-
VIDEO
Vrau bashkëjetuesen, Ramis Mici nuk mban mend ditëlindjen! Kërkon avokat nga shteti në gjykatë
Ramis Mici u paraqit sot në seancën gjyqësore për të marrë masën e sigurisë pasi vrau bashkëjetuesen e tij, u pyet nga gjyqtarja për të dhënat dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend.
Ndër të tjera kërkoi avokat mbrojtës të caktuar nga shteti pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij. Ndër të tjera pranoi se ka qenë i dënuar më parë për ‘dhunë në familje’.
-
VIDEO
Ambasadorja e re e BE-së, Christiane Hohmann, vjen në Tiranë! I paraqet letrat kredenciale presidentit Begaj
Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen politike dhe asistencën financiare që BE i ka dhënë Shqipërisë në tre dekadat e fundit. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për asistencën financiare të dhënë për përballimin e dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e lehtësimin e situatës gjatë pandemisë së Covid 19.
-
VIDEO
Dalin pamjet nga banesa ku mbajt peng 30-vjeçarja në Durrës
Janë publikuar pamjet nga banesa ku u mbajt 30-vjeçarja E.D në Durrës nga shtetasi Marjus Muskaj, për të cilin e reja pretendon se e kishte marrë peng dhe e kishte mbajtur aty pa dëshirën e saj.
-
VIDEO
Masakroi me thikë gruan e tij në Elbasan, Ramis Mici mbërrin kokëulur në gjykatë
Ramis Mici do të njihet sot me masën e sigurisë pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi mëngjesin e së shtunës. Ai ka mbërritur kokëulur në gjykatën e Elbasanit.
-
VIDEO
Rama thumbon Berishën dhe Bashën: Hapnin gara me projekte mizerabël! Ne bëjmë vepra nga fillimi në fund
Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të thumbojë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në lidhje me projektet infrastrukturore. Sipas Ramës, ata hapnin gara me projekte mizerabël që të detyrojnë të rikthehesh disa herë. Për këtë i referohet rrugës së Elbasanit ndërsa thotë se qeveria e tij bën vepra nga fillimi në fund.
“Thuhet shumë shpesh që “Rrugët u bënë”. Jo, nuk u bënë, faktikisht. Një pjesë e rrugëve, për të cilat u tha se u bënë, thjeshtë u tenderuan dhe u lëshuan rrugëve, por si vepra ato kanë mbaruar dhe po mbarojnë, ende sot që flasim, në këtë fazë. Tjetër është të hapësh gara me projekte mizerabël, që të detyrojnë pastaj të rikthehesh disa herë, të rrisësh financimin, të dalësh përtej parashikimeve buxhetore me shumëfish, siç ndodhi me rrugën e Elbasanit, dhe tjetër është të bësh vepra nga fillimi në fund.
Tjetra fazë është faza e hekurudhave që fillon, faktikisht, kemi filluar me Tiranë-Durrës, por që kemi shumë për të bërë aty, qoftë me hekurudhën drejt Hanit të Hotit e qoftë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe qoftë dhe me hekurudhën e Korridorit të 8-të.
Këto janë ambicie, por jo ambicie thjeshtë në hava, por ambicie që po materializohen hap pas hapi në procese të ndryshme, procese studimesh dhe projektimesh, procese fizibiliteti, procese të realizimit të investimeve”, tha Rama.
-
VIDEO
Projekti për aksin Milot-Fier, Rama: S’është tender i parafabrikuar! Garë e drejtë
Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje për të gjithë kritikët që kanë akuzuar se tenderi për projektin e aktit Milot Fier, ishte i paracaktuar me një fitues të shpallur pa u futur në garë. Një gjë e tillë, për kreun e qeverisë është e pavërtetë.
“Një vepër e pritur prej shumë vitesh, që ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit Europian, është një vepër që futëm në kanalin e financimeve në kuadër të proceseve të Berlinit, por koha që na mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe vendosëm që të ecnim vetë, do i shërbejë një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social, turizmit dhe lëvizjes në Unazën më të madhe të Mesdheut, është pjesa më strategjike e Korridorit Blu, gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim, me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetet kryesor të Shqipërisë, ndërkohë që po punojmë edhe për projektin e zgjerimit edhe të rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë dhe po punojmë me BE që Korridori i 8 të jetë një realitet në pikëpamjet e çdo standarti, faza tjetër është faza e hekurudhave, aeroportet janë në proces, i Vlorës është në kantier, dhe aeroporti i Mynihut që është operatori i parashikuar për Vlorën ka lancuar një tender të vetin atje sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që konfirmon kredibilitetin dhe standardet e projektit dhe suksesin e garantuar të atij projekti, aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, në një kohë të arsyeshme do jetë pikë referimi për gjithë zonën që prek Shqipërinë dhe Kosovën dhe më gjerë se kaq. Do hapet gara së shpejti për aeroportin e Sarandës”, tha Rama.
-
VIDEO
Nis projekti për aksin Milot-Fier, pjesë e korridorit blu! Do jetë autostrada e parë që do lëvizet me 130 km/h
Aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h. Lajmi është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës, njëherazi edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet nga rruga e re Peshkëpi-Selenicë, peizazh i bukur kodrinor-malor gjatë gjithë rrugës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga e re Peshkëpi-Selenicë, pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës. Aksi i ri 105 km, njohur me emrin "Rruga e lumit të Vlorës" mundëson një udhëtim komod dhe panoramik.
-
VIDEO
Mbrojtja e Mjedisit jashtë vëmendjes së pushtetit vendor! KLSH: 7 bashki zero fonde dhe plane për mbrojtjen e mjedisit
Shtatë bashki në vend nuk e kanë në fokus mbrojtjen e mjedisit. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në bashkitë Tiranë, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Korçë, Fier e Pogradec nga 2018 deri në 2021 nuk është planifikuar asnjë fond për hartimin e programeve për mbrojtjen e mjedisit
-
VIDEO
Makina futet pa kontroll në ambientet e Gjykatës në Dibër, drejtuesi pritet të merret në pyetje
Një qytetar në Peshkopi ka humbur kontrollin e makinës duke bërë që automjeti të futet në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Dibrës.
-
VIDEO
Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve: Kërcënim serioz për vendin
Dy iranianëve me shtetësi gjermane u është ndaluar të futen në territorin e vendit tonë, pas tentativës për të hyrë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
-
VIDEO
Sezoni turistik/ Policia e Shtetit: Jemi pranë jush kudo, për t’ju përcjellë me mbresa nga Shqipëria
Shqipëria është një nga pikat turistike e cila ka mbledhur rreth vetes mijëra turistë, për shkak bukurisë së natyrës, mirëpo për pushime të bukura duhet të ofrohet edhe siguri.