-
VIDEO
Vrasja e Kastriot Reçit, del përgjigja e ADN-së: Ish oficeri i RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin me snajper
Ish oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Mbasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish specialit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish pronari i një televizioni. Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.
-
VIDEO
Skena si në film/ Djali i ish-politikanit shqiptar bashkëpunon me krupierin dhe ‘vjedhin’ kazinonë në Tiranë! ‘Shitet’ si lojtar me fat, por del huq
TIRANË- Një skenë si në filma është regjistruar në një prej kazinove në Tiranë ku protagonist ka qenë djali i një ish-politikani të njohur në vendin tonë, i cili ka arritur që me anë të mashtrimit të marrë një shumë prej 1 mln lekësh të rinj! Në ndihmë për të vënë skenë këtë mashrim, i ka ardhur edhe krupieri i kazinosë, (dealer). Report Tv mëson se bëhet fjalë për Artan Lakrori, djali i Maqo Lakrori, ish-deputet dhe ish- kandidati për kreun e PS-së në 2009.
-
VIDEO
Regjistrimi i tokave bujqësore, Artan Lame: Tani kemi një ligj që na jep mundësinë të regjistrojmë pronat deri në fund
Banorët e fshatit Pilur të Himarës do të kenë mundësinë që të regjistrojnë tokat bujqësore. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame sqaroi procedurat dhe vijoi diskutime të lira me fermerët e fshatit, me qëllim për të shpalosur të gjitha tipologjitë e problematikave të tyre dhe zgjidhjet e ofruara nga Ligji i ri 20/20.
-
VIDEO
Kuvendi i kërkon Inspektorit të Drejtësisë goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK para se të ‘kositen’ nga Vetingu, po bëjnë kërdinë me vendime
Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, që të fokusohet në shqyrtimin e ankesave të qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në procesin e Vetingut. Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të vetëdijshëm se do të shkarkohen nga Komisioni i Vetingut, po bëjnë kërdinë në gjyqësor me vendime abuzive, arbitrare dhe korruptive, deri kur të thirrjen nga Komisioni i Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit të tyre. Kjo kategori magjistratësh konsiderohen ndryshe edhe si gjyqtarët dhe prokurorët KÇK (kap ça të kapësh).
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina përplaset me çiklomotorin, 1 plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Rrile, ku një makinë është përplasur me një çiklomotor në afërsi të një pike karburanti.
-
VIDEO
Durrës/ Të rinjtë me Range Rover konflikt në mes të trafikut për parakalim, shoferi shoqërohet në polici dhe gjobitet
Nuk është e pazakontë që djemtë me makina luksoze të bëjnë të fortin e të kërkojnë që çdo gjë të bëhet siç duan ata. Këtë e tregon fare mirë një video që është bërë virale në rrjete sociale, ku disa të rinj me një automjet ‘Range Rover’ të zi pa targë në pjesën e përparme, ndalin një mjet tjetër në rrugën për të dalë në plazhin e Durrësit.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në Mbreshtan të Beratit, një tjetër vatër shfaqet në Dyshnik, flakët pranë varrezave publike
BERAT- Është shuar zjarri në fshatin Mbreshtan, Në Njësinë Administrative Sinjë në zonën e Shpiragut i cili u shkaktua nga goditja e rrufesë në shtyllën e tensionit të lartë. Por, një vatër e re zjarri është shfaqur në Dyshnik, Njësinë Administrative Otllak dhe kjo është vatra e dytë në këtë fshat. Ndërsa vatra e parë ishte dy orë më parë, e cila u arrit që të vihej nën kontroll, por plantacione me ullinj u shkrumbuan. Këtë herë zjarri është shfaqur pranë varrezave publike të zonës.
Në terren forcat MZSh-së po punojnë për stabilizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Përkrah forcave të repartit zjarrfikës janë edhe banorët e fshatit Dushnik. Burimet pranë Drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije se ditën e sotme kanë arritur të menaxhojnë tre vatra zjarri në tre pika ekstreme të ndryshme të bashkisë ndërsa po luftojnë që t’i shuajnë plotësisht zjarrin në Dyshnik.
-
VIDEO
Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e Ashures! Kryegjyshi: Të jetojmë në paqe! Besimtari: Agjeroj që kur isha i vogël
Qamil Muça, është 69 vjeç dhe thotë se që kur kuptoi se i përket besimit Bektashian, ka festuar Ditën e Ashures, si dhe ka mbajtur agjerim dhjetë ditë para festës. Emocionet i shfaqen në sy, teksa kujton martirizimin e Imam Husejnit, i cili u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë në shkretëtirën e Qerbelasë, 1400 vite më parë.
-
VIDEO
Në fshehtësi të plotë, martohet Rita Ora! Ndryshon dhe mbiemrin
Këngëtarja e famshme Rita Ora dhe regjizori Taika Waititi janë martuar. Ata kanë zhvilluar një ceremoni martesore të fshehtë në Londër.
-
VIDEO
Thahet rezervuari i Kurjanit, tokat mbeten pa vaditje! Shqetësuese, me tharjen e rezervuarit ngordhin peshqit
I mbetur në nivelin minimal të kufirit të 3 metrave, rezervuari i Kurjanit në Roskovec të Fierit po thahet duke rrezikuar tokat e fermerëve në fshatra përreth. Uji i rezervuarit përdoret nga fermerët e zonës, ndërsa Bashkia thotë se i ka bërë kërkesë Minsitrisë së Bujqësisë për të ndërtuar stacione pompimi.
-
VIDEO
Aksident në aksin Elbasan- Metalurgji, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan- Metalurgji” ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin me mjetit dhe për pasojë është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës. Nga ky aksident janë plagosur lehtë dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital.
-
VIDEO
A e ka parë Gledis Nano këtë video? Momenti kur policia shoqëron shoferin që tërhoqi zvarrë qenin dhe arroganca e efektivit
Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano një ditë më parë u dërgoi një mesazh efektivëve të policisë ku i tërhiqte vëmendje dhe i kërkonte që të reflektonin pasi komunikimi i tyre me qytetarët është jo në nivelin e uniformës. E mesa duket ky mesazh ka shkuar në vesh të shurdhët dhe këto pamje e tregojnë më së miri. Në këtë video që Report Tv tregohen momente ku shkojnë për të shoqëruar personin i cili kishte tërhequr zvarrë qenin në Vlorë, një vepër penale e dënueshme, mirëpo duke lënë me një anë krimin që kishte bërë zotëria i identifikuar si Shpëtim Hajrulla, vëmendja të çon te mënyra e komunikimit të policëve. Pikësëpari publikojnë videon teksa qytetari shfaqet i zhveshur me mbathje, së dyti i drejtohet qytetarit me fjalët “po shqetësohet njerëzia për ty se nuk je mirë”, një formë komunikimi me arrogancë, për të cilin edhe vetë Nano u ka tërhequr vëmendjen. Më pas shqetësohet për planet e videos, teksa në fund dëgjohet teksa thotë “Misioni u përmbush”, në një kohë kur Shpëtim Hajrulla (pa dashur për ta justifikuar) as nuk kishte tentuar që të largohej, por po flinte i qetë në shtëpinë e tij. Një mision aq të lehtë, sa policia është dashur thjesht të shkojë në shtëpinë e Hajrullait dhe ta shoqërojë në Komisariat...