-
VIDEO
7 ditë kërkime, asnjë shenjë për trupin e vogëlushit të mbytur në lumin Fan! Babai i 10-vjeçarit: Të shtohet numri i forcave të kërkim-shpëtimit
Në familjen Laska në Shtrungaj të Mirditës ka pllakosur zija. Djali 10-vjeçar i kësaj familje, u mor nga rrjedha e Lumit Fan pasditen e 5 prillit dhe trupi i vogëlushit nuk është gjetur ende, edhe pse kërkimet vijojnë që në ditën kur ndodhi ngjarja tragjike
-
VIDEO
U kapën me arsenal armësh, tritol e municion luftarak në banesë në Dibër, arrestohet babë e bir
Babë e bir janë arrestuar në Dibër pasi në banesën e tyre është gjetur arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatorë. Pas informacioneve të marrë nga policia për mbajtjen e armëve të zjarrit në banesë, nisi operacionin e koduar "Weapons", por zbuloi se babë e bir fshinin një arsenal të tërë armësh e tritoli, që mund të shërbenin për grupet kriminale që mund të kryenin atentatet.
-
VIDEO
Vrasja në Shkodër, Nazim Bandula me precedentë të mëparshëm kriminal, në 2020 i kishin vendosur tritol në makinë
Nazim Bandulës, i cili u vra mëngjesin e sotëm me armë zjarri pranë shtëpisë së tij 1 vit e gjysmë më parë i kishim vendosur tritol në makinën e tij të parkuar në oborrin e tij në lagjen Partizani, në Shkodër. Ngjarja është regjistruar më 26 dhjetor të vitit 2020.
-
VIDEO
Ndotje ekologjike, lumi Ishëm mbulohet nga shishet dhe mbetjet plastike, plehrat ‘nisen për plazh'
Pas shirave që kanë rënë ditët e fundit, lumi Ishëm është mbuluar nga shishet dhe mbetjet plastike. Lumi i transporton drejt detit ku me pas depozitohen në brigjet e plazheve dhe bregdetit tonë, por edhe më tej duke përfunduar në Mal të Zi, Kroaci etj.
-
VIDEO
Atentat në Shkodër, ekzekutohet Nazim Bandula gjatë kohës që po pinte kafe nga një makinë në lëvizje! Viktima me precedent penal, në 2020 iu vendos tritol në mjetin e tij
Qyteti i Shkodrës është zgjuar me atentatin ndaj një personi, emri i të cilit nuk ishte i panjohur për policinë. Nazmi Bandulla është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë kohës që ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Vrasja ka ndodhur në lagjen Partizani në Shkodër.
Bandulla ishte një person me precedent të mëparshme penal për konflikte brenda familjes, ku në 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit e kishte kërcënuar me armën.
-
VIDEO
Shenja gjaku në trotuar, ja ku u qëllua për vdekje Nazim Bandula teksa po pinte kafen para banesës
Report Tv mëson se Nazim Bandula është qëlluar nga një mjet në lëvizje teksa po pinte kafe para banesës së tij.
Në videon e siguruara, shihet shenjat e gjakut në trotuarin ku ra i vdekur Bandulla.
-
VIDEO
Vula e PD pa pronar, si dilet nga kriza dhe zgjedhjet në Francë
Negociatat për Presidentin e ri, Ivi Kaso e cilëson ftesës e PS si diversion të demokratëve, ndërsa shtoi se kushdo që flet në emër të PD nuk është i mandatuar! Pwr Kason nuk ka rikandidim të Bashës në krye të partisë, s’ka mbështetjen e bazës.Eksperti i ekonomisë Ardian Civici i ftuar në “5 pyetje me Babaramon” foli lidhur me shkaqet që kanë rënduar ekonominë e vendit dhe sesi mund të menaxhohen ato.
-
VIDEO
Pacienti i plagosur i ‘ikën nga duart’ mjekëve sapo zbriti nga ambulanca në Tiranë, policët vrap pas tij për ta kapur
Një pacient i plagosur i cili po transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ka tentuar të zbresë nga ambulanca, sapo kjo e fundit u nis nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës.
-
VIDEO
Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, 42 të arrestuar për një javë në Tiranë, pezullohen 194 patenta
Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka goditur 11 raste të tentativës për të korruptuar efektivët e policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
-
VIDEO
Digjet ish-godina e oficerëve në Vlorë
Një zjarr ka nisur në çatinë e shtëpisë së ish-oficerëve në Vlorë.
-
VIDEO
Po agjëron, hoxha shqiptar shpjegon ‘tripletën’ e Benzemas me Chelsea-n: Hëngri tre hurma, po të hante 7 do realizonte 7 gola
Shpërthimin e Benzemas me gola hoxhë Mazllëm Mazllëmi e shpjegon duke thënë se besimi në Zot i ka dhënë forcë futbollistit, sidomos agjërimi në muajin e Ramazanit.
-
VIDEO
Francezët mes Macron dhe ekstremistëve, shqiptarja nga Parisi për Report Tv: Presidenti aktual drejt fitores, kandidatët e tjerë ‘koalicion’ kundër Le Pen
Anila Hyka, nënkryetare e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare në Francë, në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, thotë se në këto zgjedhje u vu re një tendencë të mbështeten kahet ekstremiste, ndërsa analizoi edhe fushatën elektorale të dy kandidatëve kryesore