-
VIDEO
Vijon zjarr në Dushkarak të Vlorës, digjen 30 hektarë tokë! Shkrumbohet nga flakët një banesë në zonë
Që prej mbrëmjes së djeshme një vatër zjarri në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë vazhdon dhe ditën e sotme, zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era, duke djegur rreth 30 hektarë me shkurre, pemtari dhe ullinj.
Është shkrumbuar nga flakët një banesë në zonë teksa zjarri po shkon drejtë banesave të tjera.
Zjarrfikësja e Vlorës nuk ka patur ndërhyrje ndërsa ajo e Selenicës nuk ja del dot që me një mjet lundrues të shuaj flakët Nuk ka zjarrfikëse nga Vlora që të jetë e gatshme për të shkuar në vendngjarje pasi mjetet janë në vatra të tjera zjarri.
-
VIDEO
Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës kapin velierën me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga bregdeti! 5 të arrestuar, 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas
Rreth 1 ton kanabis është sekuestruar nga një operacion i përbashkët antidrogë mes Policisë së Vlorës dhe Gurdia di Finanzias, që kishte si destinacion Italinë. Si rezultat i operacionit kanë rënë në pranga 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Rimbursimi i fermerëve, kreu i agrobiznesit në Report Tv: Hap me rëndësi! Nuk do ketë mungesë produktesh, por rritje çmimesh
Prej datës 1 shtator të gjithë fermerët që kultivojnë grurë do të kenë mundësinë që të aplikojnë online pranë AZHBR-së për të përfituar rimbursimin prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë që ka mbjellë. Lidhur me këtë njoftim, i ftuar në Report Tv Kryetari i Këshilli të Agrobiznesit shqiptar Agim Rrapaj.
-
VIDEO
Malësia e Kurbinit prej ditësh në pushtetin e flakëve, ndërhyhet nga ajri! Disa banesa në rrezik nga përhapja e flakëve
Malësia e Kurbinit prej disa ditësh ndodhet në pushtetin e zjarrit, ndërsa në ditën e sotme është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri. Ende ndodhen plot shtatë vatra zjarri aktive në fshatrat Skuraj, Gallatë dhe Mali i Bardhe, erërat e fuqishme gjate mbrëmjes se kaluar favorizuar përhapjen e flakëve. Ne zonat e prekura nga zjarri sot kane mbërritur dhe forcat nga ushtria, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëseve ke rezultuar e paefektshme nga terreni malor.
-
VIDEO
Sarandë, protestë para Komisariatit të Kufirit e pronarëve për bllokimin e mjeteve të ujit! Pronarët: Kemi 5 ditë që rropatemi
Për bllokimin e lëvizjes së mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë 5 ditë më parë në Potam të Himarës, kanë protestuar mesditën e së hënës edhe pronarët e mjeteve ujore në Sarandë. Bashkë me ta edhe ata të Ksamilit. Të organizuar ata u mblodhën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë.
-
VIDEO
Detaje nga operacioni në Vlorë/ 3 skafe dërguan rreth 1 ton kanabis në një velierë, kishin destinacion Italinë, 5 në pranga dhe 1 në kërkim
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni anti-drogë i zhvilluar në Vlorë. Policia e shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë më dije se janë arrestuar 5 persona, 3 të rinj shqiptarë dhe dy ukrainas. Shqiptarët transportuan 990 kg kanabis me tre skafe në një velierë që i prisnin dy ukrainas, në Gjirin e Arushës. Veliera më pas është nisur drejt Italisë, por nuk ka mbërritur në destinacion pasi është kapur në ujërat e bregdetit italian nga Guardia di Finanza.
-
VIDEO
U sekuestrua rreth 1 ton kanabis, dalin pamjet e operacionit! Skafet, të arrestuarit dhe droga e ndarë në pako
992 kilogramët e kanabisit të kapura në ujërat e Jonit ishin të ndara në 153 pako. Policia ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit, skafet e sekuestruara dhe droga.
-
VIDEO
Kishin kaluar perimetrin e lejuar, dy fëmijë 10-vjeçar shpëtohen nga mbytja në Sarandë! 8 pushues hidhen në ujë në ndihmë të tyre
Dy fëmijë të moshës 10-vjeçare janë shpëtuar nga mbytja në brigjet e Jonit në Sarandë.
-
VIDEO
Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës sekuestrojnë 600 kg kanabis! 3 skafe çuan drogën në një velierë, kishin destinacion Italisë! 5 të arrestuar, 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas
Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës. Janë sekuestruar 600 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona, 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas. 3 skafe të vegjël transportuan drogën në një velierë që i priste në det. Kishin si destinacion Greqinë.
-
VIDEO
Detajet/ Ende mister vdekja e çiftit shqiptar në New York, gruaja ra e para nga ballkoni, më pas aktori! Belliu, në prill u deklarua i zhdukur
Ende mbetet mister arsyeja përse aktori shqiptar Florind Belliu u hodh sëbashku me bashkëshorten e tij Ornela Shehi nga ballkoni i katit të gjashtë të banesës ku jetonin në New York. Media amerikane New York Post ka publikuar të tjera detaje, ku shkruan se Belliu punonte si shofer për të përballuar kostot e jetesës.
-
VIDEO
Ishte për pushime në Durrës, 10-vjeçari polak bie nga kati i 3-të i një hoteli, në gjendje të rëndë të Trauma
Një fëmijë 10-vjeçar ka rënë mbrëmjen e djeshme nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli. 10-vjeçari polak ishte me pushime te Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
-
VIDEO
Identifikohen 26 vatra zjarri në 24 orë! Rrezikohen banesat në fshatin Gjysulkanë në Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 26 vatra zjarri, 15 prej të cilave janë shuar. Aktualisht janë aktive vatra në 8 rrethe me të cilat po punohet për shuarjen e flakëve.