-
VIDEO
Zjarr i madh në pyjet e Ersekës, mendohet të jetë i qëllimshëm! Zjarrfikësit po luftojnë me flakët
Një zjarr i madh në masivin pyjor pranë Ersekës.Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm ndërkohë që zjarrfikëset janë në vendngjarje për të berë te mundur shuarjen e zjarrit.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vënë zjarrin. Aktualisht po punohet fort nga forcat zjarrfikëse për të shuar flakët dhe sipas informacioneve janë drejt fundit.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët sipërfaqja e mbjellë me ullinj në Elbasan
Prej mesditës është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Elbasan.
Zjarrfikësit ndodhen në vatrën e zjarrit për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët sipërfaqja e mbjellë me ullinj në Elbasan
Prej mesditës është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Elbasan.
Zjarrfikësit ndodhen në vatrën e zjarrit për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
-
VIDEO
2 vatra të reja zjarri në Krujë, flakët përhapen me shpejtësi
Dy vatra te tjera zjarri janë aktivizuar në rrethin e Krujës, njëra në fshatin Halil dhe tjetra në kodrat e fshatit Arrameras.
Të favorizuara nga era, flakët po përhapen me intensitet, duke djegur shkurre e pemë në ato zona.
-
VIDEO
Aksident në Llogara, makinat përplasen lehtë! Krijohet trafik me radhë të gjata
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara, ku dy automjete janë përplasur.
-
VIDEO
Pamje të frikshme, re të zeza tymi mbulojnë rrugët në Durrës pasi autobusi mori flakë në ecje
Re të frikshme tymi kanë përfshirë rrugët në Durrës, gjatë djegies së një autobusi të linjës Durrës-Portoromano, që mori flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht.
-
VIDEO
Merr flakë në ecje autobusi në Durrës, shkrumbohet totalisht
Një autobus i linjës Durrës-Portoromano ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht, siç vihet re edhe në këto pamje. Report Tv ka mësuar se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri.
-
VIDEO
Mirditë, zjarr i madh në fshatin Bukmirë, ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve
Një helikopter i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha.
-
VIDEO
Fluks dhe radhë të gjata në Portin e Durrësit, deri më tani kanë mbërritur 4 tragete nga Bari e Ankona, gjithsej 5480 pasagjerë dhe 1065 makina (VIDEO)
DURRËS- Porti i Durrësit ka regjistruar një fluks të lartë të mjeteve dhe pasagjerëve që po vijnë në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Fundjava e sotme, ka shënuar fluksin më të lartë të mbërritjeve në port. Mësohet se vetëm sot kanë mbërritur 4 tragete, konkretisht 3 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes pritet që të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Qytetarët që kanë mbërritur në port po përballen me radhë të gjata të automjeteve.
-
VIDEO
Në vendin e tragjedisë, ende pa kaluar 5 ditë nga vdekja Jonadës, drejtuesi i gomones nuk respekton kordonin e sigurisë në plazhin e Potamit! Gjobitet me 100 mijë lekë
VLORË- Pa kaluar ende një javë nga tragjedia në Potam të Himarës, drejtuesit e mjeteve lundruese ende nuk janë bindur, por vijojnë të mos respektojnë zonën e kufizuar. Policia e Vlorës, nisur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ka lokalizuar mjetin lundrues që ka thyer zonën e kufizimit, duke u futur në bregun e Potamit duke transportuar disa pasagjerë.
-
VIDEO
Zjarr në periferi të Fushë-Krujës, digjen disa pemë frutore dhe rrezikohen banesat
Një zjarr në periferi në Fushë-Krujës në lagjen e Dervinëve ka përfshirë kodrat e mbuluara me shkurre e bimësi të ulët, por dhe peme frutore e pyje.
-
VIDEO
Zjarr i fuqishëm në Mirditë, rrezikohen banesat dhe vreshtat e rrushit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Bukmirës, në Mirditë.
Zjarri, i cili vijon të përhapet është i përmasave të mëdha. Rrezikohet që nga flakët të përfshihen banesa dhe shumë vreshta rrushi.