-
VIDEO
Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, skafistët protestë para Policisë së Shtetit, priten katër përfaqësues
Skafistët nga e gjithë vija bregdetare në vend janë mbledhur në protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas vendimit për bllokimin e mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë të Himarës.
-
VIDEO
Aksidenti në Kardhiq-Sarandë 'paralizon' rrugën! Radhë të gjata automjetesh
Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Kardhiq-Sarandë ku raportohet për të plagosur. Si pasojë, e aksidentit është shkaktuar një radhe e gjatë automjetesh në këtë aks.
-
VIDEO
Zjarret në vend, flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit në Berat! Tym e flakë në Levan të Memaliajt, bariu djeg 6 hektarë tokë (VIDEO)
Ditën e djeshme në Berat kanë qenë tre vatra aktive zjarri, dy prej të cilave u shuan ndërsa njëra mbetet aktive, ku rrezikon të digjet pylli që është zonë e mbrojtur. Njëkohësisht edhe në Levan të Memaliajt janë djegur 6 hektarë tokë pasi bariu i zonës i vuri flakën gjatë natës. Zjarri agresiv arriti të vihej nën kontroll në orët e para të mëgjesit të sotëm.
-
VIDEO
Zjarret/ Shuhen flakët në pyllin me pisha në Kolonjë
Vatra e zjarrit në pyllëzimin e Kolonjës duket se u rindezën me qëllim nga persona të paidentifikuar. Flakët pushtuan shkurret dhe ferrat në brendësi të pyllit shumë pranë qytetit të Ersekës, ndërkaq zjarrfikësit vunë në kontroll flakët duke ruajtur kurorën e pishave, teksa era favorizoi flakët. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse (tokësore) u përballën me flakët të cilat u përhapën në rreth dy dylym sipërfaqe.
-
VIDEO
Zjarr gjatë natës në fshatin Levan të Memaliajt bariu i zonës i vë flakën 6 hektarëve tokë! Flakët agresive
Zjarr në fshatin Levan të Memaliajt. Digjen disa ha pyje dhe shkurre. Flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm falë ndërhyrjes së Repartit Zjarrëfikës të Memaliajt. Në aksion ka marrë pjesë vetë komandanti i PMNZSH Memaliaj Shkëlqim Goxhaj i cili ka drejtuar misionin e shpëtimit dhe shuarjes së flakëve me qëllim shmangien nga zona e banuar. Si rezultat janë shkrumbuar 4 ha pyje dhe 2 ha shkurre. Zjarri është vënë nën kontroll të plotë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës i cili është në ndjekje nga ana e policisë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 9 gusht 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria në flakë digjen shtëpi,toka e pyje te qeveria merr me udhëzim kompetencat e 61 bashkive e deri tek skandali me Drini Kryemadhin që financonte LSI me lekët e shtetit.
-
VIDEO
Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit, janë bërë problem shumë herë! S’kanë pasur konflikte më parë
Një sherr me thika mes dy fqinjëve u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku për pasojë një person mbeti i vrarë. Viktimë e konfliktit ka mbetur Nestir Sotiri dhe autor është Velo Azisllari, i cili ka mbetur i plagosur. Fqinjët thanë për Report Tv se shkak i konfliktit mes dy fqinjëve dyshohet të kenë qenë sherri për qentë që autori Azisllari ka në shtëpi.
-
VIDEO
6 vatra aktive! Zjarret djegin 38 shtëpi të pabanueshme, në Selenicë e Malësi të Madhe! Shpërthejnë municione në Dushkarak, dëmtohen tubacionet e ujit
TIRANË- Zjarret kanë shkaktuar situatë problematike në vendin tonë pasi deri tani janë djegur 38 banesa të pabanuara, 35 në Malësi të Madhe dhe 3 në Selenicë të Vlorës.
-
VIDEO
Tragjedia në Himarë/ Qytetarët sërish në protestë, lyejnë me bojë të kuqe Ministrinë e Brendshme: Është gjaku i Jonadës! Ulen këmbëkryq para kryeministrisë
“Është gjaku i Jonadës!” Me këtë thirrje, qytetarët në formë demonstrate kanë lyer me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme teksa kërkonin drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Më pas marshuan drejt kryeministrisë. Atje u ulën këmbëkryq së bashku me disa fëmijë, të cilët janë të shoqëruar nga prindërit dhe mbajnë pankarta në duar me shkrime të ndryshme, por kryesisht kërkonin që shpirti i Jonadës së vogël duhet të pushojë në paqe me vendosjen e drejtësisë maksimale.
-
VIDEO
Shëngjin/ Gomonia që po tërhiqej nga një makinë shkëputet dhe përfundon në trotuar, përplas një tjetër mjet
SHËNGJIN- Gomonet problem në det, por edhe në tokë! Një situatë e pazakontë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një gomone e cila po tërhiqej nga një makinë ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një tjetër makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se është shoqëruar drejtuesi i automjetit që po tërhiqte gomonen.
-
VIDEO
Protesta pas tragjedisë në Himarë/ Aktivistja që mbështet Berishën telefonon Ramën, kryeministri nuk i hap telefonin
Teksa ndodhen poshtë zyrës së tij, aktivistja që mbështet Sali Berishën, Ilirjana Kuçana ka tentuar të telefonojë kryeministrin Edi Rama teksa protestuesit kërkonin shkarkimin e ministrave Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro dhe drejtorit të policisë Gledis Nano. Ajo i tha qytetarëve se do ia thoshte 'live' kërkesat e tyre, por nuk mori asnjë përgjigje.
-
VIDEO
Tragjedia në Himarë/ Qytetarët sërish në protestë, lyejnë me bojë të kuqe Ministrinë e Brendshme: Është gjaku i Jonadës! Ulen këmbëkryq para kryeministrisë
“Është gjaku i Jonadës!” Me këtë thirrje, qytetarët në formë demonstrate kanë lyer me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme teksa kërkonin drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Më pas marshuan drejt kryeministrisë. Atje u ulën këmbëkryq së bashku me disa fëmijë, të cilët janë të shoqëruar nga prindërit dhe mbajnë pankarta në duar me shkrime të ndryshme, por kryesisht kërkonin që shpirti i Jonadës së vogël duhet të pushojë në paqe me vendosjen e drejtësisë maksimale.