-
VIDEO
Pushuesit kthehen nga plazhi! Radhë kilometrike automjetesh në Lezhë, shoferët prej 2 orësh në trafik! Akset më problematike
E diela e fundit e muajit korrik është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët e qarkut të Lezhës. Kjo është situatë e përsëritur në çdo fundjavë gjatë sezonit veror për shkak se pushuesit shkojnë në plazh.
-
VIDEO
Vijon ‘beteja’ me zjarrin në Margellic të Fierit, digjen 200 rrënje ulliri! Terreni i vështirë detyron zjarrfikësit të përdorin mjete rrethanore (VIDEO)
Vijon beteja me zjarrin në Margellic të Fierit ku aktualisht janë djegur 200 rrënjë ulliri, pronë e fermerëve. Terreni i vështirë i detyron zjarrfikësit të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
-
VIDEO
Dënohet me 18 muaj burg shqiptari në Britaninë e Madhe, goditi një polic dhe tentoi të arratisej! Në makinë iu gjet kanabis dhe sëpatë
Një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Erjon Selivrada është dënuar me 18 muaj burg në Britaninë e Madhe.
-
VIDEO
Zjarr masiv në zonën e Margellicit në Fier! Flakët favorizohen nga era
Një zjarr ka prekur zonën e Margellicit në Fier. Flakët favorizohen nga era. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësesh.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionçinën! 4 të plagosur,1 prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Blinisht
-
VIDEO
Elbasan/ Masakroi me thikë gruan Jetlira Elezi, arrestohet Ramis Mici! Pas vrasjes ishte fshehur poshtë urës së Zaranikës
Nuk ka zgjatur më shumë se një ditë arratia e 37-vjeçarit Ramis Micit, i cili vrau me thikë një ditë më parë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin në një banesë me qira në Elbasan. 37-vjeçari është arrestuar nga efektivët e policisë.
-
VIDEO
Kontrata e re, mbi 12 mijë punonjës policie përfitojnë një vakt ushqimi falas! Fishta: 'VKM' ekzistonte, nuk jepej pasi nuk ishte në kontratën e vjetër
Përmes një kontrate të re kolektive firmosur nga kryepolici Gledis Nano dhe kryesindikalisti Sadedin Fishta, shumë burokraci për të drejtat e policëve do të shmangen. Një prej përfitimeve është ai i marrjes së një vakti ushqim, i cili prej vitesh ishte parashikuar por nuk merrej me pretendimin se nuk përfshihej në kontratë
-
VIDEO
Shtohen dyshimet/ LSI-ja propozoi ndalimin me ligj të verifikimit të Ilir Metës për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit
Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rrjedhimisht të Ilir Metës, kanë propozuar që të ndalohej me ligj verifikimin nga Autoriteti i Dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët e kanë marrë një herë certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet e famshme ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’ në vitet 1995 dhe 1997. Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës sidomos pas janarit të vitit 2011, ka propozuar që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranojë kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.
-
VIDEO
Pas 30 vitesh jepet certifikata e parë e pronësisë në Kuqar të Fierit! Regjistrohen 990 parcela ullishte
Pas 30 vitesh banorët e fshatit Kuqar në Patos kanë marrë certifikatat e pronësisë. Ato u dorëzuan nga, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i cili tha se janë rreth 990 pasuri të paregjistruara në këtë zonë dhe se problematika ka edhe me banesat e para viteve 1990.
-
VIDEO
Zjarr në Bistricë të Sarandës, kërkohet ndihma e 40 forcave dhe mjeteve të armatosura
Aktualisht në vendngjarje ndodhen 1 mjet zjarrfikës i bashkisë Finiq dhe 1 mjet i forcave të armatosura, të cilat janë në gatishmëri për të penguar zbritjen e zjarrit drejt fshatit Pecë dhe Parkut të Syrit të Kaltër. Është kërkuar ndihmë dhe pritet mbërritja e 40 forcave dhe mjeteve të forcave të armatosura
-
VIDEO
‘U prehsh në paqe o Ramiz Mici me gjithë fëmijë’, vëllai i Jetlira Elezit që u vra nga burri kërcënon 37-vjeçarin: Pa t’i vra 4 pjestarë, s’shkoj tek varri
Vëllai i Jetlira Elezit, 37-vjeçares e cila u vra një ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj Ramis Mici, në një banesë që çifti kishte marrë me qira në Elbasan, ka kërcënuar autorin dhe familjarët e tij se do t’i vrasë. Sokol Elezi, në një postim në rrjetet sociale, zotohet se do të hakmerret për gjakun e motrës së tij.
-
VIDEO
Bletërritësit e Cermenikës
Një udhëtim mbreslënës në Çermenikën e thellë, mes maleve, me destinacion fshatin Marinaj. Aty ku bletërritësi Kujtim Kujtila ja ka dalë të krijojë një park të vogël bletësh dhe me mjaltin e tyre të kurojë sëmundjet e mushkërive dhe disa sëmundje të tjera shqetësuese për banorët e asaj zone. Në Marinaj janë të paktën 15 familje që mbajnë në kopshtet me pemë parqe të vogla bletësh, një vlerë e padiskutueshme për shëndetin e njeriut, trashëguar prej qindra vjetësh. Mungesa e mbështetjes për bletërritësit nga ana e shtetit dhe disa nga shqetësimet e tyre. Ndiqni reportazhin “Bletërritësit e Çermenikës”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 14.30