-
VIDEO
Bllokimi i mjeteve lundruese/ Pas Vlorës dhe Dhërmiut, dalin në protestë pronarët në Durrës: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë
Pronarët e motorskafëve dhe mjeteve të tjera lundruese në Durrës kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit, pasi që prej ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një 7-vjeçareje në Himarë, ata nuk lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre.mje
-
VIDEO
Dalin PAMJET nga aksidenti i rëndë në Kallmet! Dy mjetet bëhen copash, 7 persona të plagosur
Pamjet që po shihni janë nga aksidenti i rëndë në Kallmet të Lezhës ku u plagosën 7 persona, mes tyre edhe një fëmijë.
-
VIDEO
Radhë e gjatë automjetesh në drejtim të Lezhës, pushuesit nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime
Që prej mëngjesit të sotëm paraqitet trafik i rënduar pranë kryqëzimit të Fushë Milotit. Ky trafik i rënduar vjen për shkak të fluksit nga sezoni turistik.
-
VIDEO
Rama publikon mendimet e qytetarëve për rrugën Kardhiq-Delvinë: Shkurton kohë dhe më pak shpenzime
Aksi Kardhiq-Delvinë tashmë ka më shumë se një muaj që është hapur për publikun, i cilësuar si një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
-
VIDEO
Zjarri përhapet me shpejtësi në Kurbin, ndërhyhet me helikopter për shkak të terrenit malor
Në fshatin Skuraj të Kurbinit një vatër e gjerë zjarri është bërë problematike.
Flakët po përhapen shumë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Për shkak të terrenit të thyer malor, është e vështirë të ndërhyhet me zjarrfikëse.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 8 gusht 2022
Titujt e gazetave për sot, nga "Drejtësi për Jonadën" qytetarët dalin sërish sot në protestë te loja e rrezikshme e "Peshkaqenëve" me SPAK e deri tek a gabon populli?
-
VIDEO
Zjarr i fuqishëm në Bukëmirë të Mirditës, ndërhyn helikopteri! Rrezikohen banesat edhe në Fushë-Krujë, disa vatra zjarri! Në Elbasan në flaka kurora e ullishtës
Shumë vatra aktive zjarri në të gjithë vendin. Kjo është situta aktuale e përballjes me flakët, ndërkohë që në disa qyteteve situata është e rrezikshme. Një helikopter i Forcës Ajrore i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë të Mirditës, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar djegien e banesave. Ndërsa vatra aktive zjarri ka edhe në Durrës, në Klos, në Kurbin dhe Shkodër, Krujë, vatrat më kritike janë në Mirditë e në Fushë-Krujë, ku flakët janë përhapur deri pranë banesave. Një vatër tjetër zjarri është aktivizuar në lagjen Zezë të Niklës ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre dhe flakët po favorizohen ndjeshëm nga era e fortë. Flakët rrezikojnë disa banesa të kësaj lagjeje. Për shuarjen e flakëve janë nisur reparti zjarrfikës i Krujës po i vjen në ndihmë dhe Kamza. Në Krujë vatrat e zjarreve dyshohet se janë të qëllimshme, ndërkohë që askush nuk është ndaluar nga autoritet.
-
VIDEO
VIDEO, flakët mbulojnë qiellin e Fushë-Krujës! Zjarri i qëllimshëm në Nikël, rrezikohen banesa
Zjarret, që në numrin më të madh të tyre, janë të qëllimshme, nuk kanë fund në Rrethin e Krujës.
Një vatër tjetër zjarri është aktivizuar në lagjen Zezë të Niklës ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre dhe flakët po favorizohen ndjeshëm nga era e fortë.
-
VIDEO
Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn
Në Elbasan një zjarr i madh ka përfshirë ullishtën e qytetit. Nënkryetari i’Foltores’ së Berishës, që është edhe deputet në Elbasan, Luçiano Boçi ka publikuar video nga zjarri.
“E tmerrshme! Qindra, mos mijëra rrënjë ullinj, të kurorës së gjelbërt të Elbasanit, një pasuri e tërë kombëtare, me vlera të shumëfishta, vazhdon të digjen pa mëshirë, me gjithë alarmet e ngritura kudo. Asnjë ndërhyrje, asnjë masë. Zoti pastë mëshirë e sjelltë pak shi! Qeveria po zbaton moton: Me zjarrin e qeverinë mos luaj”, shkruan ai.
-
VIDEO
Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: po lejohet lundrimi në mënyrë selektive
Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi kanë dalë në protestë pas bllokimit të lëvizjes në det, marrë shkas nga ngjarja e rëndë në Himarë ku humbi jetën një vajzë 7 vjecare pas goditjes nga një skaf. Ata thonë se prej 4 ditësh nuk po lejohen të dalin në det në mënyrë të padrejtë, ndërkohë akuzojnë policinë kufitare se po ben selektime duke lejuar mjetet të tjera lundruese.
-
VIDEO
Aksident në Shkodër, minibusi me 20 pasagjerë kthehet përmbys! 4 të lënduar lehtë
Një minibus u kthye përmbys në rrugën e Vermoshit pasditen e sotme. Në mjet ndodheshin 20 pasagjerë, ndërsa 4 prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Rruga për Stare” në afërsi të Rrapshë e Hotit.
-
VIDEO
Kërcënoi me thikë klientët e tij, shpallet në kërkim pronari i një lokali në Sarandë
Pronari i një lokali në Sarandë është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me thikë klientët e tij pas një sherri. Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Alban Çobaj.