-
VIDEO
Zgjidhet ngërçi! Shkodra ‘merr frymë’ nga plehrat! Kompania: Do vijojmë pastrimin
Përballë presionit të qytetarëve dhe medias, që ngritën shqetësimin e një Shkodre të mbuluar nga pirgje mbeturinash, Bashkia e Shkodrës ka rinisur pastrimin e qytetit.
-
VIDEO
Atentati në Vlorë pasojë e vendimeve të drejtësisë, si e liroi gjyqtarja Arbana Selmanaj nga burgu Shpati Lenën me 2 akuza të rënda, ishte dënuar më parë dhe dyshohej për vrasje
Segmente të drejtësisë shqiptare vijojnë të kontribuojnë me vendimet e tyre të dyshimta, në atentatet mafioze që po organizohen dhe finalizohen në rrugët e Shqipërisë, duke lënë pas një numër të frikshëm viktimash. Edhe atentati i sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku u vranë me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, është pasojë e vendimeve të dyshimta atë gjykatave.
-
VIDEO
Tenderi 11 mln euro për pistë garash me makinë në Elbasan, PD: Qeveria shpenzime luksi në kohë krize
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po shpenzon 11.1 mln euro për të ndërtuar një instrastrukturë mbështetëse për një pistë garash në Elbasan. Në një deklaratë për mediat, Kryetari i kreut të PD në Elbasan, Blendi Himci thotë se në vend që këto para të shkojnë për të mbështetur shqiptarët, nisur nga parashikimet se ky dimër do të jetë i vështirë ekonomikisht, qeveria bën shpenzime luksi, duke i ndërtuar Auto-Moto Park dhe dhënë fonde për projekte të tjera infrastrkturore në funksion të saj.
-
VIDEO
Zjarri në Babicë të Vlorës, era përhap flakët drejt fshatit Alikokë
Zjarri i raportuar ditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës , rreth orës 14:00, ndikuar dhe nga era është përhapur dhe më shumë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Alikokë.
Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë, për shkak të erës. Era po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre.
-
VIDEO
Këlliçi: Taksa e pastrimit në Durrës do të rritet trefish! Pyetjet që ngre për qeverinë
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka bërë një reagim për Bashkinë e Durrësit duke thënë se nga viti i ardhshëm do marrë trefishin e taksave nga qytetarët. Sipas tij, aksat do t;i vihen në shërbim Klodian Zotos, i cili është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.
-
VIDEO
Atentati me dy viktima sot në autostradën Fier-Vlorë, policia kontroll në disa banesa
Policia po zhvillon kontrolle në disa banesa pas ekzekutimit të Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç në autostradën Fier-Vlorë.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punën për transformimin e Parkut të Liqenit të Farkës: Një mushkri e dytë për qytetin
Parku i Liqenit të Farkës, i dyti më i madhi në Tiranë pas atij të Liqenit Artificial, i cili është kthyer në një atraksion të ri për turizmin në kryeqytet, do rivitalizohet përmes një projekti të ri transformimi nga Bashkia e Tiranës. Veç gjelbërimit dhe hapësirave çlodhëse e rekreative, projekti parashikon ndërtimin e një pistë vrapimi dhe korsie biçikletash që do të përshkojnë thuajse të gjithë vijën lineare buzë liqenit, duke e vënë kështu parkun në funksion edhe të aktiviteteve sportive.
-
VIDEO
Sherri për kalin në 2019, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot, shoku dhe vëllai i Eduart Xhezos! Ekzekutoi 'Arbenin e Çeçesë' se i rrahu rojen
Atentati me 2 viktima sot në Vlorë duket se ishte hakmarrje e mirëmenduar dhe e planifikuar prej kohësh pasi lidhet me një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur më 4 gusht të vitit 2019. Vrasja e Arben Beqirajt pas një sherri për kalin në pronësi të Eduart Xhezos mund të jetë shkaku i atentatit në Panaja të Vlorës, ku mbetën të vdekur Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, të cilët u ekzekutuan me breshëri plumbash. Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i vëllai i pronarit të kalit, Eduartit. I vëllai nuk rezulton i përfshirë në ngjarjen e 4 gushtit por mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj Eduartit, i cili po vuan dënimin me burg.
-
VIDEO
Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vriten me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo! 3 autorët dyshohen si vrasës me pagesë, shkak hakmarrja
Nisi si një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë, por saga e hakmarrjes vazhdon! Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduard Xhezos aktualisht në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, u ekzekutuan sot me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.
-
VIDEO
Trafik në aksin Tiranë-Durrës, shkak një përplasje mes 2 makinave, radhë kilometrike në Vorë
Një aksident mes dy automjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Nga pamjet vihet re radhë kilometrike në Vorë.
-
VIDEO
Zjarr në Babicë të Vlorës, digjen kodrat me ullinj! 3 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, rrezikohet linja e tensionit të lartë
Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullinj në Babicë të Vlorës. 3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa rrezikohet linja e tensionit të lartë. Flakët po përhapen drejt Kaninës
-
VIDEO
Drogë me postë nga Anglia me destinacion Shqipërinë! Në pranga korrierët 18-vjeçar, porosisnin kanabis nga 'çunat e Londrës'! Njëri u kap në taksi
Dy të rinj, të identifikuar si David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç janë arrestuar nga policia pasi ishin porositës të kanabisit nga Britania e Madhe.