• VIDEO

    Jepi fund urrejtjes, fushata ndërgjegjësuese kundër gjuhës së urrejtjes online nga Grupi “Pandëzohu”

    Luan Avdiu është 24 vjeç. Pjesë e komunitetit rom, ai u përball me paragjykime që në moshë të hershme. Diskriminimi vijoi edhe gjatë shkollës, kur mësuesja nuk i kushtonte vëmendjen e duhur, e deri kur i erdhi koha të punësohej.

     
  • VIDEO

    Qindra kg kokainë në kontenierët me banane, lihet në burg pronari i 'Alba Exotic Fruit'! Avokati: S'kishte dijeni për drogën, është luftë për goditjen e biznesit

    TIRANË- Pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, kompanisë së cilës i janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme, është lënë në burg. Vendimi është dhënë në seancën e mbajtur ditën e sotme, teksa është lënë në fuqi kërkesa e prokurorit. Nga ana tjetër, avokati i tij, Baftjar Rusi tha se klienti i tij nuk kishte dijeni për kokainë dhe se kjo ishte një luftë për goditjen e biznesit të tij.

  • VIDEO

    Rama pyet SPAK-un: Si ka mundësi që asnjë gjykatës apo prokuror i nxjerrë nga vetingu nuk është thirrur për tu pyetur? Ku i kanë gjetur paratë?

    Kryeministri Edi Rama ngriti në kongresin e PS-së një pyetje habitore, duke u shprehur se si ka mundësi që asnjë gjykatës, i përjashtuar nga vettingu që nuk është thirrur për të dhënë llogari.

    ‘Unë jam mbështetësi më i fortë i SPAK-ut, më takon ta ngre një tjetër fjali habitore. Si ka mundësi që asnjë gjykatës dhe asnjë prokuror i korruptuar nga ato që i nxori vetingu jashtë, nuk është akoma as i thirrur që të paraqitet, ore ku i ke gjetur këto para. Nëse nuk dënohen ata që japin drejtësi, gabim, dëno sa të duash ato që shkelin ligjin, nuk bëhet ky shtet me siguri për të gjithë apo përkujdesje për të gjithë.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Gjendet një i vdekur në Milot, dyshohet së është përplasur nga makina dhe e kanë braktisur

    Gjendet një person i vdekur në Milot të Kurbinit. Report Tv mëson se personi i gjetur pa shenja jetë është i aksidentuar, pasi në vendin e ngjarjes ka copa makine që e kanë përplasur. Polica niset drejt vendit të ngjarjes.

  • VIDEO

    Shpërthen një bombol gazi në një banesë në Lezhë, plagoset rëndë një grua

     Një 67-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, pasi i ka shpërthyer bombola e gazit në banesë.

     Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, në fshatin Troshan të Lezhës.

  • VIDEO

    U rrëzua në kanionin e Gjipesë, turisti polak: Shkova të bëja foto se ishte pamje e mrekullueshme, jam mirë! Ndihma më erdhi menjëherë

    Report Tv ka kontaktuar me turistin polak që u rrëzua në kanionin e Gjipesë, ku tha se kishte shkuar aty për të bërë një foto për shkak të pamjes së mrekullueshme që ajo ofronte, por është rrëzuar. Ai thotë se ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e mire.

    “Kam telefonuar rreth orës 13 e 30 në polici pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë dhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar dhe me pas ka pas dëmtime në këmbe. Dua ta falenderoj policinë dhe të gjithë që morën pjese në ndihmën që më dhanë. Tani jam ‘OK’,  por gjithçka ishte shumë e vështirë”, tha turisti polak.

  • VIDEO

    Kongresi i PS-së, nis faza e dytë me himnin kombëtar dhe himnin e Ukrainës

    Faza e dytë e punimeve të kongresit të Partisë Socialiste ka nisur me këndimin e himnin kombëtar, po ashtu edhe me himnin kombëtar të Ukrainës.

