-
VIDEO
Meta zbret në terren, takon fermerët në Fier: Shteti ka rënë, shumë shpejt do kemi ndryshime
Me ardhjen në krye në Partinë e Lirisë, Ilir Meta tashmë ka nisur edhe takimet në terren. Kryetari i Partisë së Lirisë ka zhvilluar sot takime me fermerët dhe blegtorët në Fier. Nga atje. Meta ka akuzuar kreun e qeverisë se ka kapur çdo pushtet dhe se shteti ka rënë
-
VIDEO
Betohet te presidenti Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade, Arben Kingji
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji u betua sot para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
-
VIDEO
Përcillet sot për në banesën e fundit 7-vjeçarja, familjarët: Gjithçka ia kemi lënë në dorë drejtësisë
Familja Avdia, e cila humbi një ditë më parë vajzën 7-vjeçare Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje teksa ishte duke notuar në plazhin e Potamit nga drejtuesi Arjan Tase, ka hapur sot dyert e mortit. Report Tv ishte pranë banesës së të miturës, të cilët sot do të përcjellin për në banesën e fundit në orën 15:00 vajzën, jeta e së cilës u pre në mes ende pa e nisur. Familjarët kanë thënë për Report Tv se gjithçka ja kanë lënë në dorë drejtësisë.
-
VIDEO
Kreu i Operatorëve Turistik: Policia Kufitare s’ka bërë detyrën, korruptohen me 20 mijë lekë! Makinat po parkohen në plazhe, policët qeshin
Kreu i Operatorëve Turistik, Vasil Bedinaj ka treguar se ngjarja tragjike që ndodhi një ditë më parë në plazhin e Potamit, është shkak i mosfunksionimit të gjithë zinxhirit të një sërë institucionesh.
-
VIDEO
Situata nga zjarret, 7 vatra aktive në Shkodër, Mat, Durrës, Krujë, Tropojë, Kurbin! Vetëm 1 helikopter ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualisht janë aktive 7 vatra zjarri në vendin tonë, konkretisht në Bashkinë Shkodër, Mat, Durrës, Krujë, Tropojë, Kurbin. Vetëm 1 helikopter Cougar ndërhyn nga ajri kur ka situata kritike ndërsa janë angazhuar 411 forca operacionale të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 31 mjete zjarrfikëse.
-
VIDEO
Lule në vendin ku u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, pushuesit braktisin plazhin e Potamit! Rrobat e familjarëve ende mbi shezlong
Plazhi i Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtuesin Arjan Tase, teksa po lahej në det, sot është braktisur nga pushuesit. Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë
-
VIDEO
Trafik i rënduar në hyrje të Ksamilit, radha e automjeteve fillon që nga gjiri i Manastirit
Paraditen e kësaj të mërkure ka trafik të rënduar në hyrje të Ksamilit. Radha e automjeteve me pushues që po shkojnë në plazhet e Ksamilit fillon që nga gjiri i Manastirit.
-
VIDEO
Deputeti i PD-së Çollaku reagon për vdekjen e 7-vjeçares në Himar: Isha dëshmitar i një tmerri
Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur fëmija 7 vjeç u vra nga një gomone që e drejtonte shefi i policimit në Elbasan.
Këtë e bëri me dije vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku tha se shkarkimi nga detyra e autorit nuk mjafton.
"Vetëm 20 metra larg vendit ku ndodhesha unë sot jam dëshmitar i një tmerri në brigjet e Himarës në Potam. Fjalet ngushelluese, keqardhja shkarkimet nga insitutucionet e shtetit nuk mjaftojne per tragjedine e sotme te Himares ku nje vajze 5 vjecare u coptua ne breg te detit nga nje skaf i dimensioneve te medha dhe nje mjet detar lluksi.
Pergjigjia e shtetit sot duhet te jete ndalimi i menjehershem i perdorimit te ketyre skafeve lluksi ne brigjet e detit mbi koken e pushuesve. Kjo per sot. Neser duhet te kuptojme se si eshte e mundur qe nje mjet te tille detar lluksi ta posedoje nje oficer i thjeshte policie", shkroi ai.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 3 gusht 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Shefi i Policisë shkakton tragjedi me skaf në Himarë duke përplasur për vdekje 7-vjeçaren te Milot-Fier koncensioni i ri me rrugët e florinjta të qeverisë e deri tek E-maili nga SHBA që iu dërgua Autoritetit të Dosjeve për Metën.
-
VIDEO
Ngjarja tragjike në Himarë, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Kufirit në Vlorë dhe inspektorët e tjerë përgjegjës
Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. Gjithsej janë 15 të shkarkuarit me urdhër të Gledis Nanos.
-
VIDEO
Zjarr masiv në fshatin Mukje të Fushë-Krujës, shkrumbohen 50 hektarë! Flakët shumë pranë banesave
-
VIDEO
Pas ngjarjes tragjike në Himarë, Policia Kufitare e Sarandës bllokon tre motoskafë, ishin pa dokumentet përkatëse
Policia Kufitare e Portit Sarandë, ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit. Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.