• VIDEO

    Dy vatra zjarri aktive në Vlorë, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve

    Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Vlorë. Report TV mëson së flakët janë aktive në fshatin Drashovic dhe në fshatin Romës. Mësohet se zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    •  
  • VIDEO

    Korçë/ Po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, 2 persona në pranga, 1 në kërkim

    Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Në pranga kanë rënë Gentiana Lipo dhe Klorent Larti, të cilët po i transportonin emigrantët drejt Tiranës kundrejt fitimit.

  • VIDEO

    U kapën me armë, iu merret ADN-ja ish-efektivit të RENEA-s, Remal Radës dhe Elton Hithit! Dyshohet se kanë informacion për vrasjen e Kastriot Reçit në janar 2020

    Gjykata e Lezhës pranoi kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada dhe mikut të tij Elton Hithi. Organi i akuzës ka kërkuar krahasimin e ADN-së së gjetur në snajperin që u përdor për elzekutimin e Kastriot Reçit në 7 janar 2020.

  • VIDEO

    Situata e zjarreve në vend, Ministria: 22 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 prej tyre ende aktive, 20 janë shuar

    Situata e zjarreve në të gjithë vendin duket  e qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit nga 22 vatrat e zjarrit të raportuara, vetëm 2 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive.

  • VIDEO

    Lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 33-vjeçari! Vihen nën hetim dy pasagjerët

    Një 33-vjeçar i identifikuar si V.H., është arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ pasi lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë. Arrestimi i tij u bë në Tiranë, në rrugën “Myslym Keta”. Gjithashtu, u vunë nën hetim në gjendje të lirë, dy pasagjerët e identifikuar si I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.

  • VIDEO

    Tiranë/ ‘Zbrit poshtë se ta tregoj unë’, pas sherrit në parking, 51-vjeçari godet me grushte fqinjin! 56-vjeçari vdes i vetëm! Në pranga autori Alban Meneri

    Pas konfliktit mes dy fqinjëve në Tiranë, njëri prej tyre i identifikuar si Nikolin Staka , 56 vjeç ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 30 korrik, në rrugën ‘Sulejman Pitarka’ ndërsa sot është vënë në pranga Alban Meneri, 51 vjec, i cili rrahu për vdekje fqinjin.

  • VIDEO

    Leximi dixhital i pasaportave! Dalin pamjet, si po hyjnë qytetarët në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga terminali i ri i Aerportit të Rinasit duke treguar se si po funksionon zbatimi i teknologjisë së re për leximin e pasaportave në mënyrë dixhitale.

     

  • VIDEO

    Sezoni turistik/ Rama: Më shumë pastërti, shërbim shëndetësor më të mirë dhe siguri më të madhe! Problem zhurmat

    Në hyrje të fjalës së tij me kryebashkiakët sot Rama vlerësoi disa zhvillime pozitive sa i përket sezonit të ri turistik.

    “Nuk diskutohet që ky sezon ka disa përmirësime shumë pozitive, në aspektin e shkallës së përmirësimit, në radhë të parë, si rezultat i angazhimit tuaj përgjatë vijës bregdetare në drejtim të pastërtisë. Është shumë shembullore Himara, për çudinë time të madhe sepse ka qenë bashkia më problematike e vijës bregdetare dhe siç e kam kritikuar publikisht me shumë drejtpërdrejti kryetarin e bashkisë së Himarës, dua ta falënderoj publikisht sot, se nuk kam rrugë tjetër, por punë të jashtëzakonshme ka bërë Durrësi, punë, si gjithmonë, shembullore Lezha e me radhë të tjerët deri në Sarandë, ku situata është shumë më e mirë se çka qenë, pavarësisht edhe vështirësisë më të madhe që ka për shkak të dendësisë së madhe të gjithë zonës së banuar dhe numrit shumë të lartë të turistëve në një zonë shumë të ngushtë. Kemi një sistem të konsoliduar të shërbimit shëndetësor. Numri i vizitave dhe i shërbimeve të bëra në gjithë sistemin e ngritur posaçërisht për periudhën e sezonit është rritur si pasojë edhe e sensibilizimit dhe e sensibilizimit dhe performanca e gjithë sistemit është absolutisht pozitive dhe kjo është meritë e veçantë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, siguria duket se është në një nivel më të mirë sesa çdo vit tjetër, forcat e policisë të angazhuara në sigurimin në tërësi të gjithë sezonit po bëjnë një punë të mirë. Ka probleme tek-tuk me zhurmat, por zjarret janë një problem serioz që arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Emergjencat Civile”, tha Rama.

  • VIDEO

    Ministri i Mbrojtjes: Pritet vera më e nxehtë këtë vit! Deri tani menaxhuam 397 zjarre, asnjë viktimë dhe asnjë shtëpi e dëmtuar

    Deri tani, këtë vit, janë menaxhuar 397 zjarre deri tani nga emergjencat civile dhe për fat të mirë nuk ka pasur asnjë viktimë dhe asnjë shtëpi të dëmtuar. Kështu ka thënë sot në takimin me kryetarët e bashkisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

    Peleshi tha se nuk ka bashki të paprekshme, imune nga zjarret. Ky vit pritet të jetë edhe më i nxehtë se vitin e kaluar, që ishte rekord për nga vatrat e zjarrit.

    “Këtë vit 397 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë janë menaxhuar pa asnjë jetë të humbur dhe asnjë banesë nuk është dëmtuar. Ligji ju detyron që në një emergjencë të bashkisë ngjitur sikur të ndodhte në Bashkinë tuaj.  Ka bashki që fikin telefonin dhe thonë nuk është zjarri im.  Përgjegjësia e ruajtjes së territorit është përgjegjësia juaj, ne jemi në ndihmën tuaj! Keqkuptohet ndonjëherë kjo. Duket nga toni që kur kërkojnë helikopterin. Ndonjëherë edhe nga plazhi. Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht”, tha Peleshi.

  • VIDEO

    Rindërtimi, Veliaj inspekton lagjen e re në Zall-Herr: Në shtator Tirana me lagjen më të bukur për të prekurit nga tërmeti

    Shtëpitë e rindërtuara në lagjën e re në Zall Herr janë thuajse në përfundim dhe shumë shpejt do të jenë gati të presin familjet e prekura nga tërmeti. Lagjja e re është një hapësirë e urbanizuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë zona do të marrë një vlerë të shtuar, falë investimit që po bëhet aty

  • VIDEO

    Zjarri në Finiq , fillon ndërhyrja me avioni grek

    Vijon të jetë aktive vatrës e zjarri në fshatin Pecë të bashkisë së Finiqit.

    Në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në bashkinë Finiq për vendosjen nën kontroll të flakëve ka ndërhyrë një avion grek, i cili po punon për shuarjen e zjarrit .

  • VIDEO

    Tensionet në Veri, Rama: Kosova ka të drejtë! Serbia të zbatojë marrëveshjen, përshëndes vendimin e Kurtit për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për tensionet në Veri të Kosovës duke e cilësuar përshkallëzimin krejtësisht të paarsyeshëm. Teksa mbështet vendimin e Albin Kurtit për të dëgjuar aleatët dhe për të shtyrë zbatimin e aplikimit të reciprocitetit të targave dhe mjeteve të identifikimit për shtetasit serb, Rama bëri thirrje për Vuçiç dhe autoritetet e Beogradit që të mos justifikojnë grupet serbe.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv