vuajtjes së dënimit është drejt përfundimit. Ismailaj u arrestua 7 vite më parë, në 12 maj të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, e cila po e hetonte që nga viti 2014 për pastrim parash dhe mashtrim.
-
VIDEO
Sarandë, u godit me thikë pas një konflikti, ndërron jetë një person
SARANDË- Një person ka ndërruar jetë në Sarandë pasditen e sotme. Mësohet se ai është goditur me thikë dhe nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.
-
VIDEO
Besëlidhja e Lezhës pa ‘Skënderbeun’, statuja gjigante e porositur nga bashkia ‘ngec’ për 3 vite në Vaqar, as lekë as leje për heroin
3 vite më parë, kur Ardian Pepa e realizoi shtatoren e Skënderbeut, zgjodhi momentin, kur ai kthehet nga Turqia, me konceptin që shkon drejt popullit të tij... Konkursi Ndërkombëtar i mbajtur nga Bashkia Lezhë, e kërkonte statujën të realizohej me ritëm të shpejtë, për t’i dhënë 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës në 2 mars të 2019-ës madhështinë e duhur... Deri më sot, jo vetëm që ‘Skënderbeu’ në bronz, nuk mundi të shkojë në Lezhë ku pritej, por ka ngecur në një fonderi në Vaqar, ku artisti e viziton herë pas here.
-
VIDEO
Bie fuqia blerëse, çmimet e larta boshatisin tregun e Fierit! Flasin qytetarët: Kështu nuk jetohet! Tregtarët: Më mirë pa punë
Në tezgat e tregut të fruta-perimeve në Fier, shikon më së shumti tregtarë. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Edhe ata pak, që shfrytëzojnë mëngjesin për të marrë ushqimet e freskëta, ankohen për çmimet e larta, e më të shqetësuarit janë pensionistët.
-
VIDEO
‘Po punojmë në kushte çnjerëzore’, gardianët e burgjeve paralajmërojnë ‘bojkot’: Turnet e dyta s’do japin shërbim për 1-3 orë në shenje proteste
TIRANË- Sindikata e Shërbimeve Policore ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërpresin dhënien e shërbimit për disa orë, në shenjë proteste pasi thonë se po punojnë në kushte çnjerëzore. Duke qenë se me ligj iu ndalohet bojkoti ose greva për shkak se cenohet siguria kombëtare, kreu i kësaj sindikate, Valentin Macaj ka treguar me detaje hapin e tyre të radhës, pasi thonë se nuk janë dëgjuar nga autoritetet.
-
VIDEO
Plehrat mbulojnë Shkodrën, bashkia e ‘rithemelimit’ hesht! Angoni 24 orë afat kryebashkiakut Spahia! PD e Alibeajt: Qyteti, peng i interesave
Në pikun e sezonit turistik Shkodra i ngjan një qyteti me imazh katastrofë. Prej 48 orësh pirgjet e mbeturinave vetëm shtohen Siç shikoni edhe në pamje, koshat e plehrave janë tejmbushur dhe tonelata mbetjesh gjenden në rrugë e trotuare. Me të tillë pamje u zgjuan shkodranët e disa lagjeve për dy ditë më radhë. Por me kritike paraqitet tek tregu i shumicës