    •  
  • VIDEO

    Nis faza e dytë e punimeve, mbërrin Rama! Priten ndryshimet në statut

    Nis faza e dytë e punimeve e Kongresit të PS-së! Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet që të ketë ndryshimet në statutin e PS-së, ku do të shtohet sekretari ekzekutiv pranë degëve në rrethe, si edhe do të shtohen edhe 2 Sekretariate të reja në parti.  Në Kongres marrin pjesë 1007 delegatë ku do të votohet shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve pranë bashkive

    •  
  • VIDEO

    PS mban Kongresin, këndohet himni shqiptar dhe ai ukrainas! Nis faza e dytë e punimeve, mbërrin Rama!

    Si asnjëherë më parë Kongresi i socialistëve nis me deputetët e ministrat të cilët do të dalin sot me tryeza në disa sheshe kryesore të Tiranës ku do të  dëgjojnë problemet e qytetarëve. Më pas do të mblidhen në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku do të diskutojnë për një riorganizim të partisë, por pritet të mos mungojnë kritikat e kryesocialistit Rama. Temë e diskutimeve, Mandati i 3, hapja e partisë, por edhe ‘prerje’ kokash. 

    • VIDEO

      Propozimet e Braçes: Moratorium për hidrocentrale, të mos ndërtohen në çdo rrëke uji! Të rimerren rezervuarët e vegjël e të përdoren përvaditje! Studim kombëtar për ndryshimet e klimës

      Socialisti Erion Braçe ka folur sot për situatën në bujqësi, ku tha se duhen marrë masa të menjëhershme që vëmendja të shkojë drejt prodhimit vendas.

      Me një fjalim të shkruar me shkrim dore, Braçe ka lexuar një e nga një të gjitha pikat që mund të shërbejnë si zgjidhje për të përmirësuar këtë situatë. Ai propozoi një moratorium për hidrocentrale, që të mos ndërkohen në çdo burim uji, marrjen e rezervuarve të vegjël dhe për t’i përdorur për vaditje si edhe një studim kombëtar për ndryshimet e klimës

    • VIDEO

      Pëllumbi i kërkon të flasë shkurt, Braçe: Ti kërkon të më ndërpresësh fjalën? Që nga 1990 s’ka ndodhur, janë sugjerime që duhet të merren parasysh ose do jetë shumë vonë

      Një debat ka pasur mes dy socialistëve, Arben pëllumbi dhe Erion Braçe. Pëllumbi i ka kërkuar Braçes që fjalimin ta përmblidhte shumë shkurt, por ky i fundit i është kthyer duke thënë se po jep disa zgjidhje që duhet të zbatohen në të kundërtën do të jetë shumë vonë, jo vetëm për PS, por edhe për bujqësinë.

      Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë/

      Erion Braçe: Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Tani ti do që unë të mos flasë, që nga 1990 kjo s’ka ndodhur.

    • VIDEO

      Kongresi i PS/ Veliaj për Report Tv: Të ftuar personalitet të PS që kanë kontribuar ndër vite, sot do flasim më pak e do dëgjojmë më shumë

      Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv si drejtues politik i Tiranës ka zbuluar se në Kongres janë të ftuar personalitete te PS-së që kanë kontribuar ndër vite. Ai tha se në këtë kongres, do të flitet më pak dhe do të dëgjohet më shumë.

      “Do jetë një ditë fantastike për Tiranë. Tirana ka shumë aktivitet, një kongres jo vetëm punë për partinë, por janë edhe shumë biznese, panaire. Dje kemi pasur 40 aktivitete në Tiranë. Qyteti i bën mirë çdo lloj aktiviteti, kur ndodh një Kongres, Tirana ka xhiro. Kjo është një gjë tjetër, do dëgjohet më shumë se sa të flitet, janë ftuar grupe interesi për të dëgjuar, ne duhet të dëgjojmë pak më shumë, është një panair i madh, dhe do dëgjohet çfarë do të bëhet më mirë. Kemi ftuar të gjithë personalitetet e PS, një pjesë janë të deleguarit me tesera, ndërsa pjesa tjetër ato që kanë kontribuar ndër vite, do të jetë një raportim nga gjetjet nga Këshillimi Kombëtar”, tha Veliaj në intervistën për gazetarin Ermal Qori.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv