-
VIDEO
Tërhoqi zvarrë qenin në Vlorë, momenti kur shoqërohet në Komisariat shoferi
Pas publikimit të videos nga ku u pa se një makinë po tërhiqte zvarrë qenin, burime bëjnë të ditur se është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit. Report TV sjell videon e momentit kur shoferi shoqërohet në Komisariat.
-
VIDEO
Në pritje të UNESCO-s, si ruhen pasuritë e rralla, Meri Kumbe: Xhubleta si sfidë, ja masat që kemi marrë
Si një nga strategjitë mburojë për trashëgiminë kulturore me objektet si dhe dukuritë e saj të rralla, Ministria e Kulturës planifikoi Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore. Ndërsa sot flitet për përpjekjet e njohjes së katër dukurive si Kcimi i Tropojës’, Eposi i Kreshnikëve, Xhubleta e Transhumanca, si Pasuri Botërore e Njerëzimit në UNESCO, zëvendësministrja e Kulturës shpjegon nëse janë evidentuar dukuritë që janë në rrezik më të madh zhdukjeje në vend.
-
VIDEO
Rrufeja godet shtyllën e tensionit të lartë në Berat
Rrufeja ka goditur shtyllën e tensionit të lartë në fshatin Mbreshtan .Zjarri i shkaktuar nga rrufeja ka dëmtuar linjat tensionit lart dhe ambientin përreth duke shkaktuar zjarr. Në këtë zonë është nisur mjeti zjarrfikëses për të neutralizuar zjarrin. Mësohet se fshatrat e njësisë administrative Sinjë janë pa energji elektrike.
-
VIDEO
E trishtë! Shoferi lidh qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë në Vlorë
Pamje të trishta vijnë nga Vlora, ku një person ka lidhur qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë.
-
VIDEO
Festa e Ashures, Meta uron besimtarët: Një ditë që i fton të gjithë përmes mesazhit që ajo mbart
Meta ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Ashures.
'Është një ditë që i fton të gjithë përmes mesazhit që ajo mbart. Qytetarët e besimeve të tjera, për të respektuar dallimet mes njëri-tj, për t'iu gëzuar diversitetit, për të ndarë së bashku arritjet por edhe vështirësitë dhe sakrificat. Për të ndarë bujarinë por edhe varfërinë. Jo vetëm bektashinjtë por të gjithë besimtarët që besojnë tek feja, bashkëpunimi etj.'- tha Meta
-
VIDEO
Dalin pamjet, ja si Guardia di Finanza pikasi dhe kapi velierën me 1 ton kanabis
Guardia di Finanza ka publikuar sot pamjet e operacionit të pasdites të së dielës, ku 13 milje nga bregdeti shqiptar u kap një velierë me 992 kg kanabis në bord dhe u arrestuan 2 drejtuesit ukrainas. Ndërkohë që në tokën shqiptare u arrestuan 3 drejtuesit e skafeve që furnizuan velierën me kanabisin.
-
VIDEO
Lezhë, gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari Fatos Haxhiraj! Nuk dihen shkaqet e vdekjes
Një person rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur në banesën ku banonte me qira në Lezhë.
-
VIDEO
Bashkia në Gjirokastër i vë flakën plehrave në vendgrumbullim, punonjësit nuk lejojnë Report Tv të filmojnë pamjet
Një zjarr është regjistruar në Gjirokastër në qendrën e re të përpunimit të plehrave ku disa punonjës të bashkësie i kanë vënë flakën mbetjeve.
-
VIDEO
Bllokimi i 'jet ski', pronarët priten nga kreu i Policisë Kufitare: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve
Kreu i Policisë Kufitare, Sajmir Boshnjaku priti në një takim pronarët e ‘jet skive’, pas vendimit të bllokimit derisa të kryhen kontrollet. Pas takimit, një prej përfaqësuesve, Skerdilajd Xhametaj tha se u kanë premtuar se kjo situatë do zgjidhet brenda dy-tre ditëve.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj për zjarret në Report TV: Kemi 100% të kapacitetit! Nga 20 vatra, sot asnjë aktive
Ditën e sotme nuk ka asnjë vatër zjarri aktive në Malësi të Madhe, Shkodër, nga 20 vatra aktive që ishin dje. Kështu bëri me dije kryetari i Bashkisë në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj, në një intervistë me gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu.
-
VIDEO
Policia e burgjeve me uniforma të reja dhe të standardizuara! Qeveria miraton vendimin, 2,6 milionë euro fond
Pas më shumë se një dekade, policia e burgjeve do të pajiset me uniforma të reja, në bazë të dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave që janë miratuar.
-
VIDEO
Besimtarët bektashinj kremtojnë Ditën e Ashures, Kryegjyshi Edmond Brahimaj: Të hapim zemrat tona e të jetojmë në paqe
‘Dita e Ashures’ përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, shpërndarjes, unitetit dhe e cila sipas besimit islam, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve.