-
VIDEO
Rama nxjerr shifrat: Mbi 100 mijë turistë gjermanë në Shqipëri në 7 muajt e fundit
Kryeministri Edi Rama vijon publikimin e shifrave të turistëve të huaj të cilët kanë ardhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë. Së fundmi është ndalur te gjermanët, sipas së cilit në këto 7 muaj kanë ardhur 100 mijë turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
-
VIDEO
Sulmi i shkrimtarit të ‘Vargje Satanike’/ Dudaj: U bë nga ‘të paditur’ që përdoren nga islami politik! Unë u kërcënova pse ia botova në shqip veprën
TIRANË- Pas sulmit që iu bë shkrimtarit, Salman Rushdie, për botuesen Arlinda Dudaj, qëndrojnë njerëz të paditur, që përdoren nga islami politik. Si botuesja e cila e ka sjellë në shqip veprën e Rushdie ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), Dudaj thotë se ai nuk është një libër që ka lidhje me myslimanizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
-
VIDEO
Lihet në burg Qani Muça, tentoi të vriste inspektorin e IMT pasi i shembën shtëpinë
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Qani Muçën, i akuzuar për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli. Ai u përballë edhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv Muça afro 30 minuta pasi i është prishur banesa në zonën e “Ali Demi” i është drejtuar me fjalë fyese Gavellit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark. Madje gjatë arrestimit ai u ka thënë punonjësve të policisë së 'këta (punonjësit e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë'.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 15 gusht 2022
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Kuçovë, vdes 70-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë! Makina me shpejtësi e goditi nga pas
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës. Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto, me targa AA 667 LK, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur "Meteor".
-
VIDEO
Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi! Pronari 49-vjeçar gjobitet me 110 mijë lekë
Një 49-vjeçar është gjobitur me 110 mijë lekë sepse nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.
-
VIDEO
Terma banja romake në Belsh
Në mes të stinës së verës, Veri Jug ka udhëtuar drejt Dumresë dhe është ndalur në fshatin Rrasë. Aty ku arkeologët dhe specialistët e monumenteve të kulturës, kanë zbuluar një banesë romake të shekullit 3-4 pas Krishtit, një terma banjë, duke pasuruar kështu hartën turistike të zonës së Dumresë. Personazh I reportazhit është përgjegjësi I kulturës në Bashkinë e Belshit Rigers Plaka, njëkohësisht artist, regjisor I mjaft dokumentarëve mbi Belshin dhe historinë e saj ndër shekuj. Banesa romake si terma banje për aristokratët e asaj kohe, dhomat e ngrohjes dhe dyshemetë me pllaka mermeri dhe kolona rumbullake prej terrakotash. Ndiqni reportazhin “Terma banja romake në Dumre” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
Zbulimi I terma banjës drejt fundit
Arkeologët dhe specialistët e punimeve për zbulimin e terma banjës romake, flasin mbi përfundimin e punimeve deri në muajin tetor të vitit 2022.
-
VIDEO
Terma banja romake në fshatin Rrasë
Rigers Plaka sjell për syrin e kameras së emisioneve Veri Jug, disa nga zbulimet e reja arkeologjike në terma Banjën romake të shekullit të 3-4 pas Krishtit.
-
VIDEO
Harta turistike e Dumresë
Përgjegjësi I kulturës në Bashkinë e Belshit, regjisori Rigers Plaka, shpjegon hartën e re turistike të zonës së Dumresë, me disa prej pikave arkeologjike dhe muzeale të Dumresë në 10 vitet e fundit.
-
VIDEO
Policia e Shtetit bën ‘bilancin’, për një javë 109 persona të arrestuar, 338 në hetim dhe 41 të shpallur në kërkim
Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ njëjavor të të gjitha operacioneve që janë zhvilluar në këto 7 ditë, por edhe kontrollet e bëra nga policia rrugore e ajo kufitare.
-
VIDEO
Hoqi flamurin turk nga kulla e rojës në Durrës dhe e holli në det, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar ka rënë në pranga për shkak se ka hequr flamurin turk nga kulla e kontrollit në Durrës. 48-vjeçari, Shpetim Sefa kishte postuar në rrjetin e tij social videon ku dukej teksa ka hipur në kullën e rojës në plazhin e Gjirit të Lalzit, ka hequr flamurin dhe më pas e ka hedhur në det.