• VIDEO

    Varësia nga nafta? Veliaj për Report Tv: Koha të përdorim transport elektrik! Mënyrë e re pastrimi me kazanë nën tokë! Të rishikojmë kapacitete e ushtrisë

    Erion Veliaj, si kryebashkiak i Tiranës, në një intervistë për gazetarin Ermal Qori ka prezantuar të gjitha forumet që do të jenë pjesë e Kongresit të PS-së, ku u ndal në disa projekte që po diskutohen që të vihen në zbatim, parë edhe nga zhvillimet e fundit në rajon e në botë.

    Ai foli për një ndryshim të konceptit të transportit duke shkuar drejt asaj elektrike, që të mos kemi varësi nga nafta, teksa foli edhe për pastrimin e qytetit, ku tha se po punohet që kazanët të vendosen nën tokë. Gjithashtu, u ndal dhe te lufta në Ukrainë, ku tha se ka ardhur momenti për të rishikuar edhe kapacitetin e ushtrisë sonë, nëse duhen rezervistë.

    " Duhet të shohim eksperienca, nëse gjysma e taksive janë kthyer në elektrike,. Flota e Bashkisë po, mos është kjo e ardhmja, që të mos kemi pavarësi nga nafta? Sa të presim dhe të shohim me sytë nga lufta, a mos është momenti që në Tiranë ne ë përdorim një transport më të qëndrueshëm, a ka ardhur koha të riciklohemi pak më shumë, kjo historia e mjedisit nuk është më e urgjente? Do kemi disa risi me pastrimin në Tiranë, të gjithë kazanët do të shkojnë nën tokë, që të mos ketë vizualisht ajo dukja e kazanëve. Ne do bëjmë tonët, në momentin që ke shumëllojshmëri opsionesh. Më pas kemi industrinë digjitale, punët e të ardhmes, sot ky stadium ka vetëm 1 herë në javë ndeshje, një gjimnazisti I themi shko studio teknologji, kurse në shesh kemi një hapësirë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, forumi I fundit është për marrëdhëniet me jashtë, për shqiptarët në rajon. Të shikojmë nevojat në Ushtri, nëse kemi nevojë për rezervistë", tha Veliaj. 

  • VIDEO

    Turisti polak mbeti i bllokuar ne kanionin e Gjipesë, forcat zjarrfikëse të Vlorës vijojnë operacionin për nxjerrjen e tij nga humnera

    Që prej pasdites së djeshme një turist polak ka mbetur i bllokuar në kanionin e Gjipesë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Vlorës, po vijojnë operacionin për nxjerrjen e turistit nga humnera.

    Turisti polak ka ngecur në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa po haset vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi ka pësuar fraktura. Prej pasdites së djeshme në vendngjarje kanë qenë zjarrfikësit, policia dhe urgjenca mjekësore

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 Prill 2022

    Kongresi i PS, planet e Rudina Dembacaj me Mark Frrokun, ultamitumi i Partizanit

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 9 PRILL 2022/Në orët e pasdites pritet shtim vranësirash

    Sipas MeteoAlb vijojnë vendi ynë të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do të sjellin deri në orët e mesditës dhe pasdites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash. Por në orët në vijim parashikohet që në territorin shqiptar vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të jemi në dominimin e vranësirave të shumta.

  • VIDEO

    Kush e kërkon legalizimin e hashashit dhe Kongresi i PS

    Deputetja demokrate Dhurata Çupi thotë se legalizim i kanabisit mjekësor është një plani i vjetër i Partisë Socialiste që prej vitit 2014. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Çupi thotë se kryeministri Edi Rama e përdori Këshillimin Kombëtar si një propagandë për të arritur qëllimin e tij.

  • VIDEO

    Legalizimi i kanabisit mjekësor, Dhurata Çupi në 'Pa Protokoll': Plan i vjetër i PS, formularët hile e Ramës për të arritur qëllimin! Klosi: Nëse nuk eksportohet do dështojë

    Deputetja demokrate Dhurata Çupi thotë se legalizim i kanabisit mjekësor është një plani i vjetër i Partisë Socialiste që prej vitit 2014. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Çupi thotë se kryeministri Edi Rama e përdori Këshillimin Kombëtar si një propagandë për të arritur qëllimin e tij.

  • VIDEO

    ‘Lulëzon’ tregtia e gurit dekorativ në aksin Berat-Poliçan! Subjektet nuk kanë licencë për shfrytëzmin e territorit, bashkia asnjë masë: Janë burim punësimi

    Në Poliçan ka lulëzuar tregtia e gurit dekorativ përgjatë rrugës nacionale. Bashkia është e vetëdijshme për ndotjen që ato shkaktojnë në lumin Osum por nuk ka marrë asnjë masë me pretendimin se këto subjekte janë burim punësimi.

