-
VIDEO
70 të burgosur në Burgun e Reçit fillojnë punë në fasoneri, ministri i Drejtësisë: Brenda vitit nisin 800 të dënuar
Të dënuarit që vuajnë dënimin në burgun e Reçit do të mund të punojnë në fasonerinë që është çelur brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se në gjithë vendin do t'u ofrohet punë 800 të dënuarve, ndërsa njoftoi se janë hequr kufizimet e pandemisë dhe tashmë lejohen takimet me familjarët.
-
VIDEO
Shkëmbinjtë 'kërcënojnë' 100 familje në Podgorie të Maliqit, banorët: Jemi në rrezik! Bashkia: Pritet ndërhyrja e forcave xhenier për të bërë copëtimin
Shkëmbinjtë në Malin e Thatë kanë vënë në rrezik banorët e fshatit Podgorie të Maliqit. Të shqetësuar banorët, kërkojnë të kryhet copëtimi i tyre, ndërsa bashkia tha se është kryer studimi gjeologjik dhe pritet ndërhyrja e forcave xheniere.
-
VIDEO
Nderohen 4 Dëshmorët e Policisë së Shtetit! Gjirokastra emërton 4 rrugë me emrat e tyre
Bashkia Gjirokastër, në nderim të kujtimit të 4 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, emërton 4 rrugë, me emrat e tyre, Sali Shehu, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj.
Referuar njoftimit për shtyp, në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Gjirokastrës mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ka vlerësuar nismën e ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të nderuar, siç e meritojnë, Dëshmorët e Policisë, duke i vendosur emrat e tyre përkrah emrave të Dëshmorëve të tjerë dhe njerëzve të shquar që kanë kontribuuar për vendin.
-
VIDEO
Dibër/ Gjendet e pajetë në rezervuar një 45-vjeçare
Trupi i një gruaje, rreth 45 vjeçe, është gjetur në rezervuarin e fshatit Rrenxë të Dibrës.
Identiteti i gruas nuk dihet ende dhe nuk ka as detaje në lidhje me rrethanat e vdekjes së saj, ndërsa më shumë informacione pritet të bëhen me dije në minutat në vijim.
-
VIDEO
'Një maloke më pak', qytetarët protestë para organeve të vetting-ut për fyerjen ndaj Elisabeta Imerajt! Aktori Mehdi Malkaj: Kush e solli ndarjen veri-jug? Shqipëria është një
Mesazhi i një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e etiketonte “maloke” drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për shkak të origjinës së saj nga Tropoja nuk u prit mirë nga opinioni publik.
Pas reagimit në rrjetet sociale të figurave të njohura, këtë të premte shumë qytetarë dolën një tubim para godinës së KPK-së tek Rruga e Kavajës. Veriorë e jugorë, të gjithë bashkë, e konsideruan fyerje. Ndër to ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj.
-
VIDEO
Arrestimi i 60 efektivëve në Shqipëri dhe Kosovë, fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës
Arrestimi i 60 efektivëve në Shqipëri dhe Kosovë, fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Fluksi i automjeteve është krijuar në dalje të Shqipërisë.
-
VIDEO
Pas 2 vitesh mbërrin në Sarandë kroçera me 450 turistë! Kroçera me turistë nga vende të ndryshme të Europës
450 turistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në portin e Sarandës me kroçeren “Silver Moon”. Kjo është kroçera e parë që ankorohet në brigjet e jugut pas dy vitesh pandemi. Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Kryeministrit, i cili përmes në rrjetet sociale shkruan: Kjo është dallëndyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot"
-
VIDEO
Shembet soleta e një pallati në ndërtim në Kashar, shpëton për mrekulli punëtori! Dërgohet me urgjencë në spital
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Kasharë, pasi soleta e pallatit në ndërtim ku ai po punonte u shemb. Ngjarja u regjistrua në Qafë Kashar, ku 50-vjeçari është dërguar me urgjencë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në trup si pasojë e përplasjes nga rënia.
-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet eksklusive të korrupsionit të policëve në Morinë, si merrnin lekët nën dorë
Report Tv ka siguruar pamjet eksklusive të efektivëve të arrestuar ditën e sotme për korrupsion dhe shpërdorim detyre në pikën kufitare të Morinë. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht deri në 10 euro të cilat i ndanë me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, flasin juristët për Report Tv! Ibraj: Shteti ka dështuar me kontrollin e paligjshmërisë! Visha: Duhet amnisti për të dënuarit, të legalizohet prostitucioni
A mund të bëhet kjo me një vendim qeverie? Juristët shprehen jo pasi do të kërkonte ndryshime ligjore në ligjin e barnave dhe në kodin e procedurës penale dhe kodin penal. Sipas tyre ka një dilemë të madhe se kush do ta kontrollojë, ndërsa juristi Marash Ibraj, i pyetur nga Report Tv deklaron se shteti shqiptar ka dështuar të kontrollojë shumë paligjshmëri.
-
VIDEO
Kallashnikovë, qindra fishekë e tritol, gjendet arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar
Janë sekuestruar 3 armë zjarri kallashnikov, rreth 250 fishekë si dhe 15 kallëpe tritoli. Detaje të tjera pritet të bëhen me dije nga policia greke në orët ne vijim.
-
VIDEO
U denoncua e zhdukur nga bashkëshorti, Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës: Ika pas një debati me bashkëshortin! Nga mediat mora vesh që po më kërkonin
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Markut, ku mësohet se ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Marku ka thënë se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur.
"U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë", ka thënë ajo.