-
VIDEO
E mbuluar nga gjaku dhe e bërë shoshë nga plumbat, Report Tv siguron pamjet e makinës së viktimave në Vlorë
E mbuluar nga gjaku dhe e bërë shoshë nga plumbat. Këto janë pamjet e makinës me të cilën po udhëtonin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, kur u ekzekutuan nën breshërinë e kallashnikovit paraditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.
-
VIDEO
Vrasja që tronditi Elbasanin, autori vetëm 18 vjeç! Vihet në pranga një tjetër 18-vjeçar, shpallet në kërkim 33-vjeçari
Vetëm 18-vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmë në Elbasan. Në pranga ka rënë bashkëmoshatari i tij, i identifikuar si Ejdin Din., dhe është shpallur në kërkim 33-vjeçari Kajdi Sallufi, i përfshirë në konfliktin e çastit mes të rinjve dhe viktimës.
-
VIDEO
Sot u ekzekutua në Vlorë, Shpati Lena u prangos 5 muaj më parë por u lirua më pas gjykata
Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Ai u prangos me 2 të tjerë, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre iu sekuestruan edhe 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
-
VIDEO
Atentat në Panaja në Vlorë, vriten 2 persona brenda makinës në lëvizje! Një nga viktimat Shpati Lena, me precedent penal! 3 autorë të dyshuar
Dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre. Makina e viktimave është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe është bërë shoshë nga plumbat! Brenda makinës së djegur janë gjetur 3 automatikë.
-
VIDEO
Atentati në Vlorë, momenti kur trupat e pajetë nxirren nga makina
Dy trupat e pajetë të cilët u vranë nga një atentat mafioz në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Panajasë, janë nxjerrë nga makina, e cila pasi është qëlluar me breshëri plumbash ka përfunduar në një kanal.
-
VIDEO
Dy të rinj të vrarë në Vlorë, shkak dyshohet përplasja për trafikun e drogës! Makina e tyre u qëllua me mbi 30 plumba
Mbi 30 plumba janë shkrepur në drejtim të makinës ku udhëtonin viktimat të cila mbetën të vdekur pas një atentati mëngjesin e sotëm në Vlorë në aksin Fier-Vlorë.
-
VIDEO
Atentat në Panaja në Vlorë, vriten 2 persona brenda makinës në lëvizje, 1 i plagosur! 3 janë të dyshuarit si autorë, gjendet një makinë e djegur në Fier
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe nje tjetër është plagosur, pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre. Makina e viktimave është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe është bërë shoshë nga plumbat
-
VIDEO
Vranë me thikë 41-vjeçarin, momenti i arrestimit të 2 vëllezërve në Sarandë! Futen në komisariat kokëulur
Dy vëllezërt Xhanelo dhe Xhoi Tarja janë arrestuar mbrëmë pasi vranë me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakia. Në pamje duket se futen kokëulur në komisariat ndërsa shoqërohen nga disa efektivë.
-
VIDEO
Atentat me 2 të vrarë dhe 1 të plagosur në Vlorë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes! Trupat e viktimave ende në makinë
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes së atentatit në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur. Siç shihet nga pamjet makina është bërë shoshë nga plumbat. Trupat ndodhen ende në makinë.
-
VIDEO
Gjendet makina e djegur në Frakull të Fierit, dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Vlorë
Një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit. Dyshohet se i përket autorëve, të cilët ekzekutuan 2 persona në Panaja të Vlorës.
-
VIDEO
‘Kush e vrau, para 10 minutash fola me çunin?’ Momenti kur familjarët e 33-vjeçarit që u vra në Elbasan shkojnë në vendngjarje! Njërit i bie të fikët
Madrit Ulqinaku, 33-vjeç u vra pas një konflikti të çastit me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Elbasan, në afërsi të Bulevardit kryesor të qytetit. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar i vrasjes, 20-vjeçari Klajdi Sallufi
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 18 gusht 2022