-
VIDEO
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, investitori Muhammed El Alabbar: Premtoj se do të marrim mendjet më të mira për krijimin e një jete të re
Investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar foli për nënshkrimin e memorandumit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit duke premtuar se do të krijojnë diçka madhështore, nga e cila do të mahniten njerëzit e nuk do të duan të largohen. Për këtë theksoi se do të marrin mendjet më të mira ndërsa nuk hezitoi të shprehte falënderimet për të gjithë ekipin që ka punuar për këtë projekt të madh.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në Lenie të Gramshit
Vijon të jetë ende aktiv zjarri në fshatin Lenie të Gramshit. Zjarri, i cili është i përmasave të mëdha po djeg pemë dhe shkurre, ndërkohë që izolimi i tij duket i vështirë. Në ndihmë të zjarrfikësve të Gramshit kanë ardhur dhe zjarrfikëset e Belshit.
-
VIDEO
Meta: Rama, o bastard! Shtatori do të jetë përvëlues! Jemi populli i Vojo Kushit! Unë i bie më të fortit, e këpus në mes
Në çdo dalje publike, Ilir Meta kujdeset që të japë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Pasi i drejtohet ish bashkëpunëtorit të tij si "bastard dhe vagabond që drejtohet nga të fortët", kryetari i Partisë së Lirisë thekson se shtatori do të jetë përvëlues për të sepse do të bëjë të mundur shembjen e regjimit që sipas tij vetëm vjedh.
-
VIDEO
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit! Investimi 2 miliardë dollarë
Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, nënshkruhet sot Memorandumi i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës.
-
VIDEO
Premtimi i Metës: Shtatori do të jetë përvëlues! Siç shemba kioskat e të fortëve të Tiranës, do të shemb edhe këtë regjim që vjedh
Ilir Meta nuk ka hezituar të japë premtimin e tij para qytetarëve duke thënë se do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës që sipas tij vetëm vjedh e mashtron.
“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.
-
VIDEO
Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, plagoset 45-vjeçari dhe djali i tij i mitur
Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas ku një makinë tip "Benz" me dretues B. Y., është përplasur me një motor pa targë me drejtuesin një 45-vjeçar me iniciale A.C.
-
VIDEO
Vrau veten në kushte ekstreme varfërie, Report Tv sjell pamje të shtëpisë së 48-vjeçarit! Fqinjët: Nuk e prisnim, i vinte turp se nuk paguante faturat
Mure të plasaritura e të djegura nga tymi i sobës, një divan i vjetër, një dollap me shishe plastike të përdorura shumë herë, një frigorifer me kapakë të ndryshkur, dhe ironikisht, mbi parvazin e oxhakut qirinj të kuq me kuti shkrepëse ngjitur, në mungesë të rrymës elektrike.
-
VIDEO
Inxhinieria ‘mund’ mjekësinë! Maturantët zgjedhin arsimin profesional! Rriten aplikuesit në degët bujqësore dhe mësuesi
Studentët të cilët futen për herë të parë në auditor në 17 tetor po përzgjedhin 10 preferencat e tyre për programet e studimit. Ndryshe nga vitet e kalura, dhe ndoshta për herë të parë, interesi për mjeksinë dhe juridikun ka rënë, duke ia lënë vendin e parë degës së inxhinierisë. Vitin e kaluar ishte mjekësia dega për të cilën studentët ishin edhe më të interesuar, nisur edhe nga kërkesa e tregut të punësimit jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani.
-
VIDEO
Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Po e vlerësojmë ofertën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ekspertët e Aleancës po e shqyrtojnë ofertën e Shqipërisë për ndërtimin e bazës ushtarake në Porto Romano. Në një intervistë për mediat malazeze, Stoltenberg deklaroi se pas vlerësimit të ofertës ato do të japin këshilla në varësi të situatës ushtarake.
-
VIDEO
Vrasja e 7-vjeçares nga Polici në Himarë/ Nis nga Shkodra, qytetarët firmosin peticionin për shkarkimin e Çuçit, Kumbaro dhe Nanos
Shkodra është qyteti i parë nga ku ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Ministrave Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
-
VIDEO
Rrufeja godet banesat e dy vëllezërve në fshatin Molisht të Beratit, përfshihen nga flakët, familjarët shpëtojnë mrekullisht
Mesditën e sotme rrufeja ka goditur banesën e vëllezërve Jaze në fshatin Molisht, pjesë e njësisë administrative Sinjë në Bashkinë Berat. Pas njoftimit, menjëherë u nisën drejt vendngjarjes dy automjete zjarrfikëse ndërsa kanë përshkruar me shpejtësi rrugën Berat Molisht që llogaritet për më shumë se 30 km dhe në një teren të thyer.
-
VIDEO
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, krijohet radhë kilometrike automjetesh prej një aksidenti
Një aksident ka shkaktuar radhë të gjatë trafiku prej 10 kilometrash në autostradën Durrës-Tiranë. Aksidenti mendohet të jetë bërë përtej Vorës, ndërsa trafiku nis që në Sukth të Durrësit.