-
VIDEO
Faza e 6-të e operacionit 'Restart' në Korçë, prangosen 4 persona, sekuestrohen 72 kg kanabis! Shkon në 16 numri i të arrestuarve dhe në 445 kg droga e kapur
72 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia e Korçës, ndërsa janë prangosur 4 persona në kuadër të operacionit të koduar ‘Restart’. Në kuadër të operacionit antidrogë "Restart 6", u arrestuan në flagrancë shtetasit Klaudio Sino; Bardhi Sino (vëllezër); Blerim Karameta dhe Igli Cangëtari
-
VIDEO
Digjen dy automjete të parkuara në Vlorë, dyshohet e qëllimshme
Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët në Vlorë mbrëmjen e sotme. Ngjarja u regjistrua në lagjen Karabash dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
-
VIDEO
Eksperti rrugor Arben Luzi për Report TV: Shkaqet e aksidenteve, parakalimet e gabura
Eksperti rrugor Arben Luzi për Report TV: Shkaqet e aksidenteve, parakalimet e gabura
-
VIDEO
Shkelën ligjin 'me 2 këmbë', pezullohen 9 zyrtarë të pyjores në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë, lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve
Drejtoria e Inspektimit të Pyjeve është institucioni që ka për detyrë për të mbrojtur pyjet, por janë vetë zyrtarët e saj që e kanë shkelur me 2 këmbë ligjin, duke lejuar prerjen e paligjshme.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Milot, plagosen 2 persona
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Markatomaj.
-
VIDEO
Lufta kundër organizatave kriminale, e kanabist, Nano takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Italisë: Kemi krijuar strategji konkrete e të frytshme për të dy vendet
Në takim u bisedua në lidhje me luftën lundër organiztaave kriminale, terrorizmit dhe kultivimit të kanabisit si dhe u dakordësuan propozimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit e monitorimit ajror
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ kundër legalizimit të kanabisit mjekësor! Flamur Noka: Rama synon të legjitimojë krimin dhe të rrisë pazaret e drogës
Komisioni i rithemelimit në PD kundërshton rezultatet e Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit mjekësor. Sipas deputetit Flamur Noka kjo nismë rrezikon rritjen e veprimtarisë së krimit të organizuar
-
VIDEO
E dinin se fshihej jashtë vendit, pronari i ‘Alba Exotic Fruit’, në kontejnerët e të cilës u kapën dhjetëra kg kokainë, Eduart Dauti u arrestuar në një lokal në Tiranë
I shpallur në kërkim muaj më parë, administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti u arrestua në një lokal në dalje të Tiranës, pranë një qendre tregtare. Për Dautin kishte informacion se ndodhej në arrati jashtë kufijve, por antikrimi i Komisariatit nr 6, mori një informacion të saktë për vend-ndodhjen e tij në bar kafe.
-
VIDEO
Humb kontaktet me familjen kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, policia nis kërkimet! Merret në pyetje bashkëshorti i saj, shkak dyshohet konfliktet familjare
LEZHË- Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjen. Denoncimin e ka bërë bashkëshorti, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj. Dyshimet janë se Marku është larguar për probleme familjare, por nuk përjashtohen as pista të tjera të hetimit. 34-vjeçarja punonte prej vitesh në gjykatës së Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si Oficere e Policise Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit
Përplasen dy automjete pranë drejtorisë së patentave në Fier. Nga përplasja njëri prej automjeteve devijoj rrugën dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.
Mësohet se njëri prej automjeteve ka patur edhe fëmijë brenda por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore teme të konsiderueshme materiale.
-
VIDEO
Rama: Nuk rishikojmë kontratat koncesionare të inceneratorëve
Kontratat koncesionave për inceneratorët nuk do të anulohen, deri sa gjykata të japë një vendim përfundimtar për zyrtarë e ish-zyrtarë që janë arrestuar dhe po përballen me akuzat. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se kjo nuk do të ndodhë sepse do të ishte një shkelje e ligjit.
-
VIDEO
Zgjerohet harta e infektimit, konfirmohet edhe në Shkodër rasti i parë me gripin e shpendëve
Edhe në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me gripin e shpendëve në zonën e Dajçit. Rasti është konfirmuar në një nga pulat e oborrit, e cila është asgjësuar dhe groposur së bashku me 70 pula qe kishte kjo familje. Gjithashtu është karantinuar zona deri në një distancë 10 km për dezinfektimin. Rastet më parë janë zbuluar Vlorë, Durrës, Korçë, Dibër dhe Lushnjë