  • VIDEO

    Pësoi në frakturë në këmbë, turisti polak bllokohet pej disa orësh në kanionin e Gjipesë

     

    Prej shtatë orësh, një turist polak ka mbetur në kanionin e Gjipesë. Gjatë një turi që po bënte në Gjipe, mësohet se turisti ka pësuar frakturë në këmbë dhe nuk ka mundur dot të lëvizë.

  • VIDEO

    Bankers Petroleum rikonstrukton sheshin dhe lulishten në Roskovec

    Jetesa e banorëve tё Roskovecit ka ndryshuar nё sajё tё ndërhyrjes sё kryer nga Bankers Petroleum Albania dhe Bashkisё Roskovec.

  • VIDEO

    Presidenti i ri, një grua? Gjonaj në 'Kontrast': Me rëndësi të ketë integritet!

    A do të jetë presidentja e re grua? E pyetur në emisionin ‘Kontrast’, ish-ministrja Etilda Gjonaj tha se më e rëndësishme se sa gjinia e pasardhësit të Ilir Metës, është integriteti i atij që do ta marrë këtë detyrë të lartë.

  • VIDEO

    Fermerët e Kukësit lënë drithërat, mbjellin hudhra: Është eksperiment, po patëm prodhimtari do shtojmë sipërfaqet e mbjella! Synojmë tregun e huaj

    Në javët e para të pranverës fermerët e Shtiqënit në Kukës janë në kulmin e punëve në bujqësi. Ndryshe nga vitet e tjera, kur fushat mbilleshin me grurë e misër, këtë sezon po ekperimentojnë kultura të reja bujqësore.

    Enver Shehu thotë se po mbjell thelpinjtë e hudhrës eksperimentale pavarësisht se kostot e bujqësisë janë rritur ndjeshëm duke filluar që nga farat, plehrat dhe nafta.

  • VIDEO

    Konflikti nuse-vjehërr ndan babain nga e bija/Gjyshja:Më bën fajtore se…

    Lidhën kurorë pa dëshirën e prindërve të djalit dhe sot janë prindër të një vajze 2 vjecare. Një histori dashurie që mori fund shumë shpejt. Klevin Ndoj dhe Roberta Marashi, dy të rinjtë nga veriu i Shqipërisë u ndanë pas tre viteve martesë. Kjo histori sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ gjyshe Kristinën, nënën e Klevit e cila prej muajit gusht të vitit 2021 nuk ka asnjë kontakt me mbesën e saj të vogël. Ajo jeton me nënën e saj Robertën dhe jetojnë në Itali. Cifti u njohën në vitin 2017 nëpërmjet rrjetit social facebook. Pak muaj më pas ata vendosën që të ndërmerrnin hapin e radhës, por familja e Klevinit nuk ishte dakord për këtë fejesë, për shkak të moshës së tyre të vogël. Por për shkak të mentalitetit, pasi dy të rinjtë kishin rënë në sy, prindërit e vajzës këmbëngulën në të kundërtën. Një vit pas njohjes së tyre ata vendosën të nisnin bashkëjetesën, ndërsa bashkë me të lindën edhe zënkat e para. Në vitin 2019 Klevini dhe Roberta kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë. Pasi kaluan edhe muajin e mjaltit cifti u përball me vështirësitë e para ekonomike. Sipas vjehrrës, Roberta nuk donte të punonte në fshat, ndërsa debatet e vazhdueshme mes tyre agravoheshin gjithë e më shumë. Kjo gjë detyroi prindërit e nuses që të marrin vajzën bashkë me dhëndrin në banesën e tyre për pak kohë. Përpjekjet e çiftit për të ndërtuar jetën e tyre të ndarë nga prindërit e tyre dështuan. Pak ditë para se ne jetë të vinte vajza kthehen sërish tek prinndërit e Klevinit në Mjedë të Shkodrës. Të pamundur për të përballuar koston e lartë të jetesës, ndërsa tashmë ishin bërë prindër cifti vendosin që gushtin e vitit 2021 të emigrojnë drejt Italisë. Fillimisht u vendosën në Torino, aty ku mori fund edhe marrëdhënia e tyre. Roberta me vajzën e vogël qëndruan po aty, ndërsa Klevini u zhvendos në Milano. Për herë të fundit ai e takoi të bijën në fund të vitit 2021. Por ajo që vuan edhe më shumë mungesën e mbesës është gjyshe Kristina. Prej 8 muajsh, ajo nuk e sheh me sy mbesën e vogël. Përveç ndarjes fizike me bashkëhsortin e saj, nusja ndërpreu cdo kontakt edhe me prindërit e bashkëshortit në Shqipëri.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv