-
VIDEO
Përplasja për vdekje e 7-vjeçares në Himarë, fëmijët ulen në shkallët e kryeministrisë: Drejtësi për Jonadën
Qytetarët kanë mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe janë ulur këmbëkryq dhe kërkojnë drejtësi për 7-vjecaren që u përplas për vdekje nga gomonia në Himarë. Edhe fëmijët, të shoqëruar nga prindërit, janë ulur në shkallët e kryeministrisë dhe mbajnë pankarta në duar që shkruajnë: “Drejtësi maksimale që Jonada të pushojë në paqe”.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në Vlorë, akset më problematike janë Transballkanike, shëtitorja Lungomare dhe Vlorë-Orikum
Pasditja shoqërohet me qarkullim të rënduar automjetesh në Vlorë. Pushuesit të cilët këto ditë po i kalojnë në qytet kanë shtuar ndjeshëm përqindjen e automjeteve duke u shkaktuar trafik në disa akse kryesore rrugore. Akset të cilat paraqiten më problematike përsa i përket trafikut janë Transballkanike, shëtitorja Lungomare dhe Vlorë-Orikum. Policia rrugore ndërkohë ka dal në rrugët e qytetit dike bërë rolin e semaforit në kontrollin e qarkullimit në qytet.
-
VIDEO
Zjarr në Grudë–Fushë në Malësi të Madhe, digjen 35 shtëpi të pabanueshme
Zjarr në Grudë–Fushë në Malësi të Madhe, digjen 35 shtëpi të pabanueshme. Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët vetëm 5 shtëpi të banueshme. Nuk ka njerëz të lënduar, flakët janë izoluar
-
VIDEO
Tragjedia në Himarë, protestuesit lyejnë me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme
Në ditën e dytë të protestës për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, qytetarët kanë lyer me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme duke thënë: "Është gjaku i Jonadës". Ndër të tjera kërkojnë nga qeveria që të shkarkojë dy ministrat Çuçi dhe Kumbaro si dhe drejtorin e policisë Gledis Nano.
-
VIDEO
Zjarr në Plashnik të Beratit, përfshihet nga flakët pylli me pisha
Një zjarr ka përfshirë pyllin me shkurre dhe pisha në zonën e Shpiragut. Zjarri është shfaqur fillimisht në një sipërfaqe me shkurre ku më pas, ndikuar nga temperaturat e larta dhe era, flakët janë përhapur në pyllin me pisha. Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe në pyllin me pisha të Plashnik 2, pjesë e Njësisë Administrative Sinjë të Beratit.
-
VIDEO
Situata problematike në Selenicë të Vlorës, nis ndërhyrja nga ajri
Në Selenicë të Vlorës janë djegur 3 banesa të pabanuara për shkak të situatës së zjarreve që vijon të jetë aktive prej disa orësh. Atje ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Përplasja për vdekje e 7-vjeçares në Himarë, dita e dytë e protestës pranë Ministrisë së Brendshme
Disa qytetarë janë grumbulluar pranë ministrisë së Brendshme këtë të hënë për të prostestuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin Potam të Himarës. Edhe këtë herë, protesta është thirrur nga shoqëria civile. Në dallim nga protesta e 4 ditëve më parë kur qytetarët i lanë ultimatum kryeministrit Edi Rama që deri të hënën të shkarkonte ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke i akuzuar si përgjegjësit kryesorë për ngjarjen, sot kërkohet që të shkarkohen. Pavarësisht protestës së qytetarëve, nuk ka pasur asnjë reagim për dorëheqje të mundshme.
-
VIDEO
Në plazh me bukë me vete!
Në plazh me bukë me vete!
-
VIDEO
Spahia përpasje me Angonin për zjarret në Shkodër! Kryebashkiaku: Duhet ndërhyrje nga ajri! Prefektja: Situata kritike, por e menaxhueshme
Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni dhe kryetari i Bashkisë Bardh Spahia kanë dalë në terren për të parë nga afër situatën kritike të zjarreve. Teksa thonë se prioritet janë njerëzit dhe banesat e tyre, kanë përplasje për ndërhyrjen nga ajri pasi Angoni thotë se ende nuk ka nevojë ndërsa Spahia thotë se aty ku është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve, duhet të vijnë helikopterët për të shuar flakët.
-
VIDEO
Braçe mesazh policisë: Situata me zjarret është kriminale! Nëse nuk po merreni me këtë, kemi punë tjetër! S'do ia fal askujt
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për situatën e zjarreve në Divjakë duke thënë se se gjithcka po ndodh është kriminale dhe e qëllimtë. Një mesazh e kishte për policinë që nuk ishte e pranishme në vendngjarje, por shpreson se po merret me personat që vënë zjarret qëllimisht. Sipas Braces, nëse policia nuk po merret me këtë cështje, nuk ka për t’ia falur askujt.
-
VIDEO
Zjarr në Plashnik të Beratit, digjet pylli me pisha
Një zjarr ka përfshirë pyllin me shkurre dhe pisha në zonën e Shpiragut. Zjarri është shfaqur fillimisht në një sipërfaqe me shkurre ku më pas, ndikuar nga temperaturat e larta dhe era, flakët janë përhapur në pyllin me pisha. Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe në pyllin me pisha të Plashnik 2, pjesë e Njësisë Administrative Sinjë të Beratit.
-
VIDEO
Situata problematike në Selenicë të Vlorës, nis ndërhyrja nga ajri
Në Selenicë të Vlorës janë djegur 3 banesa të pabanuara për shkak të situatës së zjarreve që vijon të jetë aktive prej disa orësh. Atje ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.